Gjer në eshtër

Intervista - - POEZI -

Nuk di çfarë je, por di ç’ke qënë Nuk di ku je, por di ku ishe... Si një dëshirë e shkruar rëndë Hedhur në det brënda në shishe ... Unë jam i vogël përpara botës Aq sa e vockël je edhe ti . Dhe jashtë t’i nxirrja trutë e kokës Madje dhe zemrën t’a bëja hi .. Diku thellë në palcë të kockës Do të ishe ti, me siguri ! Por s’di çfarë je, a si të quaj Fiksim, pasion, a nostalgji ? Ti më shtyn shumë herë të shkruaj Dhe t’ i bëj copë më shtyn prap ti ! Ti s’je dëshirë, as dashuri E as urrejtje, që nuk rresht Je një kujtim, që vjen në shi Dhe shi nuk ka vetëm në vjeshtë ! Ka shumë kujtime që kohës zhduken Ka dhe të tjerë që dinë të presin. Diku në shpirt gjejnë vend e struken Dhe çuditërisht aty të mbesin ... Thua të jenë lidhur me zemrën ? Të vdesim ne, pastaj të vdesin ! BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.