E fejuara më tradhtonte edhe pse shtatzënë

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

(Vazhdon nga java e kaluar)

Një muaj pasi ika më tha që ishte shtatzënë.

-I ke treguar njeriu, - e pyeta. -Jo, ti je i pari që po ta them. Edhe mua vetë më duket sikur e ka gabimin testi dhe menstruacionet e mia, jo që mbeta shtatzënë.

E ç’zgjidhje do të jepja, ën duke vrarë fëmijën time, kështu që lija punën herë pas here për të pyetur në kuesturë për dokumentet e bashkimi familjar. Shpresoja të bëheshin dokumentet para se të lindte bebi sepse do na duhej të gjithë procedurën nga e para. Pastaj kisha nevoje t’i kisha pranë si gruan edhe fëmijën tim.

Herë më dukej shumë e lumtur e herë më dukej sikur i rëndoja që e merrja. Po gjithmonë kam menduar se kjo ishte për shkak të largësisë. Ashtu sikurse unë kisha nevojë për përkëdhelitë e saj mendoja se edhe ajo kishte nevojë për përkëdhelitë e mia sidomos tani që ishte shtatzënë. Por në fakt ishte gjë që nuk i kishte munguar.

Mamaja ime që, megjithëse ishte në moshë e kishte vënë re që e fejuara ime M., dilte herë pas herë, e qeshte me kë ë këdo. U përpoq mamaja të ma thoshte se duhej të rrinim bashkë, se gruaja rri në shtëpi të burrit e jo në shtëpitë e komshinjve, po unë që vetëm punoja as më shkonte mendja. Më në fund dokumentet u bënë dhe erdha në Shqipëri të bëja dasmën e të merrja nusen që tashmë duhej të ishte bërë rrumbullak. Po nuk e kisha problem fare ndihesha i lumtur.

Vendosa t’ua bëja surprizë ardhjen time e nuk i thashë askujt. Kur erdha afër lagjes shoh të fejuarën time që hipi në makinën e një djali të lagjes. E ndoqa me makinën time e në - lim nuk dyshova për asgjë se një grua shtatzënë në muajin e shtatë me gjithë atë bark mendova mos ka ndonjë problem shëndetësor, por pse duhej të shkonte vetëm. Atëherë i rashë në të. I pashë që shkuan në një hotel jashtë Tirane. Prita deri sa dolën që t’i zija ‘me presh në dorë’ e t’i jepja fund.

Kur dolën dhe më gjetën në këmbë te sporteli, të fejuarës time i iku fytyra. I përshëndeta krejt i qetë, i thashë që i kisha ndjekur qysh nga vendi ku ajo kishte hipur në makinë dhe i kisha pritur me qëllim që mos të kishin mundësinë të më mohonin asgjë.

U ktheva në shtëpi te mamaja ime. Pasi u pyeta me të, ajo e kuptoi që kishte diçka që nuk shkonte. I tregova gjithçk ër pe.

-Pse edhe më Luanin shkoka ajo, - tha mamaja ime.

-Si edhe me Luanin, pse me kë tjetër shkon ajo dreq, kaq e babëzitur paska qenë, kaq e paduruar?

-Po biri im, jam përpjekur të ta them në telefon, por s’e ke kuptuar. Ajo ka marrë rrugët. E ç’të bëja?!...

Pa u ulur për të ngrënë darkë ra zilja e derës dhe mamaja ime doli dhe e hapi. Ishin prindërit e të fejuarës time.

-Do të vija vetë, por nesër, - u thashë, - nuk desha që gjithë zemërimin tim ta hanit juve, megjithëse e meritoni. Po më shumë e meriton vajza juaj.

-Vajza na tha që ti ke kohë që e ke lënë, i ke thënë që do lësh në Shqipëri me mamanë tënde dhe ajo ka zgjedhur këtë rrugë që të ndahet me ty, - tha babai i saj.

-Çfarë, dhe ju e besuat. Po unë pse u lodha t’i bëja dokumentet atëherë? Pastaj ju si prindër e pranoni dot që vajza juaj të shkojë me gjithë djemtë e lagjes për inat të vjehrrës? Duhet të jesh 100 % budalla që të besosh këto broçkulla. Pastaj me sa mend një grua shtatzënë bën xhiro nëpër hotelet e Tiranës me kë të dalë përpara? Sa për fëmijën, pasi të lindë i bëjmë analizat dhe nëse fëmija është i imi, unë do t’i paguaj gjithë detyrimet që kam si baba, por asnjëherë nuk do të bëhet pjesë e jetës time. Ta rrisë vetë vajza juaj me mënyrën e saj.

Debati atë natë u mbyll pas tre orësh, kur më në fund ngrita zërin dhe i nxora jashtë prindërit e ishi-it tim. Të nesërmen shkova direkt në gjykatën e Tirnës dhe ndoqa procedurat e divorcit. Mora avokat hapa çështjen dhe ky kalvar zgjati dy vjet. Djali i të fejuarës kishte lindur dhe e pashë për herë të parë kur ai mbushi dy vjeç. Ngjante i tëri si e ëma. Më qeshi me atë gojën e vogël, sigurisht krejt i padjallëzuar. Ish-e fejuara i tha që isha babai e djali m’u hodh në qafë menjëherë. Më erdhi keq për atë fëmijë. Por s’kisha ç’ti bëja. Ajo kishte marrë rugët edhe më keq pas ndarjes me mua. Më në fund ajo pranoi të bënte analizën e djalit. Doli që djali ishte i imi, por unë nuk mund ta pranoja atë vajzë për grua.

Ajo vazhdoi jetën e saj, e unë vazhdoj të paguaj detyrimin për djalin. Sa herë vi në Shqipëri, e takoj. Është bërë nëntë vjeç tani. Në verën që kaloi e mora në Itali dy javë, por është e vështirë kur në shtëpi ke fëmijë e grua tjetër. Gjithsesi ato dy javë gruaja ime nuk hapi gojë dhe u përpoq të kujdesej për të, por ai sërish u kthye në Shqipëri në llumin që i ka “dhuruar” mamaja e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.