Armela Hyseni: Big Brother, një realitet i modifikuar

Intervista - - FAQE 1 -

- Armela, sa kohë mendove se do të qëndroje brenda në shtëpi?

-Unë si të gjithë ata që hyjnë në Big Brother, hyra me mendimin dhe synimin që minimalisht të - list, në mos të ja që këtë vit daljet ishin të llogaritura në çift ashtu si edhe hyrjet.

- Pra, ti mendon se Damiano është ai që të ka penalizuar?

- Po, duke qenë se kishte pasur zhvillime të tjera para se unë dhe Damiano të ishim çift, sigurisht që po, por në fund të fundit kjo ishte edhe loja dhe kushtet.

- Kush mendoje se do dilte në momentin kur thuheshin emrat e atyre që do qëndronin dhe do dilnin atë natë nga shtëpia e BB?

- Unë mendoja se Fotinia dhe Danieli.

- A ishin skenat me Damianon një mënyrë e përdorur prej teje për të qëndruar më shumë në shtëpi çift? - Jo, aspak. Unë në lidhje me Damianon kam qenë 100 % e vërtetë. Kam bërë dhe thënë gjëra që i ndjeja.

- Të ka tërhequr Damiano vërtet?

- Thonë që oreksi vjen duke ngrënë.(Qesh) Kështu ndodhi dhe me Damianon. - Je e dashurar? - Jo, nuk mund të themi dashuri, por simpati, tërheqje po.

- Nëse do ndjeje më shumë se shumë për Damianon, deri ku do të kishe shkuar?

- Nuk e di, nuk mund të them gjëra për të cilat nuk jam e pë - ten. Nuk e di, sinqerisht se çfarë do kisha bërë por aq sa bëra i bëra me dëshirë.

- Je e zhgënjyer që tani je jashtë shtëpisë?

- Shumë, nga ata që janë brenda nga ata që janë jashtë. Jam shumë e zhgënjyer.

- Si qëndron lidhja juaj me Damianon, tani që jeni

- Jemi njësoj siç ishim edhe brenda. Njësoj “ngrohtë e ngrohtë”(Buzëqesh)

- Si ka mundësi që të gjitha vajzat ishin xheloze nga prania jote?

- Ah, kam përshtypjen dhe mendoj se nuk ishin xheloze për pamjen time, por ndoshta edhe për një kompletimin timin inteligjencë ëqesh)

- Po ti, mendon se ke bërë lojë në Big Brother apo ke qenë vetja?

- Të them të drejtën, e kisha menduar ndryshe BB, por mund të them me bindje që është një realitet i modi

- Cila ishte loja jote konkretisht?

- Ajo që keni parë edhe ju. Do s’do aty brenda del edhe jashtë natyrës tënde, ka presione edhe pse mundohesh të përshtatesh.

- Dhe si të doli rezultati?

- Unë nuk u eliminova nga publiku, kështu që nuk di edhe se çfarë të them për sa i përket lojës time aty brenda. Nëse do isha eleminuar nga publiku, atëherë po do dija edhe të jepja një mendim më të qartë.

- Motoja e Big Brother gjithmonë ka qenë “pushtet, famë dhe para”. A ishte kjo eksperiencë, e tillë edhe për ty për përfshirë paratë?

- Unë mendoj se të treja, edhe pse nuk nga Big Brother. Të jesh pjesë e një formati të tillë, sigurisht që ka e tij dhe unë e mora famën për këtë që jam.

- Të vjen keq që nuk arrite në fund?

- Sigurisht, ishte diçka që unë iu futa me shumë dëshirë dhe në fund të fundit, e gjithë ideja kjo ishte, të arrija në fund.

- Do rifuteshe nëse do të jepej mundësia?

- Po, pse jo, për të falënderuar edhe publikun në njëfarë mënyre për vlerësimet e tij.

- Çfarë mendon se kanë më shumë se ti, ata që vazhdojnë të jenë sot brenda në shtëpi? !?!!

- Pse mendoni se kanë më shumë?(Buzëqesh)

- Mendon edhe ti ashtu si mendojnë disa të tjerë, po i humbasin pikë vetes me lidhjen e krijuar?

- Jo, unë e krijova lidhjen time, me dëshirë dhe vetëdije, kështu që nuk ka arsye që të humbas pikë nga lidhja ime.

- Është një pyetje standarde, më përshkruaj secilin nga banorët me nga një fjalë…!

- Nuk besoj se jam unë njeriu që duhet t’i bëni këtë pyetje.

- Ishte e kënaqur mamaja me ty, me lojën tënde?

- Po, madje mund të them se ishte shumë e kënaqur. Kam bërë gjëra që nuk jam penduar, kështu që edhe ajo është e kënaqur me zgjedhjet e mija.

- A të shërbeu ky big Brother për t’u afruar pak me babain tënd?

- Jo. Të them të vërtetën nuk dua ta komentoj shumë këtë çështje, por nuk është një motiv ky i Big Brotherit për të afruar apo sistemuar gjëra familjare.

- Meqenëse jemi te historia e jetës... Shumë vetë e kanë vënë në dyshim faktin që Armela është e vuajtur, e kanë përshkruar si një fallsitet nga ana jote... Je përpjekur të krijosh një lloj imazhi tëndin që nuk ekziston realisht?

- Për të gjithë ata që mendojnë se unë jetën time me vuajtje e kam përdorur për të krijuar diçka që realisht nuk ekziton e kanë shumë gabim, sepse kjo gjë për mua është absurd. Secili prej nesh ka vuajtje në jetë, sepse vete jeta kështu është, kështu që nuk ka pse të cënohet kjo gjë.

- Një pyetje të fundit kam për ty: Po të kishe marrë paratë e çmimit të madh, për çfarë do t’i kishe shpenzuar, pjesën tënde?

- Ah, pyetje e bukur. Do ti shpenzoja për udhëtime dhe rroba.(Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.