Sali Berisha: Do i ulem në gjunjë Vlahutinit

Intervista - - FAQE 1 -

Me rastin e protestës së sotme të opozitës, vendosa të merrja në intervistë liderin e saj, Lulëzim Basha. E telefonova. Telefonin ma hapi zoti Berisha. Pasi i thashë që doja të bëja një intervistë me zotin Basha, ai u tregua shumë i gatshëm. E nejse, mos ta zgjas. Bashkëbisedimin e bëmë në zyrën e Lulit.

Kaso Kosa: -Përshëndetje zoti Basha!

Sali Berisha: - Kaso, po të them diçka, por të mbetet midis nesh. Luli nuk është unë në vend të tij. Lulit nuk i mbetet hatri. Apo jo Luli?

Lulëzim Basha: - As nuk diskutohet ajo gjë zoti Berisha. Flisni sa dhe si të doni. Unë po dal ndërkohë të marr ajër.

- Me ç’dëgjova, zoti Basha është mirë me shëndet…

është shenjë pleqërie. Nuk beson mua, beson zërin e Lulit. Nejse, ku e lamë?

ë fakt. Ja për shembull, një pyetje, e shpejtë: Ç’masa keni marrë për protestën?

- Kaso, më duket se më ke harruar. Po më pyet ti mua, ç’masa kam marrë! A je mirë me shëndet Kaso? Mos ke patur gjë temperaturë?

- Deri qëparë mirë isha zoti Berisha. Përse pyesni? Si doktor që jeni, mos dalloni ndonjë problem te unë? Aman ma thoni...!

- Në çehren e fytyrës mirë dukesh Kaso. Vetëm se bën ca pyetje pa lidhje. Mos je pa gjumë?

- E vërtetë zoti Berisha. Dje fjeta në orën 1 të natës.

- Edhe e dija. Megjithëse kam 27 vjetë që nuk jam doktor. Përse fjetët vonë, nëse mund ta di?

- Po ja, zoti Berisha! Po lexoja atë letërn që i kishte dërguar Ismail Kadareja asaj gruas që është e dërguar këtu nga Evropa. «Përkulem para teje», i thoshte.

- Edhe unë po ta takoja në moshën që është Kadareja, do përkulesha para saj, Kaso.

- Edhe ju do përkuleshit?! Po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua.

- Sigurisht që do përkulesha. Pleqëria i ka këto lloj përkuljeje.

- Më falni, por nuk ju kuptova, zoti Berisha.

- Po pra po. Do përkulesha edhe unë. Kadareja është mbi 80 vjeç dhe vuan nga prostata. Bëri edhe një operim përpara disa muajsh, në i detyron njerëzit që kur i jep dorën dikujt, përkulesh. Si duket Ismaili paska dhimbje të mëdha. Nga ato, jo vetëm që do përkulej, por do ulej fare në gjunjë. Është e rëndë prostata, Kaso xhani. Nuk ta uroj të vuash prej saj kur të plakesh. - Po sikur zoti Kadare u operua prej saj. Akoma të ketë probleme?! - Po pra po u operua, por nuk është shëruar. Po të kapi ajo, nuk të lëshon kollaj. - Më një spital privat, mesa mbaj mend. - E shikon Kaso! Edhe Kadareja s’ka be- sim te spitalet e Rilindjes dhe shkon dhe e “rilind” gjendrën e prostatës te privatët. - Po ju a keni probleme me prostatën? - Unë personalisht, akoma jo, por në partinë tonë ka shumë me probleme. Unë jam akoma i ri, Kaso. Problemi shfaqet pas moshës 50 vjeçare. - Po ju sa vjeç jeni, zoti Be-

risha? - Nuk ka rëndësi sa je, por sa ndihesh Kaso. Unë për vete ndihem 46 vjeç. Ndihem njëlloj si atëherë kur, pasi takova Ramizin që më thirri të qetësoja studentët, drejtova lëvizjen - Cilën lëvizje drejtuat? - Në nga PPSh në parti të reja. Pastaj drejtova lëvizjen studentore. Pastaj lëvizjen demokratike. Sot, për shembull, do drejtoj protestën ndaj «qeverisë së drogës» - Ju do e drejtoni, apo Luli? - Ore, ti aguridhe! Luli ta tha vetë që është i sëmurë dhe nuk e drejton dot vetë. Më ka lënë mua për këtë gjë.

- A mund ta di zoti Berisha! Ç’do bëni? Do futeni në zgjedhje, apo jo?

- Meqë nuk është Luli, po të përgjigjem unë. Nuk do futemi. Kështu mendon dot Kaso. - E pë bërë me plan: tetë vjetë ne, tetë ata. - Pra, do prisni edhe katër vite?! - Do presim, po. Të rinjë jemi. Unë ta thashë, ndihem 46 vjeç. Ben Ristani i ri 25 vjeçar për shembull. Kur pi raki, ai ndihet fëmijë fare në fakt. Edi Paloka, për shembull, ndihet fëmijë edhe kur nuk ëmijët, ndaj edhe ndihet ai ta. Jemi parti që e ndjejmë që jemi të rinj ne, Kaso. Majlinda Bregu për shembull. Ajo ndihet 18 vjeçe. Për kë drejtues të partisë do tjetër të dish si ndihet, psh?

- Jo, jo, më mjafton këto që më the zoti Berisha.

- Luli për shembull, ndihet fare kalama. Sa herë që i bërtas, qan. Po vazhdoi të qajë akoma para meje, do e heq si kryetar partie. ( Në këtë çast në derë u shfaq Luli duke qarë) Ja, këtë pune bën përherë ky, mor Kaso. Rri pas dere dhe përgjon. Sa herë them unë që do e heq Lulin nga posti i partisë, hap derën dhe qan. Po mos qaj o merhum mos qaj! A ku të gjeta unë ty, o pufte që nuk të ka partia për asgjë...

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.