Vida Kunora: Pse marrin të huaja shqiptarët?

Intervista - - FAQE 1 -

Këngëtarja e mirënjohur shkodrane, Vida Kunora, sapo ka sjellë për publikun këngën e saj më të re me titull “Me Shqiptare ke me u Martu”. Në prurjen e saj më të re, Kunora i qëndron besnike ritmeve tradicionale veriore shqiptare, dhe si gjithmonë teksteve me një mesazh brenda tyre. Kënga trajton martesat e djemve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendlindjes së tyre, të cilat domosdo, do jenë të thurura me një vajzë shqiptare! Për këngën dhe më tepër, për gazetën “Intervista”

Klajd Heta:- Vida, përshëndetje! Urime për projektin e ri. Para se të zbërthejmë atë, por dhe jetën tënde dhe planet e tua për të ardhmen, ne dhe lexuesit duam të dimë dy fjalë për realizimin e këtij projekti..!

Vida Kunora:- Përshëndetje dhe respekt për gazetën - lueshëm! Ishte një dëshirë - min e këtij projekti mjaft domethënës. Kënga është realizuar me muzikantin tepër të talentuar, Altin Toma, me të cilin punoj prej 15 vitesh, në studion e kompozitorit Genti Lako. Tekstin e kam përpunuar unë, pasi kjo këngë është kënduar më përpara nga një koleg i imi nga Kosova. I mora leje për “huazimin”, pasi e kisha merak këtë këngë. Është sjellë aq bukur dhe pritur mjaft mirë. Ka vetëm pak ditë dhe ka thyer rekord shikimesh. Kjo tregon që publiku është dakord me mua! (qesh)

-Sa ngushëllim mund të gjejë një emigrant shqiptar tek një vajzë shqiptare, dhe pse jo tek një e huaj?

- Meqenëse shumicën e kohës unë jam jashtë vendit me obligimet dhe evenimentet e mia, më ka ndodhur të shoh dhe të njoh shumë djem shqiptarë që jetojnë dhe kurorëzohen me vajza të huaja, gjë e cila nuk më pëlqen! Jo se jam raciste, por në njëfarë mënyre jam atd- hetare. Ku r djali martohet me një të huaj, fëmija pothuajse - hën shqipe. Mirë tani në këtë brez, po në të ardhmen ç’do ndodhë? Shqipëria ka femra të bukura, të zgjuara, të ëmbla dhe të dashura. Vajzat shqiptare janë simbol i zgjuarsisë dhe bukurisë. Pse duhet një e huaj? Qëllimi i vetëm janë letrat. Para disa ditësh isha në një dasmë në Londër. Nusja ishte rumune, ashtu si gjysma e banketit. Unë jam pak tradicionale! Kam një thirrje për gjithë djemtë shqiptarë: Martohuni me shqiptaret, racën më të bukur në botë.

- Ky është videoklipi yt i disatë, dhe përsëri është xhiruar në një ambient në natyrë. Pse e admiron kaq shumë Vida natyrën?

- Videoklipi është xhiruar diku në Pezë, nga kompania “Sëart” dhe “TV Mu- sicAL”. Videoklipi është i thjeshtë, pa ngarkesa, diçka bio si vetë stili im. E dua natyrën, pasi më duket origjinale dhe e

bukur për syrin e shpirtin.

- Vetëm pak ditë më ka festuar ditëlindjen e saj. Çfarë marrëdhënie keni me vajzën?

- Para pak ditësh, ne besimtarët e Krishterë festuam e dashur. Vajza ime mban e emrit, dhe jo ditëlindja e saj. Megjithatë, njerëzit ia uruan të dyja. Dhe në emra, unë jam tradicionale. Vaj djali Justin. Kam një marrëdhënie të shëndoshë me fëmijët e mi. I kam si shokë. Asnjë vendim nuk merret në familje pa miratimin e të dyve. Dhe te llogaria bankare e tyre duhet pyetur për shumën (qesh). Jam mami më fatlume në botë. Ata janë ajri i shpirtit tim.

- Diçka e veçantë është raporti “nënë-bijë”, por dhe miqësia ka veçantinë e vet. Vërehet një lidhje tepër speciale midis jush dhe koleges suaj, Anjeza Ndoj. Sa e çmuar është miqësia juaj? - Për sa i përket shoqërisë sime, kam plot mike të mira me të cilat ndaj ditët, e kolege me të cilat

ndaj punën (koncertet, dasmat). Jam e shoqërueshme dhe mjaft komunikative, dhe asnjëherë nuk prish qejf! Por Anjeza është diçka tjetër. Është motër, shoqe, mike, këshilluese. Plot 15 vite bashkë, asgjë nuk na ka ndarë, vetëm burrat. Dhe kjo përkohësisht sa të lindë bebin e bukur! Jam bashkëfajtore në çdo arritje të saj, deri tek martesa. E mora nuse në Malësi, pra me pak fjalë kemi bërë kontratë të përjetshme.

- Vida, le të rikthehemi përsëri tek aspekti profesional. Mbete nga dasma në dasmë! Si ia del, vallë? Ku e gjen gjithë këtë ener

- Nga dasmë në dasmë, nga mbrëmja në koncerte! Kjo është puna dhe zgjedhja ime. E bëj me shumë pasion, - je (element që qëndron në plan të parë). E bëj sepse e dua këtë punë, e kam pasion dhe nuk jetoj dot pa muzikën. Është e lodhshme të jesh në avion çdo fundjavë që kryej, Kanada-SHBA). Udhëtimi të mbyt, por është bukur kur të duan, të adhurojnë e të shohin me admirim. Është ndjenjë e shenjtë kur më thonë “Krenaria e Malësisë”. O Zot, sa bukur është! I dua këta njerëz. U kam shumë borxh t’u sjell këngë të bukura. Lodhem, por shpërblehem! - Sa të

vlerësuar e ndjen veten kur sheh që një ditë të madhe si celebrimi i dy të dashuruarve, të besohet ty, nga vetë çifti dhe familja e tyre...?

- Është bukur kur dy veta celebrohen. Ne kemi privilegj të jemi dëshmitarë të ditës më të bukur të jetës së tyre. Madje mua më thërrasin për “kumbarë” të dasmës. Çfarë mrekullie!

Këngë pas kënge, sukses pas suksesi. Mendon Vida t’i përmbledhë këto këngë në një album?

E kam menduar, dhe projektet e fundit i kam përmbledhur në një CD, ku janë plot 15 këngë të bukura. Jo pasi tregu ka rënë, por thjesht për qejf. Janë të gjitha këngë shpirti, kënduar me mjaft dashuri.

-A na jep dot Vida një shpjegim për

“sëmundjen” e të bërit sel

- Për sa i përket “sel - - roja asgjë. Një ditë, një miku im shkrimtar më sugjeroi dhe më tërhoqi vëmendjen: Rrjetet sociale janë për të pasqyruar punën dhe aktivitetet! Më pëlqen të postoj foto dhe video “live” nga pëlqen fakti që mund të heq pak rrudhat (qesh). E dua këtë pjesë!

- Muzika është jeta jote, por a të ha kohë ajo nga të qëndruarit pranë familjes?

- Të jesh këngëtare, bashkëshorte, nënë, shoqe, mike dhe motër, nuk është e lehtë! Por unë jam e zonja! I menaxhoj në mënyrën më perfekte. Jam e lumtur! Kam një familje të përkryer dhe një bashkëshort që vdes pas meje (qesh).

- Le ta përmbyllim këtë intervistë me një mesazh ndërgjegjësues nga ana juaj, për rininë shqiptare. Pse duhet ajo të dëgjojë dhe kultivojë muzikën popullore shqiptare?

- Muzika popullore shqiptare është e bukur. Rinia, sado moderne tregohet, - ron në këmbë! Një tel çiftelie të emocionon, një saze jugu dhe të gjithë hyjnë në valle. Ne jemi popull i lashtë dhe kemi mjaft material për të kultivuar traditat tona. Duajeni muzikën tonë, duajini vajzat shqiptare, duajeni Shqipërinë! Faleminderit ju si staf që jeni kaq të mirë. Fat e suksese në ditët në vijim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.