E pësova nga mirësia...

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Po ju shkruaj të tregoj për ju një histori e cila mund t’ju vlejë të gjithëve. Është e vërtetë se ndjesia më e bukur në jetë është të bëhesh baba. Unë për shumë vite nuk kam arritur të jem baba,sepse nuk jam martuar deri para pak vitesh. Nuk e di pse pasi mbusha të 50-tat më lindi një ndjenjë e madhe që të lija një trashëgimtar.

Nuk isha martuar deri në atë moshë dhe nuk ndjehesha keq. Pas një lidhjeje (jo seksuale) me një grua të martuar vendosa të martohem duke parë se sa me fëmijët.

Por megjithatë kishte një problem. Unë kisha kohë që vuaja nga impotenca, mirëpo një shoku im që punonte doktor do të më ndihmonte që me metodat e reja të bënte të mundur që unë të kisha një fëmijë timin,me farëzim.

U vura në kërkim të gruas. Takova nja dy që më kishte mbetur syri,por nuk ia vlenin. Njëra nuk kishte fëmijë e kisha frikë se nuk do të mund të bënte as farëzimin, ndërsa tjetra më dukej shumë mendjelehtë.

Një shoku im më njohu me një grua të divorcuar e cila kishte një djalë me burrin e parë. Më pëlqeu që në takimin e parë se ishte më këmbë në tokë. Dhe më shumë më pëlqeu se, që në takimin e parë, kishte marrë djalin me vete. Me këtë kuptova se ajo kishte një debulesë për fëmijët dhe i vinte në plan të parë.

të kuptonte se isha mirë nga gjendja ekonomike,prandaj mundohesha ta fshihja,por nuk mund të mos i tregoja se kam shtëpi e jam në një punë të mirë. Nga euforia e cova dhe për një udhëtim dy-ditor jashtë Shqipërisë,jo shumë larg dhe si gjithmonë djalin me vete.

Erdhi koha t’i tregoja për problemin tim.

-Kemi diferencë moshe dhe ti e di që unë nuk kam qënë i martuar ndonjëherë…

-Për mua nuk ka problem mosha,mjafton që ti je njeri shumë i mirë.

-Po nuk mjafton vetëm kjo besoj. Ne ende nuk kemi bërë seks bshkë dhe këtu qëndron edhe problemi im.

Asaj nuk i erdhi keq aspak për këtë. E shprehu se me burrin e parë nuk ishte përshatur për shumë vite, ndërsa me mua u përshtat menjëherë. Kjo për mua ishte në rregull, sepse dhe unë pak a shumë u përshata me të. Ajo bënte çfarë i thoja unë. Edhe djalin e kishte mësuar të më bindej e të duronte nëse unë i ngrija ndonjëherë zërin. Pra, e ki- sha gjetur më në fund atë që kërkoja.

I shpjegova se duhej të bënim farëzim për të bërë një fëmijë. Edhe për këtë ajo ishte dakord. Kuptohet që lekët do i paguaja unë e ajo do mbarte në trupin e saj fëmijën. Dhe fati deshi që në provën e parë u ngjiz fëmija. Isha shumë ilumtur.

Tani më dukej vetja shumë fatlum. Muajt e shtatzanisë i bëra shumë hyzmet. E mbaja në pëllëmbë të dorës dhe e kontrolloja shpesh tek doktori se mezi prisja të më bënte fëmijën tim. Edhe djalin e saj e t’i mësoja të sillej si duhet, sepse ai ishte pak i llastuar. Ajo nuk mërzitej aspak që unë ende nuk kisha vendosur të organizoja ceremoni martese me të. Pra, shkurtimisht ajo bindej me symbyllur. E mua kjo më përshtatej shumë.

Erdhi koha e shumëpritur. Do të vinte në jetë fëmija im. Ai ishte çasti më i bukur i jetës sime. Nuk e kisha menduar se do të ndihesha aq mirë. kisha patur një jetë shumë të bukur,me pasuri e më të gjitha,por moment luturie si ky nuk kisha patur.

-Faleminderit zemër!këto fjalë më dolën nga zemra kur e takova për herë të parë pas lindjes së vajzës.

Ajo u shtang, sepse deri atëherë nuk i kisha shprehur një dashuri kaq hapur.

-Ti e meriton,se je njeriu më i mirë në botë.

Dhe kështu nga euforia e atij çasti unë arrita deri në dashuri marramendëse me këtë grua.

Menjëherë pasi vajza u rrit pak,organizova festën si tip dasme dhe vumë unazat e vendosa se ajo e meritonte gjithë vëmendjen time.

im....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.