Pozicioni më i keq për seksin

Intervista - - SEKS -

Fakti që burrave u pëlqejnë pothuajse të gjitha pozicionet në seks, nuk do të thotë se e njëjta gjë ndodh edhe me partneret e tyre. Ka pozicione që asaj i pëlqejnë më shumë, të tjera kur që të dy ndjehen në ankth dhe disa që shumica e grave nuk do as t’ia përmendësh me gojë. Nëse pyesni veten se cili është pozicioni më i keq për shumicën e grave, ky nuk është stili nga pas ( i cili vjen i dyti), por ai i kaubojses mbrapsht.

Sipas një ankete të bërë nga revista Shëndeti i Grave me 1100 persona, 39% e grave u përgjigj se pozicioni më i keq është ai kur gruaja ulet sipër burrit, me shpinë të kthyer nga fytyra e tij. Arësyeja është se kështu ajo humbet kontaktin pamor dhe nuk mund të shohë reagimin e tij. Pozicioni që vjen në vend të dytë (i preferuari i burrave), është ai nga pas, me 28%, përsëri për të njëjtën arësye. Sipas një studimi të mëparshëm të revistës britanike ishte treguar se pesë nga pozicionet më popullore seksuale, në realitet nuk u sillnin kënaqësinë e duhur përfaqësueseve të seksit femëror. Për shembull, me pozicionin nga pas burri mund të prekë qafën e mitrës me organin e saj, gjë që mund t’i sjellë gruas më shumë dhimbje sesa kënaqësi. Edhe pozicioni i gruas sipër, që konsiderohet si një nga më të kënaqshmit për gruan, duket se kjo gjë nuk është e vërtetë. “Për shkak të përkuljes natyrale të penisit, me pozicionin në fjalë ka shumë gjasa që të mos stimulohet mjaftueshëm klitorisi i gruas”, shpjegon doktoresha dhe shkrimtarja Xhen Landa. Të rejat duket se nuk janë të mira edhe për pozicionin më klasik në seks. Siç e ka përmendur në artikullin e saj gjinekologia Sara Gotfrid “problemi me pozicionin e misionerit është se, në shumicën e rasteve, organi mashkullor nuk stimulon si duhet pikat e duhura brenda vaginës së femrës. Kjo përbën problem që zakonisht prek çiftet, në të cilat madhësia e penisit është nën mesataren”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.