Si ta ndihmoj shoqen time?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

E dashur Lori, jam një vajzë 27 vjeçe dhe lexoj shkrimet tuaja çdo javë. Në rrethin tim shoqëror kohët e fundit është shtuar dhe një vajzë pak më e vogël se unë. Me aq sa kam arritur ta njoh më pëlqen shoqëria me tëp or ka raste kur ajo shprehet me mendime shumë negative të cilat mua më bëjnë të kem frikë dhe të mendohem dy herë për të vazhduar këtë shoqëri. Kur e dëgjoj atë të shprehet në një mënyrë kërcënuese për njerëz të tjerë dhe aq hakmarrëse e plot urrejtje e më shumë shpesh për mendimet që ka e për momentin më thotë nw rregull e prapë vazhdon njëlloj. Mund të më thoni se çfarë duhet të bëj me të dhe pse i ka këto mendime?

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_ garuli@ hotmail.com:- Përshëndetje e dashur! Të falenderoj që na lexon rregullisht dhe që na shkrove. Lidhur me këtë që ti shkruan për vajzën e cila i është shtuar grupit tënd shoqëror, ka disa gjëra që mund të kesh parasysh përpara se të arrish në përfundime e konkluzione për shoqërinë tënde me të. Ka njerëz të cilët për arsye të ndryshme janë pjesën më të madhe të kohës me mllefe dhe janë agresivë në komunikim, duket sikur janë negativë e shohin të keqen gjithkund. Kjo mund të ndodhë për arsye se këto karakteristika janë pjesë e personalitetit të këtyre personave; madje ka raste që këto vecori karakteriale janë aq të theksuara saqë përbëjnë dhe crregullime personaliteti, që në këtë rast do të ishte crregullimi pasiv agresiv, crregullim i cili ka të bëjë kur personi në fjalë është përherë i pakënaqur, ankohet për cdo gjë, i shmanget detyrave dhe punëve, ka mllefe dhe inate, është pesimist dhe e sheh botën e ngjarjet me ngjyra të errëta. Në këtë rast sigurisht nuk mund të themi se shoqja jote plotëson këto kritere dhe se mund të diagnostikohet me këtë crregullim, pasi kaq informacion sa ti ke dhënë është i pamjaftueshëm për të dalë në përfundime të tilla. Megjtihatë, dicka tjetër që duhet parë është se, sa shpesh i shfaq shoqja jote këto mendime? Cila është frekuenca? A i ka këto mendime vetëm për ndonjë njeri apo situatë - het në atë mënyrë që ti thua shumë shpesh, pavarësisht situatave e rrethanave? Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve, mbase dhe ti vetë do të kuptosh më mirë sesi qëndron puna dhe se cilat janë arsyet që fshihen pas kë ë shoqes tënde. Ndodh që këto sjellje që ajo shfaq të mos jenë domosdoshmërisht pjesë të personalitetit të saj, por mund të kenë ardhur si rrjedhojë e pakënaqësisë apo frustrimit nga ngjarje të caktuara në jetën e saj. Ndodh psh, që njerëzit shpesh kur pësojnë dështimën apo disfata, humbje apo mosplotësime në fusha të ndryshme të jetës së tyre, të reagojnë jo mirë. Jo të gjithë dinë të ndërveprojnë me vështirësitë dhe problemet e veta. Me këtë saj, por dua që dhe ti të qartësohesh mbi shkaqet e arsyet e sjelljes së shoqes tënde që të kanë bërë përshtypje.

Dicka e fundit për t’u mbajtur parasysh, shumë e rëndësishme. Ti thua se do ta ndihmosh. A të ka kërkuar gjë ndihmë ajo? Nëse jo, pretendimi për ta ndihmuar mbase nuk ka shumë baza, sepse derisa ajo është e ndërgjegjshme për sjelljen dhe qëndrimin e vet, nuk është përgjegjësia jote për të përmirësuar aspekte të personalitetit të saj, kur ajo vetë nuk pot a kërkon. Ajo që ti duhet të kesh të qartë me veten tënde, është të kuptosh a e do pranë një shoqe me ato vecori personaliteti, nëse sjellja e saj mund të të cënojë apo është thjesht karakteri i saj. Duke uruar të ketë ardhur në ndihmë ky sugjerim, të uroj më të mirat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.