Tavë me karkaleca dhe me pana

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje, jam një zonjë nga jugu i Shqipërisë dhe shumë e apasionuar pas gatimit. Si fillim dua t’iu përgëzoj për rubrikat që na kënaqni ne lexuesve por sidomos për rubrikën e kuzhinës tek e cila në amvista shtëpiake gjejmë edhe receta të mira për të g a t u a r. Bu r - ri im i ka shumë qejf gatimet e detit por më shumë karkalecat dhe do doja shumë të më jepnit recetën me çfarë mund ta gatuaj në kushtet e shtëpisë për t’i bërë qejfin. Faleminderit.

Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han ( Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, + 355 ( 0) 42370592, 0689049531:

- Përshëndetje, si fillim do doja t’iu falënderoja që na ndiqni. Për të gatuar karkalecat e detit, ka mënyra të ndryshme dhe receta pafund, por më e thjeshta që ju mund ta gatuani në kushtet e shtëpisë është tava e baltës me karkaleca dhe me pana. Për të realizuar këtë gatim duhen këta përbërës: 500 gr karkaleca 400 ml pana freskët të 1 lugë miell 1 gotë verë e bardhë kripë dhe piper i zi 1 lugë gjalpë

Përgatitja bëhet në këtë mënyrë: Pastroni karkalecat nga mbulesa dhe fija e zezë. Ve n d o s - ni tavat e baltës te nxehen në furrë Ndërkohë shkrini gjapin duke i shtuar hudhrën e shtypur me dorë dhe karkalecat.

Kavërdisini për pak sekonda dhe shuajini me verë të bardhë. Kur vera të avullojë hiqini karkalecat dhe ruajini mënjanë. Hiqni dhe hudhrat nga karkalecat.

Në të njëjtin tigan skuqni miellin derisa të marri ngjyrë të artë dhe bashkojeni me pana, shtoni dhe karkalecat në to, përzijini mire dhe shtojini kripë.

Ndajeni masën në tava balte dhe vendoseni në furrë përsëri të piqen për rreth 1015 minuta.

Deri kur shikoni që sipërfaqja e tyre ka marrë ngjyrë të kuqerremtë.

Shërbejini të nxehta me copa buke të thekur. Ju bëftë mirë dhe uroj që bashkëshorti juaj të mbetet i kënaqur nga gatimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.