Simulimi i orgazmës: Kur duhet bërë dhe pse?

Intervista - - SEKS -

Mos u nxitoni ta paragjykoni këtë praktikë, sepse mund të ketë efekte pozitive mbi jetën tuaj seksuale, kur bëhet siç duhet dhe është e programuar!

Për vite me radhë na është thënë se nuk duhet të shtiremi në shtrat, sepse kjo gjë dëmton jetën tonë seksuale. Sipas një studimi të botuar në Gazetën e Arkivave Seksuale, deri në 80% e grave pranon se e ka shtirur orgazmën, secila për arësyet e veta personale. Arësyet pse gratë bëjnë sikur e kanë arritur orgazmën janë “mashtrimi altruist”, domethënë që të mbro- jnë ndjenjat e partnerit të tyre, frika, pasiguria dhe përpjekja që akti seksual të ketë një përfundim pozitiv, në vend të atij negativ. Arësyeja më paradoksale që deklarojnë gratë që shtiren është se duan të arrijnë një orgazmë të vërtetë! Pjesëmarrëset deklaruan se shtirja e orgazmës ishte për to një përpjekje për të shtuar eksitimin e tyre seksual. Kjo prak shkencërisht, sepse simulimi i një eksperience që duam të përjetojmë mund të na ndihmojmë ta ndjejmë atë vërtet.

Psikologët e kanë përshtatur këtë teknikë tek njerëzit me depresion: Ata kërkojnë nga pacientët të buzëqeshin, sepse kështu çlirohen hormone që nxisin humorin e mirë dhe buzëqeshja fallco në fund shndërrohet në autentike. Gratë që morën pjesë në studim, deklaruan gjithashtu se shtirja e orgazmës së tyre (sigurisht kur nuk kuptohet nga partneri), shton eksitimin erotik të partnerit të tyre dhe, si pasojë, shton edhe dëshirën e tyre seksuale për të arritur edhe ato orgazmën e vërtetë.

Simulimi i gjërave që mbizotërojnë gjatë një orgazme të vërtetë- frymëmarrjet e shpeshta, rënkimet, lëvizjet e ijeve dhe shtrëngimi i muskujve- në fund mund ta përrgatisin trupin drejt një orgazme të vërtetë. Duke u bazuar në përfundimet e mësipërme, specialistja e çështjeve seksuale dhe lidhjeve, Trejsi Koks, këshillon se kur dhe sa shpesh duhet të shtiret për arritjen e orgazmës së vet një grua.

Fillimisht, duhet të thekso- jmë se studimi i mësipërm i përkiste grave që nuk kishin lidhje të qëndrueshme. Specialistja këshillon si gratë, ashtu edhe burrat, të mos simulojnë orga re. Arësyeja është e thjeshtë dhe shumë logjike: Partneri nuk do ta marrë vesh kurrë çfarë funksionon realisht dhe çfarë jo dhe kënaqësia nga seksi vështirë të arrijë në nivelet e dëshiruara për një afat të gjatë.

Kështu pra, një orgazmë e shtirur mund të ndihmojë herë pas herë, veçanërisht kur kushtet (për shembull, për shkak të stresit), nuk lejojnë të arrihet një orgazmë normale, kur lidhja është më e qendrueshme dhe njëri nga partnerët e di mirë se çfarë i pëlqen tjëtrit. Në rast se jo, është mirë t’i evitoni këto simulime.

Arësyet pse shtiren gratë dhe burrat në shtrat

Orgazma fallco është mjaft “popullore”, si tek burrat, ashtu edhe tek gratë dhe arësyet që të çojnë në këtë veprim janë të ndryshme, sipas një studimi të botuar në Arkivat e Sjelljes Seksuale. Sipas të dhënave që bënë publike studiuesit e universitetit amerikan të Kansasit, arësyet më të shpesha pse simulojnë burrat dhe gratë janë gjashtë: 1. Kënaqësia personale Kënaqësia e partnerit/es Indiferenca për seksin 4. Manipulimi/detyrimi 5. Pasiguria 6. Komunikimi emocional Nga afro 1500 të rinj që morën pjesë në studim, 76% e grave dhe 41% e burrave deklaruan se kishin simuluar orgazmën të paktën një herë në jetën e tyre. Duhet theksuar se mosfunksionimi seksual bashkangjitej me shpeshtësinë e orgazmës fallco tek njerëzit që deklaruan se shtireshin për shkak të pasigurisë, ose indiferencës për seksin, ose me qëllim kënaqjen e partnerit/ es ose për një komunimim më të mirë emocional me të.

Nuk është hera e parë që studiuesit merren me temën e “orgazmës fallco”.

Studimi që u prezantua verën e shkuar në një kongres të Bashkimit të Psikologëve Britanikë tregoi se një arësye bazë që disa gra simulojnë është që t’i japin fund një seance seksi të padëshiruar, ose zhgënjyese, ndërsa një studim amerikan i se “gratë që kanë frikë se mos partneri i tyre i tradhëton, kanë më shumë prirje të simuliojnë orgazmën”.

Përsa i përket burrave, studimi që u publikua vjet në gazetën Terapia Seksuale dhe e Lidhjes përmend se dy arësyet më kryesore që burrat simulojnë orgazmën është një eksperiencë jo e kënaqshme seksuale dhe një zgjedhje jo e duhur e partneres seksuale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.