7 gjëra të çuditshme që nuk dinit për qukat

Intervista - - SHENDET -

Mbase ju keni nga këto pikla të vogla të kuqërremta në fytyrë, të shkaktuara nga dielli, ose mbase keni vizatuar ndonjëherë fallco, thjesht sepse ju ka pëlqyer. Sido që të jetë, qukat kanë qenë gjithmonë një subjekt interesant për njerëzit. Ja disa gjëra që ju mbase nuk dinit për to.

1. Ka dy lloje të ndryshme qukash

Më të zakonshmet janë efelidet, që janë pika të sheshta, me ngjyrë kafe të çelët që kanë tendencë të ndryshojnë sipas stinës. “Ato bëhen më të errëta në verë dhe më të çelura në dimër”, shpjegon Rejçell Nazarian, një dermatologe. “Në fakt, njerëzit mund t’i shohin që zbehen pasi aplikojnë krem kundër diellit për disa javë rrjesht”. Pastaj janë edhe lentixhinet, njolla të shkaktuara nga dielli apo mëlçia, vende ku lëkura ka edhe më shumë melanocite dhe si të tillë, nuk ndryshon në bazë të ekspozimit ndaj diellit. 2. Janë të trashëgueshme Qukat kanë lidhje me një faktor gjenetik kyç që rregullon ng i njohur si MC1R kontrollon se sa shumë nga dy llojet e melaninës prodhoni ju. Dy tipat janë 1. Eumelanina me ngjyrë kafe të errët dhe 2. Feomelanin e verdhë- e kuqërremtë. Nëse geni MC1R është joaktiv, ju do të prodhoni më shumë feomelaninë, gjë që do - jyrë të çelët, si edhe do të keni më shumë prirje të keni quka. 3. Askush nuk lind me quka Keni parë ndonjëherë ndonjë të porsalindur me quka? Jo, kurrë. “Pavarësisht se ç‘thonë disa njerëz, qukat gjithmonë shfaqen pas ekspozimit në diell”, thotë Nazarian. “Ai bën që qelizat që prodhojnë pigment në lëkurë të nxiten të prodhojnë më shumë prej tij”.

4. Ato janë një tregues se sa e ndjeshme është lëkura juaj ndaj diellit

Tek disa njerëz melanina prodhohet njëtrajtshmërisht në lëkurë, kur kjo nuk ndodh, qukat janë pikla të vogla melanine që luhaten nga dielli. Nëse keni shumë quka, lëkura juaj është më e ndjeshme dhe ju rrezikoheni më shumë nga kanceri i lëkurës (megjithëse qukat në vetvete nuk janë kurrë kanceroze).

5. Shtojnë natyrale ndaj diellit

Melanocitet veprojnë si mbrojtës natyralë kundër diellit duke errësuar fytyrën, pra duke e bërë lëkurën më pak të prekshme ndaj rrezeve ultravjollcë. Por kjo nuk aplikuar dhe riaplikuar një krem me një minimum SPF 30 çdo ditë. “Ato përsëri janë një faktor rreziku për kancerin e lëkurës, sepse shkaktohen nga rrezet ultravjollcë, kështu që, nëse ju dalin shumë quka, duhet të jeni vigjilentë për shëndetin e lëkurës dhe duhet të kontrolloni çdo vit lëkurën”, thotë Nazarian.

kanë quka

kanë më pak melaninë në lëkurën e tyre, por ndryshe nga besimi popullor jo të gjithë kanë quka. Mendohet se ata kontrollohen nga një gen i dobët, ndërsa qukat janë një tipar dominant. Afro 80% e

7. Në Mesjetë konsideroshin si tipar shtrigash

Megjithëse edhe burrat kanë quka, së bashku me nishanet dhe lezet, dikur thuhej se qukat ishin shenjë e lidhjes së grave me djallin. mbrojtjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.