Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- Çmendim keni për Metën që u bë president?

-Mendoj se do e përkeqësojë situatën politike në vend, më mirë do ishte Fatos Nano si president. Ervin

- Është person me goxha integritet e besoj do e bëjë siç duhet detyrën e tij. Sidorela

-Më mirë Meta president se sa ndonje person tjetër pasi është goxha i pregatitur për ate post pasi ka kohë që është element kyç në politikën shqiptare. Klajdi

-Do më pëlqente më shumë Sali Berisha si President se sa Ilir Meta, por prapë i uroj suksese ne postin e ri dhe t’a çojë Shqipërinë sa më lart në arenën e politikës ndërkombëtare. Sandri

Ilir Meta postin e presidentit pasi ka treguar shumë herë që është i vetmi që zgjidh ngërçet politike ndërmjet të majtës dhe të djathtës. Anila

-I uroj suksese në postin e ri dhe të na çojë përpara si vend pasi ai di t’i japë gjithmonë zgjidhje mosmarrëveshjeve që lindin pak si shpesh ndërmjet dy forcave më të mëdha politike në vend. Danjel

- Më duket njeriu u duhur për atë post dhe i uroj suksese.

- Me një politikan të tillë në postin e presidentit kemi shumë shpresa pasi ai di si të bëjë politikën e duhur për vendin e tij.

- Mendoj se e meriton pasi post prej kolegëve të tij politikanë dhe s’besoj se do na zhgënjejë.

- Mendoj që është politikan i zoti që arriti të marrë shumicën e votave për t’u emëruar president.

-Ç’do të thotë për ju, të jesh elegant?

- Përveçse trup i drejt, i hollë dhe i bollshëm një veshje e stilit që i afrohet elegancës dhe pak tangërllikut. Ervis

-Të jesh elegant do të thotë të jesh në përmasa trupore relativisht të dobëta. Markelina

-Do të thotë të jesh i dobët. Erti

-Do të thotë të jesh mirë me peshën trupore e të dukesh mirë me rrobat që vesh. Sara

-Do të thotë të jesh e dobët e të dukesh si modele në trup. Iva

-Për mua do thotë që je e dobët në trup e që çdo gjë që vesh të duket bukur. Enisa

-Për mua elegante do të thotë të dukesh si model ose modele në rrobat që vesh përdit. Joni

-Elegant është të paturit të një aparence tërheqëse dhe një trup për tu admiruar. Eliza

-Cila është motoja juaj cilën jetoni?

-Jeto ditën, mos e kthe kokën mbrapa dhe mos mendo për para. Thjesht jeto ditën. Ervis

-Motoja ime është : duaj dhe lër të të duan. Kristi

- është: fal por mos harro. Joli

- Motoja ime për jetën?! Dashuria e vetme e pastër është ajo e nënës dhe e askujt tjetër. Fjoralba

- Motoja ime për jetën është si ajo e rreperit amerikan 50 cent : Get rich or die trying pra bëhu i pasur ose vdis duke u përpjekur. Gerald

- Motoja e jetës time : fal vec dashuri dhe kurrë mos urre askënd. Ermioni

-Motoja e jetës time është kjo: Atë çfarë humbe në të kaluarën kërkoje tek e tashmja dhe tek e ardhmja. Pavli

ndaj do t’a shpenzoj me atë që ma vlerëson kohën sa më shumë. Greta

- Në jetë kam këtë moto: Kurrë mos beso atë çfarë veshët nuk dëgjuan e sytë nuk panë. Kristjana

Dashuro më shumë se dje dhe më pak se nesër. Migena

Motoja ime: Kur je në errësirë edhe hija jote të braktis, ndaj mundohu që të rrish sa më gjatë në dritë. Drita

-Keni qarë ndonjëherë për dashuri, nëse po kur ka qenë hera e fundit që keni qarë për dashurinë?

-Jo, sepse në dashuri s’kam arritur të vë dikë para vetes sime. Dua më shumë veten time. Albi

-Dashuria nuk është absolute që të mendoj se ajo gjë është e imja dhe nëse do ta humb do jetë fundi, jo aspak. Ervis

-Për dashurinë kam qarë kur ajo më la për një tjetër që ka ndodhur para 1 viti. Altin

- Nuk kam qarë për dashurinë pasi jam tipi i femrës që deri tani nuk kam rënë kurrë në dashuri. Olta

-Nuk qaj për dashurinë, të tjerët i bëj të qajnë për mua biles pasi nuk bie në dashuri aq kollaj unë. Sara

- Kam qarë për dashurinë të cilën e humba para rreth dy muajve.

- Do doja të kisha qarë dhe unë për dashurinë. Por deri tani jo pasi kurrë nuk kam qënë e lidhur. Iris

-Kam qarë për të dashurën që më la para një viti e gjysëm. Rreth 6 muaj nuk pushoja dot të qarën qëkur ajo më la për një tjetër. Rixhi

-Unë nuk qaj kurrë për dashuri pasi asnjë femër nuk është e pazëvendësueshme. Klaus

-Deri tani nuk para kam qarë për dashuri pasi arrij t’a kontrolloj veten time dhe situatën. Nuk kam qarë falë vetkontrollit të lartë që kam. Juna

- Unë nuk kam qarë deri më tani për dashurinë, por edhe nëse do të qaja s’do e kisha për turp t’a tregoja pasi të qash për dashurinë e humbur është gjëja më njerëzore e që na dallon nga kafshët. Eda

-Po kam qarë për dashurinë, biles nuk ka ditë që mos të qaj pasi e dashura ime është shumë e paqëndrueshme dhe nuk di cfarë do e kë do. Ditmar

-Nëse do ju duhet të zgjidhnit shprehjen tuaj të ditës cila do të ishte ajo?

- Realitetin e shikoj me sytë e mi, e jo ashtu siç dëshiron të ma thuash ti. Esmeralda

- Kurrë mos thuaj kurrë, sepse koha ka mënyrën e saj të çuditshme me të cilën të vërteton se e ke gabim. Lejla

-Unë bie në tokë por kurrë nuk rrëzohem. Viola

-Nëse nuk e di rëndësin e djallit nuk mund ta kuptosh ëngjëllin. Disi

- Mos mendo çfarë mendojnë të tjerët për ty. Ylli

-Atë që e pështyn mos e lëpi. Nino

-Çmendim keni për raportin nuse vjehrrë në Shqipëri? Janë fajtore nuset apo vjehrrat i bien në

-Vjehrrat shqiptare janë shumë grindavece në përgjithësi e nuk janë shumë tolerante ndaj nuseve të tyre të cilat janë brez më i ri e kanë mentalitet më modern. Marjana

-Fajtore janë nuset që nuk i durojnë dot tekat e pleqve, ndaj dhe zihen. Nuset do bëhen vet vjehrra nje ditë ndaj tu sillen vjehrrave siç do donin tu silleshin nuset atyre në të ardhmen. Ida

-Të dyja palët kanë faj. Ndaj të dyja palët duhet të jenë më tolerante e më të kuptueshme me njëra tjetrën. Tani

-Më shumë faj u vë nuseve pasi ato duhet të përkujdesen për vjehrrat sikur do donin që të përkujdesej nusja për mamanë e tyre. Blerim

-Vjehrrat shqiptare janë shumë grindavece e s’kanë e u kundrapërgjigjen atyre pasi i durojne disa herë rresht. Miranda

-Kur zihen dy persona të dy kanë faj, pra në këtë rast kanë faj të dyja palët si vjehrrat si nuset. Indrit

- Për mendimin tim fajin më të madh e kanë nuset pasi mirë që nuk dinë të bëjnë punët e shtëpisë por as nuk pranojnë t’i mësojnë vjehrrat. Ndaj dhe përfundojnë duke u zënë. Xhoana

-Mendoj se vjehrrat e kanë fajin pasi nuk janë fare tolerante me nuset e tyre te cilat e para janë një brez më i ri e kanë akoma për të mësuar nga jeta dhe e dyta se vjehrrat nuk kanë durimin e duhur që t’i mësojnë nuset e tyre si pasojë e moshës së tyre të madhe. Nora

- Vjehrrat e kanë fajin që nuk zgjedhin mënyrën e duhur për të mësuar nuset e tyre në bërjen e punëve të shtëpisë, pasi punët e shtëpisë janë shkaku kryesor që zihen vjehrrat me nuset e tyre. Sokol

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.