7 arësye të forta për të mos u rilidhur me ish-in

Intervista - - SEKS -

Siç thotë vargu i një kënge “historitë e dashurisë përfundojnë keq në përgjithësi”. Kësaj radhe bëhet fjalë për lidhjen tuaj… Me zemër të thyer ju rimendoni momentet e bukura, duke harruar të këqijat tuaj. Vetmia ju rëndon dhe ju ëndërroni të riktheheni në krahët e ishit tuaj. Kur ishit në çift, lumturie. Ishit e bindur se historia juaj e dashurisë, mbase e para, do të zgjaste përgjithmonë, deri në ditën kur, pa e kuptuar as vetë, ju u larguat nga njëri-tjetrit. Që prej asaj kohe keni marrë zakone të reja, keni rimësuar të jetoni si beqare. Sado që të përpiqeni të harroni atë që ndodhi dhe të shihni përpara, duke parë miqtë tuaj në çift, mendoni për lidhjen tuaj. Me gotën e verës në një dorë dhe celularin në tjetrën jeni gati të bëni një gabim të madh: T’i telefononi ishit! Ja cilat janë 7 arësye të mira për të mos rënë në këtë tundim.

1. Të riktheheni me ishin sepse kështu është më e lehtë

Ai i njeh cilësitë dhe defektet tuaja, pra ju nuk keni nevojë të ndërroni personalitet. Ju ëndërroni takimin e parë me një tjetër dhe vetëm ideja ju lodh: Të jesh seksi, po jo me tepri, të porosisësh në restorant një gjellë që hahet kollaj, të bisedosh. Ju ndjeheni e bezdisur nga një gjithë ky ritual. Përparësia e rikthimit me ishin është se ju i keni kaluar tashmë të gjitha këto etapa. Por mendojeni pak, doni të jeni në çift me një njeri që nuk e doni vërtet ? dashurie, puthjen e parë, herën e parë që bëni dashuri, bile edhe zënkën e parë në çift. Nuk janë këto arësye të mjaftueshme për të mos u rilidhur me ishin ?

2. Të riktheheni me ishin nga pendimi

Ju nuk keni besim tek vetja dhe keni frikë se nuk do të gjeni dikë që do t’ju dojë. Kur diskutoni me miqtë, u thoni atyre « ju nuk kuptoni, ne ishim shumë të afërt, si dy të sapodashuruar. Nuk do të gjej tjetër që të më dojë si ai ». Stop ! Ndalojini të gjitha këto. Ju jeni e bukur, inteligjente dhe meritoni më të mirin burrë. Hidhni sytë rreth e rrotull, ka plot peshq në ujë. Sigurisht, mbase ishit shumë të afërt, por nganjëherë afërsia shkakton ndarje. Pa e kuptuar as vetë do të gjeni një njeri që do të përmbushë dëshirat tuaja dhe me të cilin nuk do të keni nevojë të rrini gjithmonë ngjitur për t’u ndjerë mirë. Ju e dini se kush është beqar ? Zak Efron, Leonardo Di Kaprio, Xhejms Franko… Kush e di, mbase vitin që vjen ju do të ecni mbi tapetin e kuq në krah të këtyre bukuroshëve… Duhet të mendoni gjithmonë pozitivisht.

3. Të riktheheni me ishin për hakmarrje

Ai ju ka lënë, ju e keni zemrën e thyer dhe ju keni dëshirë të hakmerreni. Flitet shpesh për një luftë mes ishëve. E keni parasysh momentin kur doni t’ia përplasni atij në fytyrë lumturinë tuaj ? Në këto momente do të ishit gati të bëni gjithçka që të , përfshi këtu edhe të rilidheni me të…për ta lënë më pas. Hakmarrja është shpesh këshilltare e keqe dhe, në përgjithësi, të dy personat vuajnë. Bëjini vetes këtë pyetje: Po sikur ta kishit lënë ju? Do t’ju pëlqente që ai të reagonte në të njëjtën mënyrë? Sigurisht që jo. Jemi dakort me ju, një ndarje nuk është kurrë e lehtë për t’u kapërcyer. Kujdesuni për veten, dilni, pë - toni nga shoqëria dhe më pas koha do të bëjë të vetën.

4. Nëse riktheheni me ishin do të minoni besimin në vetvete

Besimi qëndron në bazë të një çifti, por si mund t’i besoni një personi që ju ka zhgënjyer? Kur të jeni në një mbrëmje pa të, kur të grindeni, kur ai nuk do të përgjigjet në telefon…do t’ju pushtojnë dyshimet. Siç thotë shprehja: “kur një mik ju tradhëton një herë, është faji i tij, nëse ju tradhëton dy herë, është faji juaj”. Le të marrim shembullin e Robert Patinsonit dhe Kristen Stjuart. Pas tradhëtisë së kësaj të fundit, ata u përpoqën të ngjisnin copat e thyera të lidhjes së tyre, por, për fat të keq, besimi kishte marrë fund. Nuk këtu vetëm për tradhëti dashurore. Kur tjetri ju braktis, rrëzohet gjithë besimi që ju kishit vënë tek ai. Si mund të jeni e sigurtë se ai torturoni veten, rezistoni. Nganjëherë, të duash tjetrin, është të pranosh ta lësh të ikë.

5. Të rilidhesh me ishin është

Që prej ndarjes ju nuk i mendoni më momentet e këqija, i harroni manitë e tij të këqija: I linte rrobat e palara andej-këtej, bërtiste vazhdimisht, nuk ju vlerësonte, etj. Mos keni nevojë që t’jua kujtojmë ? Ju nuk ishit e lumtur dhe pikërisht për këtë nuk zgjati lidhja juaj. Mjaft e qatë dhe mishëruat veten. Merrni shembull nga Brixhet Xhouns. Zakonisht ne e krahazojmë atë me një beqare të stazhionuar, por në fund ajo ia del mbanë të joshë Mark Darsin. Në vend që të bjerë në krahët e ishit, Hju Grentit, ajo ndryshon punë, shkon në palestër, bile përpiqet edhe të mësojë të gatuajë. Duke u përqëndruar tek vetja dhe nevojat e saj, ajo gjen më në fund dashurinë, atë të vërtetën, me D të madhe. Përpiquni të përvetësoni këtë teknikë, të paktën një muaj dhe do të kuptoni se ishi nuk është në lartësinë e pritshmërive tuaja. Keni dashur gjithmonë të bëni joga ? Të mësoni t’i bini kitarës ? Të bëni xhiron e botës ? keni për veten, që të bëni realitet ëndrrat tuaja. Mund të duket budallallëk kur e themi, por kur ndjeheni e lumtur, dukeni edhe më seksi, pra më e prirur për të takuar burra të tjerë.

6. Të rilidhesh me ishin do të thotë të rilidhesh edhe me vjehrrën.

Mund të shkruanim libra të tërë për marëdhëniet nuse-vjehrrë. Që në momentin kur ju u takuat, ajo ju urreu. Sipas të thënave, ju nuk bënit për djalin e saj, ishit shumë linte rastet pa ju kritikuar. Sigu - rit tuaj, ai mohonte kategorikisht : « Ime më ? Ajo të adhuron ! Sa e keqe bëhesh edhe ti ! ». Ai nuk mori kurrë anën tuaj, duke thënë se ishit ju që e tepronit. Atëherë, para se të bini pre e sharmit të tij, thuajini vetes se rilidhja me të do të thotë të rilidhni urat edhe me vjehrrën. Ende hezitoni ? Kujtoni - lat ka vjehrra të këqija. Nëse nuk - In- Law » me Xhenifer Lopez.

7. Të rilidheni me ishin do të thotë ta privoni veten nga një jetë seksuale e kënaqshme

Kujdes, nuk po ju themi se ishi juaj nuk ishte i zoti në shtrat, por të shoqëroheni me dikë tjetër, do të thotë të bëni zbulime të reja. Pozicioni nga pas është i mirë, po pse të kënaqeni me një pozicion seksual, kur mund të eksploroni 69 pozicio- net e kamasutrës ? Përparësia e të qenit beqare është se nuk jeni e detyruar të bëni një lidhje serioze menjëherë, mund të bëni takime jetë fantazitë tuaja. Mbase do t’ju dhembin muskujt, ose mund të zhgënjeheni, por të paktën, do të keni provuar eksperienca të reja. Duke provuar shumë gjëra, gjen atë që të pëlqen më shumë. Kur të keni gjetur perlën e rrallë, do të dini me saktësi si ta drejtoni, t’i thoni se çfarë ju pëlqen...

Kështu pra, nuk keni më jus krahët e ishit. Megjithatë, nëse jeni e bindur se jeni bërë për të qenë së bashku, mos lini askënd t’ju diktojë të kundërtën. Është e vërtetë se në shumicën e rasteve çiftet ndahen përsëri, por ka edhe përjashtime. Ju takon juve të peshoni pro-të dhe kundra-t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.