Servet Pëllumbi i marrtë të keqen Monit...

Intervista - - FAQE 1 -

E mo ditar si je, mirë? Unë mirë. Tani që po shkruaj, po zhvillohet protesta e opozitës. Dmth protesta ime, se edhe unë opozitë jam. Siç thote përherë Moni im : « Neve Like jena opozitë mrena pozitës, ene pozitë mrena opozitës». E madhe Moni me ca thënie. I marrtë të keqen Servet Pëllumbi. Ai vetëm thëniet e Marksit di. Edhe ato nuk i di madje.

Për thënie Moni im është e vetme. Nuk ka si ajo. Më tha një ditë: Like, po sikur parrullën e partisë sonë ta bëjmë: “Me Liken, kena lekë!»?”. U çudita në fakt që më pyeti mua. Në familjen tonë jam unë ai që pyes. Monika po të dojë përgjigjet, po mos të dojë përgjigjet përsëri.

Ajo kurrë nuk rri pa një përgjigje. Përgjigjet edhe me heshtjen e saj. Mbaj mend para disa vitesh kur isha në fushatë me atë hurin, Edin. Bëheshin zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Edi po ulërinte «doktoooooor!». Mos, thashë u sëmur këtu në shesh dhe ka nevojë për doktor. Ç’të bëja, koha nuk priste që të pyesja Monin. Zgjata dorën dhe tërhoqa «hurin» nga prapa.

Bëra shumë gabim atë mo- ment. E pranoj. Nuk duhet ta kisha tërhequr. Duhet ta kisha lënë të ulërinte, e të diskretitohej përpara njerëzve. Ma tha edhe Moni këtë gjë kur u kthyem në shtëpi. Me atë tërheqje që i bëra «hurit», e shpëtova. Njerëzit menduan se kane të bëjnë me një njeri të ekuilibruar mendërisht. Lëre o ditar, se kur e kujtoj atë moment. I hapa gropën politike vetes. “Huri» u bë i famshëm dhe unë i pafamshëm. Pastaj më mori partinë. Në fakt partinë ja dha Tosi. Petja, Petrit Vasili më ka thënë që «huri» ja bleu partinë Nanos. I dha 3 milionë euro. Më iku Partia Socialiste për tre milionë euro të qelbura.

Në fakt me thënë të drejtën, unë atëherë nuk kisha aq para. Ku t’i bëja, se mos ndenjta shumë unë si Kryeministër. Ndërsa Edi me aq para fshinte hundët. I kishte bërë me leje ndërtimi.

Çfarë shkruajta?! Fshinte hundët!» Ja futa kot. Po ai asnjëherë nuk i fshinte hundët atëherë.

I fshinte vetëm kur i thoshin që t’i fshinte. Kur i fshinte, nuk e bënte me shami, por me mëngët e bluzave.

Tallem me «hurin» unë. Në vend të tallet ai me mua. Vajti 12 vjetë në krye të PS-së dhe nuk po e heq njeri. Kush ta heq, aman! Kur nuk e hoqa dot unë, nuk pres ta heq ndonjë tjetër. Nejse, do vijë ajo kohë që do ta heq. Të betohem për këtë, o ditar.

me Petjan, se si të heqim «hurin» nga kreu i PS. Më dha disa ide dhe unë ja thashë Monit. Ajo po i shqyrton, e do më thotë se cila prej tyre mund të funksionojë. Ti e di, pa më thënë ajo «ok», unë nuk bëj gjë. Unë pa Monin tim nuk bëj dot një vezë, jo më të hedh hap në politikë. Para disa ditësh kishim takim me të rinjtë. U ndjeva i ri, me thënë të drejtën. Më kishte marrë malli të brohorisja, siç brohorisnin ata të rinj për mua. Sa kam brohoritur unë për Tosin, mushkëritë e mia e dinë. Kështu e ka politika, o ditar. Po nuk brohorite për të parin, do jesh i pari që e ha nga i pari. Ja kam thënë edhe Petrit Vasilit këtë gjë. “O Shef, po përse ma thua mua këtë gjë?”, më tha. Unë kam brohoritur dhe vazhdoj akoma të brohoras për ty.

Është fantastik Petja. Ndonjëherë dyshoj te ai, por i kam të kota dyshimet. Ai është më besniku që kam. Kështu thotë edhe Moni. Mos të kishim Petjan, do kishim 10 thasë më pak me lekë”, më tha dje Moni im. I dobët është vërtetë Petja, por thasët ama i ngre pa problem.

Ja, kështu o ditar. Ika tani të shikoj se ç’po bëjnë ata të PD me protestën. Ishallah e bëjnë të fuqishme. Sa më të fuqishme ta bëjnë ata, aq më shumë dridhet “huri”, e kështu aq më shumë ma ka nevojën.

Para se të iki po të them që sot Petja nuk do vijë të dorëzojë thesin. Ka shkuar për eksperiencë punë në vendet Skandinave. E imagjinon dot: Petja doktor, shkon për eksperiencë juridike. Ky vend ka gallata. Po shyqyr që ka, se mos të kishte të tilla, nuk do ishim akoma në karrige ne.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.