Poezia juaj... Babait për ditëlindje

Intervista - - POEZI -

E unë,që e di se nuk t’i them te gjitha, e dua kët’ çast lumturie sa një jetë, në heshtje të prita, në zemër të kisha dhe pse ti larguar për shumë e shumë vjet. Ndaj, hapat nxitoj t’kap të parin urban, nuk shkon...ti e vetme të presësh aty, vajtueshëm urbani, ecën rënd, ngadalë, ngarkuar me mallin për ty.

Ky mall, që mban imazhin tënd në mendje, ankthi i padurimtë të shoh buzëqeshjen tënde thërret brenda meje:Ti prit dhe pak,mos ik! Mbërrij ne stacion ashtu si pa kuptuar, dhe pse rrugë e mallit ishte vite larg, çaj nxitimthi turmën, per t›mos u vonuar. Ja,erdha!Me prit!Rruga qe e gjate. Në çast u pamë, u fshinë mes nesh dekadat, dielli u fsheh prej dritës së syve të tu, ti-sorkadhe e lehtë, drejt meje i hedh hapat, une-pothuaj shtangur, porsi somnambul... ndërsa ecim trotuareve, lagur me shi... Sa dimra pa ty?...Në çast i harrova, mjaftonte kjo mbrëmje, me mua ishe ti. Më mjaftonte zëri i yt,ndërsa e dëgjoja, sytë e tu plot, natën ma bënë ditë. Oh,buzët e tua...! T’i puthja,sa doja...! Për zjarrin e këtij muzgu mashtrova perënditë. Ndaj,kur u ndamë,e ruajta këtë zjarr, e mora me vete dhe aromen tënde... Sa herë për ty malli të më marrë, unë risjell të fresket kujtimet e asaj mbrëmjeje.

ASTRIT LULAJ

Unë vetë e kuptoj , pohoj që kam ndryshuar dhe si më parë nuk të dëgjoj unë ty. Kur isha e vogël kurrë s’kam rebeluar dhe fjalen kurrë s’ta kam bërë dy. Tani në duel mendimesh dalim herë pas here ka raste që shfryjmë dhe ndahemi zemëruar. Një herë në kaq kohë biem dhe dakord një herë në kaq kohë pe duhet lëshuar ! Po natyra ka rregull të pashkruar njerëzit duhen kur janë në largësi sa herë më merr malli, e sa herë t’kujtoj pendohem, dhe them,- Bab’ , s’ka burrë si ti.

AURORA CELIKU MINGA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.