Pyetje për instruktorin Kam humbur format!

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje Skerdi, unë jam një vajzë 24 vjeçe dhe kam berë stërvitje prej 3 vitesh. Për një periudhë 6 mujore e lashë për arsyet e mia personale dhe gjatë kësaj periudhe unë jam fryrë e kam humbur format e mia. Do doja shumë të kthehesha në periudhën e mëparshme e të format që kam patur. Ju lutem mund të më thoni se çfarë duhet të bëj për këtë ose çfarë diete të përdor? Faleminderit.

Skerdi Pasha inst r u k t o r, Roya l Fitness Club , Rruga: Theodor Keka , Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228 – Përshëndetje, perpara së gjithash ti duhet të tregosh durim nëse nuk ushtrohesh, duhet të dish që për të patur një trup që ti pretendon të duhet të ushtrohesh vazhdimisht dhe të gjithë ne duhet të jemi koshient që ër aq kohë sa ne ushtrohemi. Ju po thoni që kërkoni të riktheni formën e mëparshme. Atëherë ti duhet të bësh të njëjtën stërvitje, të njëjtin program usbqimor dhe të njëjtin regjim.Trajneri më i mirë është vetvetja që do të thotë ti duhet të përqëndrohesh dhe të sjellësh gjendjen tënde emocionale-volitive në të njëjtat parametra të atyre ë tua të arta. Le atyre gjërave që duhen bërë. Programi Stërvitor ë ti do përqëndrohesh më shumë tek aktiviteti kardiak ( biçikletë, elepitkal, step, pistë) ndërsa ushtrimet janë sekondare. Pastaj pas dy muajsh do i kërkosh instruktorit me të cilin punon të bëj një program me grup muskuj të ndarë sipas nevojave që ke dhe kërkesave të tua.

Programi Ushqimor Nëse ti shikon një përmirësim të dukshëm e të kënaqshëm nuk do ndryshosh ushqimin që ti merr por do përpiqesh të konsumosh të njëjtin pa e ngarkuar më shumë. Në të kundërt nëse s’ke përmirësim do riformulosh dietën duke reduktuar karbohidratet edhe me proteinat bimore edhe shtazore. Të mirëpres në pyetjen e rradhës e të uroj suksese.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.