Vazhdimi i “Si ta quaj këtë dashuri?” Kushi hap dyqan ëmbëlsirash

Intervista - - TELENOVELA -

Kushi është në dilemë që të ikë nga Delhi. Lavania shokohet kur Nani i kërkon asaj të përgatisë darkën. Ndërkohë, Shami vendos të takojë Kushin, por edhe Arnavi vazhdon të mendojë për Kushin. Shami shokohet kur takon Anxhalin dhe Arnavin para shtëpisë kur jetonte Kushi, por i gënjen ata kur e pyet Anxhali. Ndërkohë, Lavania nuk ia del dot të përgatisë darkën. Ajo për pak nuk e godet Manoramën me thikë. Kushi preket kur Buaxhi i jep asaj xhalebi (ëmbëlsirë) për udhëtimin, por asaj i lind një ide dhe e bind edhe hallën dhe Pajalin për këtë. Ato kthehen përsëri në Delhi dhe hapin një tezgë ëmbëlsirash përballë shtëpisë së tyre.

Manorama dhe Lavania janë lodhur duke përgatitur darkën. Nga ana tjetër, Kushi, Pajali dhe Madhumati hapin dyqanin e tyre dhe presin klientët, por ata nuk po vijnë. Aty vijnë disa fëmijë, të cilët Kushi bëjnë reklamë ëmbëlsirave duke bërtitur me të madhe. Më pas shfaqen klientët e parë. Duke u dhënë Kushi sheh aty foton e Arnavit.

Ndërkohë, Nani dyshon tek aftësitë për të gatuar të Lavanias dhe Manoramës i shpëton goja dhe thotë se e ka përgatitur ajo darkën. Nani përballet me Lavanian për gënjeshtrat që tha dhe ajo ngrihet dhe ikën nga tavolina. Arnavi e ndjek pas.

Pajali dhe Buaxhi janë të shqetësuara se biznesi i Kushi nuk ka sukses, por ajo u kërkon atyre të kenë besim. Nani i paralajmëron të gjithë se nuk duhet ta ndihmojnë Lavanian të kryejë detyrat e saj. Kushi entuziasmohet kur sheh një yll që bie dhe shpreh një dëshirë me sytë mbyllur. Të njëjtin yll e shohin edhe Arnavi me Anxhalin, ai i thotë asaj se është vetëm një yll, po ajo i mbyll sytë dhe e detyron të mendojë një dëshirë. Ndërkohë, Anxhali habitet kur e sheh Shamin e shqetësuar, por edhe Arnavi vazhdon të mendojë për Kushin. Më vonë, Nani sheh Lavanian që shkon në dhomën e Arnavit, shkon atje dhe i gjen të dy. Ajo i kërkon Lavanias të ikë nga dhoma e Arnavit. Shami ndjehet i lehtësuar kur merr vesh se Kushi është ende në Delhi. Mëngjesin tjetër, Manorama zgjon Lavanian dhe i thotë atë të bëjë ritualin e aartit (ndezjes së qiririt). Ndërkohë, Kushi vendos të shpërndajë ëmbëlsira në hotelet që janë afër, që të shtohen porositë për të.

Nani qorton Lavanian dhe i kërkon asaj të largohet nga ceremonia. Pajali dhe Kushi shqetësohen se nuk kanë klientë, por kënaqen kur u thonë se duhet të çojnë ëmbëlsira në një festë. Arnavi zemërohet me ve- ten sepse mendon vazhdimisht për Kushin dhe vendos të harrojë atë.

Arnavi dhe Nani vendosin t’i lënë grindjet mënjanë gjatë festës së përvjetorit të Anxhalit dhe Shamit. Pajali dhe Kushi janë të gëzuara kur mbarojnë përgatitjen e ëmbëlsirave për festën. Anxhali gëzohet kur për të. Kushi habitet kur merr vesh nga menaxheri se duhet të çojë ëmbëlsirat në shtëpinë Raizada, por Pajali e bind që të bëjë porosinë, që të marrin byzylykët e Buaxhisë që i kanë lënë peng tek dyqani i pengjeve. Nani zemërohet kur Lavanias i bie tabakaja me ëmbëlsira që ajo kishte përgatitur për Shamin. Kushi kupton se ato kanë nevojë për para dhe vendos të çojë ëmbëlsirat në shtëpinë e Arnavit. Ajo hyn aty gjithë frikë.

Arnavi shokohet kur gjen Kushin në dollapin e tij. Megjithatë, Anxhali i thotë atij se Kushi është kontraktuar për të sjellë ëmbëlsirat. Kushi nuk arrin do të shohë Shamin, por Arnavi e shan atë, e kap nga krahu dhe nuk e lë të ikë. Kur ikën Kushit i bie byzylyku i këmbës. Edhe Akashi është i gëzuar që sheh Pajalin në shtëpinë e tij. Të gjithë, përveç Manoramës, shokohen kur shohin dhuratën e Lavanias për çiftin, një grup kërcimtarësh modernë, me pantallona të shkurtra. Kjo e fundit vë qershizën mbi tortë kur u bashkohet atyre në fund të kërcimit. Më vonë, Shami habitet kur sheh Kushin në festë.

Nani nuk aprovon kërcimin e Lavanias dhe ankohet tek Anxhali. Ndërkohë që Lavania e mërzitur ikën nga festa, gjë që e mërzit Anxhalin, e cila i shuan vetë qirinjtë e tortës. Kushi ngushëllon Anxhalin. Bisedën e tyre e dëgjon Nani, që kënaqet me mendimet e Kushit. Ndërkohë, Manorama prish ëmbëlsirat, duke u hedhur limon, gjë që e detyron menaxherin të anulojë kontratën e Kushit.

Manorama përpiqet të vërë Nanin dhe Anxhalin kundër Kushit, përgatisë të tjera xhalebi dhe ato i kërkojnë asaj t’ua shërbejë ato të ftuarve. Ato gëzohen, kurse Manorama plas nga inati, sidomos kur të ftuarit ia lavdërojnë ëmbëlsirat. Ndërkohë, Lavania bën një skenë kur është e pirë dhe fyen Nanin, për këtë arësye Arnavi i thotë asaj t’i kërkojë falje Nanit. Kjo e fundit qorton Manormën që mbështet Lavanian. Më vonë, Madhumati shokohet kur dëgjon për ëmbëlsirat e prishura. Anxhali i tregon Shamit se si e kishte qetësuar Kushi. Arnavi gjen në shtëpi byzylykun e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.