6 gjëra që duhet të dish para se të “mpleksesh” me një burrë Dem

Intervista - - HOROSKOPI -

Gjërat që duhet të dish që të kesh një lidhje të lumtur me një Dem. Nëse partneri juaj është një Dem sensual, i plogshtë dhe epshor, lexoni më poshtë se ç‘mund të bëni, që të jetë gjithmonë i dashuruar dhe i kënaqur me lidhjen tuaj!

1. Mëso të shijosh gjërat e mira të jetës Demi adhuron ushqimin e mirë, verën e zgjedhur, muzikën, udhëtimet, rehatinë dhe mjedisin e këndshëm dhe - zosh, atëherë të jesh e sigurtë se kjo do ta mërzisë dhe nuk do t’ia kalojë mirë brenda lidhjes. Bëj kursime gjëkundi tjetër, nëse mundesh. 2. Mos këmbëngul Fjala kokëfortë përdoret shpesh për një Dem që mohon të bëjë çdo gjë që shkon kundër parimeve, ose dëshirës së tij. Në rastin e tij fjala “jo” është e prerë dhe nuk ndryshon, sado të ngulësh këmbë ti. Në daç pranoje, në daç, jo. Nëse këmbëngul të harxhosh kohë dhe mundim për ta bindur, e vetmja gjë që do të arrish është ta nevrikosësh. 3. Mësohu me zakonet Demi ka një rutinë dhe i pëlqen të bëjë gjëra të caktuara në jetën e tij të përditshme. Nuk është spontan, impulsiv, ose i nxituar. Mbi të gjitha, nuk i pëlqen ta bezdisin apo ta befasojnë. Për këtë arësye respekto axhendën e tij dhe mos u përpiq t’ia ndryshosh, sado e mërzitshme të duket. Mund t’i propozosh ose ta inkurajosh të fusë diçka të re në programin e tij, por jo ta detyrosh ose ta kritikosh. 4. Krijo një zonë sigurie Natyra romantike, e sjellshme dhe e rehatshme e Demit del në pah kur ai ndjehet absolutisht i sigurtë. Ai ka nevojë të jetë i sigurtë se e do dhe kujdesesh për të dhe ai do të jetë gjithmonë përkrah teje. është gabim i madh t’i shkaktosh xhelozi ose posesivitet, nëse do ta mbash dhe dyshimet për dashurinë do të dalin më të forta dhe nëse humbet besimin, do t’i vijë fundi edhe lidhjes. 5. Josh ndjesitë e tij Si shenjë toke Demi është shumë sensual. Që të forconi jetën tuaj seksuale, kushtojini kohë kënaqjes së ndjesive të tij, shikimit, shijes dhe prekjes. Akullorja, çokollata, shantijia, puplat, dantellat, shamia për sytë dhe të lidhjes. Sapo të familjarizohet me ty, do të shfaqë gjithë aftësitë e tij në shtrat. 6. Evito shfaqjet në publik - heljet, por në intimitet, jo në publik. Nga jashtë duket serioz, i rëndë dhe pak konservator, për këtë arësye, çdo shfaqje dashurie në publik do ta bëjë të ndjehet në siklet, bile mund ta bëzdisë. Një prekje dore, një buzëqeshje dhe një koment pozitiv me siguri do ta vlerësojë më shumë dhe do të kujdeset që të ta shpërblejë sapo të ktheheni në shtëpi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.