Vazhdimi i “Si ta quaj këtë dashuri?” Kushi punon në shtëpinë e Arnavit

Intervista - - TELENOVELA -

Lavania i kërkon falje Nanit që e fyeu dhe që i prishi festën. Punëdhënësi refuzon të paguajë Kushin. Nga ana tjetër, Shami përpiqet të bindë Kushin të rikthehet në Lakno. Megjithatë, ai ikën nga shtëpia e Kushit kur sheh Anxhalin që vjen aty. Kjo e fundit i kërkon Kushit të mësojë Lavanian të gatuajë, por ajo refuzon duke nx- jerrë si arësye praninë e Arnavit. Anxhali përpiqet ta bindë, duke i thënë se ajo duhet t’i paguajë ato nëse thyen kontratën që kishin lidhur bashkë, por ia lë në dorë Kushit të vendosë. Më pas, Shami i ofron Kushit t’i japë paratë për të paguar Anxhalin. Ai përpiqet të bindë Kushin të mos pranojë ofertën e Anxhalit.

Nani është e shqetësuar me Lavanian dhe do të shohë në shtëpi një vajzë si Kushi. Kjo e fundit vjen në shtëpinë Raizada kur Anxhali dhe Manorama diskutojnë për të. Megjithatë, Lavania kundërshton praninë e Kushit në shtëpi dhe vendos të ikë. Kushi e bind Nanin se ajo do t’i mësojë Lavanias të për planin që ka me Kushin. Ndërkohë, Anxhali i kërkon Kushit t’i lidhë rakhin (lidhëse që vihet në dorë për të shprehur lidhjen mes vëllezërve dhe motrave). Më vonë Kushi e mëson Lavanian të bëjë të lehta. Anxhali u kërkon atyre të përgatisin darkën. Arnavi i kërkon Kushit të ikë kur e sheh atë në kuzhinë. Arnavi i bërtet Anxhalit kur mëson se ajo i ka kërkuar Kushit të vijë në shtëpi. Ai e fyen Kushin dhe i kërkon të ikë. Anxhali mërzitet me Arnavin, që largohet nga shtëpia duke u ndjerë në faj. Megjithatë, ai më pas shkon në shtëpinë e Kushit dhe e paguan atë të bëjë punën e Anxhalit.

Anxhali nuk gjendet. Nani i kërkon Arnavit dhe Kushit ta kërkojnë kur të kthehen në shtëpi. Megjithatë, Arnavi fajëson Kushin për problemet që solli në shtëpinë e tyre. Ai më në fund e gjen Anxhalin në një tempull dhe i kërkon falje që u soll ashpër me të. Më vonë Anxhali i telefonon Shamit dhe i thotë atij se po e pret Kushi të lidhë rakhin. Ai befasohet dhe refuzon. Nga zemërimi, grindet me një shofer taksie dhe e rreh atë në mes të rrugës, pastaj i kërkon falje dhe e shpërblen me para. Ndërkohë Anxhali ia lidh rakhin Arnavit dhe Akashit. Ajo i jep Arnavit një ëmbëlsirë, të cilën thotë se e ka përgatitur Kushi.

Lavania i shpjegon Kushit idenë e bashkëjetesës. Ajo i thotë asaj dhe Anxhalit se nuk beson tek martesa dhe Kushi befasohet kur e dëgjon këtë. Ndërkohë, Arnavi i kërkon Lavanias të zgjedhë mes shtëpisë dhe zyrës. Nga ana tjetër, Shami nuk arrin dot ta nxisë Kushin kundër familjes Raizada, që ta mbajë atë larg prej tyre.

Shami bën si i pafajshëm para Anxhalit dhe familjes së saj. Kushi mendon për marëdhënien mes Arnavit dhe Lavanias. Ajo sheh një ëndërr të çuditshme me ata të dy, ku ajo është gjykatësi, ndërsa Arnavi dhe Lavania janë në bankën e të akuzuarve. Më pas Anxhali i kërkon Kushit t’i shpjegojë Lavanias se çfarë është Janmashtami (festival që feston lindjen e Krishnës, një perëndie hindu). Kushi përshkruan historinë e perëndisë Krishna dhe të gjithë e ndjekin me vëmendje.

Arnavi përsëri e fyen Kushin, por atë e mbron Nani, e cila i kërkon tij të sillet mirë. Më vonë, Nani fton familjen e Kushit për puxhan, por Lavania vendos ta prishë atë. Shami përpiqet të bindë Madhumatin të mos shkojë në shtëpinë Raizada, por ajo është e vendosur të shkojë. Më vonë, të gjithë shokohen kur shohin policinë në shtëpi dhe marrin vesh se Lavania e ka thirrur atë të veri - kohë që Arnavi largon policët, Nani i kërkon falje Madhumatit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.