Administrimi i pallateve? Më mirë vonë se kurrë…

Intervista - - SOCIALE -

Alban Tirana: - Si ju lindi idea për të bërë një libër rreth kulturës në pallatet tona?

Isidor Koti:

- E mendova të nevojshëm një botim të tillë, edhe pse e di që libri do të ishte gjëja e fundit që mund t’i shkonte ndër mend një qytetari, i cili gjendet mes qindra problametikave në ambjentet e përbashkëta të banimit. Nëse do t’i hedhim një sy pallateve të ndërtuara ë, pjesa dërrmuese e tyre janë katandisur në pikë të hallit, sepse nuk është vënë dorë nga mungesa e kulturës së bashkëjetesës. Madje kjo situatë vihet re edhe në pallatet e 5-6 viteve të fundit, të cilat, nëse nuk mirëmbahen, janë të destinuara të nisin procesin e pandalshëm të degradimit. Duke parë me vëmendje dhe nga afër këtë realitet, nisur edhe nga përvoja mbi trivjeçare si administrator në një kompleks banimi në një nga lagjet e reja të Tiranës, organizova me kujdes temat dhe aspektet kyç në mënyrën si funksionon një punë e tillë. Ky botim është bazuar në një përvojë personale empirike dhe jo teorike, që mendoj se mund të shërbejë si manual përdorimi për administratorët aktualë të ndërtesave të bashkëpronësisë, por edhe për lexuesit që shprehin interes për këtë fushë.

- Sa njihet dhe zbatohet ligji për administrimin?

Kuvendi i Shqipërisë në dt. ë - toren zyrtare prej vitesh. Në një gjendje të tillë, ku askush nuk po vendoste dorë mbi ambjentet e bashkëpronësisë, duhej një nxitje dhe mendoj se jemi vonë, por më mirë vonë se kurrë. Motivi i vërtetë i organizimit të asambleve të pallateve, ngritja e kryesive, krijimi i regjistrit të administratorëve ishte kërkesa e ngutshme e ndjeshmërisë qytetare, e cila priste dorën e shtetit. Por të jemi të sinqertë me veten, roli i shtetit është rregullator. Nuk duhet të presim, si dikur para viteve 90’-të ndërhyrjen e ndërmarrjes komunalen. Detyrimi i mriëmbajtjes në bashkëpronësi është së pari qyte- tar, e më pas ligjor. I takon çdo qytetari të kujdeset për pronën e tij dhe sipërfaqen në bashkëpronësi. Mendoj se mediatizimi i këtij procesi është i nevojshëm dhe njohja e zbatimi i ligjit po ndodh në kushte të disfarvoshme, sepse kërkohet investim i konsiderueshëm i të gjitha palëve në një kohë të shpejtë. Por nga ana tjetër është një proces i domosdoshëm që duhet të mbyllet dhe të kalojë në fazat e mëtejshme, derisa të marrë formën e plotë. Tek e fundit jemi pjesë e botës së qytetëruar dhe mirëmbajtja është kulturë e çdo banori pallati dhe jo vetëm.

-Bashkia e Tiranës po organizon të gjitha pallatet dhe po cakton administratorët në bashkëpunim me komunitetin. Mendoni se do funksionojë?

-Institucionet dhe roli i tyre publik janë pothuajse gjithmonë të besueshme dhe ndërhyrja e tyre mbetet në ë e domosdoshmërisë. Bashkia e Tiranës është e para në Shqipëri, sepse dihet që në kryeqytet është mbledhur po- thuajse gjysma e popullatës dhe shembulli i parë duhet të vijë nga Tirana. Bashkë me lehtësimin e procedurave ligjore dhe marrjen seriozisht nga qytetarët do krijohet edhe ndërgjegjësimi në mirëmbajtje dhe pagesën e tarifës së administrimit. Unë do ta quaj të përfunduar këtë proces, kur çdo qytetar ta konsiderojë të përbashkëtën si të vetën. Kjo është maja më e lartë që duhet ta arrijë, së paku brezi i ri. Pra, të mësohemi të bashkëjetojmë me rregulla në komunitet dhe të kontribuojmë të gjithë për mjedisin që na rrethon. Personalisht kam besim që do funksionojë, por është një ë që kërkon kohën e vet.

-

Përveç kontributit qytetar, po shteti si mund të ndihmojë në administrimin e pallateve?

- Në ligj parashikohet edhe ndihma e shtetit në raste të caktuara, kur bëhet fjalë për investime madhore që nuk mbulohen dot vetëm nga qytetarët. P.sh. nëse do lyhen fasadat, nëse do ketë restaurime, ose nevojë për një kënd lojrash, lulishte etj., brenda një pallati ose kompleksi, mund t’i kërkohet Bashkisë ose institucioneve të linjës të japin kontributin e tyre konkret monetar. Bashkëpunimi i shtetit me qytetarin në mirëqenien e ambjenteve publike është jetik. Secili ka rolin e vet, duke mos dëmtuar ose duke bërë diçka të mirë për të mirën e përbashkët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.