Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

DIELL Në ëndërr pashë sikur kisha shkuar në fshat me familjen time, me gruan dhe dy fëmijët e mij. Shkoj në fshat dhe gjithçka gjelbëronte dhe ishte shumë bukur. U habita sepse kur jemi larguar nga fshati në realitet, e kam lënë të rrënuar, biles edhe shtëpinë të prishur. Në ëndërr ishte e kundërta, shtëpia e bukur, kopshti i rregulluar bukur. Por ajo çfarë më bënte më shumë përshtypje ishte që dielli ndriçonte kaq shumë, dhe pikërisht mbi çatinë e shtëpisë tonë. Dhe e shikoja vazhdimisht diellin sepse smë dukej si i zakonshëm. Jam kurioz të dij çdo të thotë kjo ëndërr. Marku.

- Ëndrra juaj është e bukur dhe ka po të njëjtin kuptim. Të shikosh diell në ëndërr, aq më tepër në rastin tuaj, do të thotë që ju zotëroni një ekuilibër shumë të mirë psikofizik. Jeni plot energji dhe optimist për çdo gjë që ju paraqitet në jetë. Dhe kjo ka bërë që të keni shumë sukses në gjitha drejtimet, si në punë ashtu dhe në lidhje me jeten tuaj intime private. Në lidhje me shtëpinë, ndoshta në të ardhmen do t’ju lindë ideja të shkoni të rregulloni atë çfarë e latë pasdore, në mënyrë që ta përdorni për pushime me familjen tuaj. Dhe do të ishte vërtetë ide e bukur. Ju urojmë fat. LUANËT MË KAFSHONIN Përshëndetje, jam Marsida dhe kam parë një ëndërr që më duket shumë e çuditshme. Në ëndërr shikoj disa luan që më vinin pas dhe më kafshonin.

Përshëndetje e dashur, ti nuk na thua se sa vjeç je por nëse mosha jote është kuptosh që në punën që ke duhet të bësh kujdes sepse luani është monark dhe gjithmonë duhet të bësh kujdes sepse aim und të jetë një drejtor apo një shef i madh. Ti duhet të zbatosh disiplinat e situatave të caktuara dhe të jesh e vëmendshme sepse një person që do jetë më lart se ty do të krijoj probleme. NGJITJA NË QIELL Kam parë shpesh në ëndërr sikur ngrihem lart në qiell, ngrihem drejt tij nga toka dhe iki shumë lartë dhe pastaj më del gjumi. Kjo ëndërr më është përsëritur disa herë dhe doja të di çfarë kuptimi mund të ketë kjo ëndërr?

Fluturimi është një ëndërr që e shohin shumë njerëz. Kjo ëndërr tregon që ti ke qëllime për të ardhmen dhe nuk duhet të dorëzohesh sepse fati është në anën tuaj. Ti nuk duhet të tërhiqesh nga synimet e tua për të ardhmen sepse dhe ëndrra tregon se ti e meriton dhe nuk duhet ta lësh ëndrrën tënde përgjysëm. GRUPE VARRESH Përshëndetje, jam një djalë 19 vjeç dhe kam këtë shqetësim. Shoh shpesh në ëndërr të afërm dhe miq që kanë ndërruar jetën dhe grupe varrezash. Nuk e kuptoj çfarë kuptimi mund të ketë kjo ëndërr dhe dua të më thoni si shpjegohet?

- Të vdekurit në ëndërr është shqetësim i madh dhe na krijon shumë problem sidomos për tipa të ndjeshëm. Ti që shikon varrezat në ëndërr tregon një pjesë të karakterit tënd që i përjeton shumë keq gjërat. Ti do të marrësh një rrugë të mirë në jetë dhe fati të premtojn edhe shumë mundësi. Të vdekurit që sheh në ëndërr tregon se të mungojnë shumë dhe ti i përjeton edhe në ëndërr.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.