Grimca shpirti

Intervista - - POEZI -

Katër mure dhe një orë Orendi, pa shpirt të ftohta. E gjithë bota në një dorë Sa ky grushti im, gjithë bota ! Sot çdo gjë më duket pak Dy cigare, një çakmak Kjo është bota ime, sonte ! Transmeton hëna ca fjalë Kur e sheh ashtu të mugët . Hapin zemrën dalëngadalë E bëjnë shpirtin të marr rrugët . Përsëri erdhe ‘paftuar Shkele dhunshëm dhe njëherë. Unë kam rrugë për të përshkuar Tok me shpirtin, pasagjerë ! Katër mure të rrënuar Një kujtim ndër shumë kujtime Njëkalimshe e detyruar E vetmja udhë në botën time ! Ndaj asgjë nuk ka më jetë Dhe pse dhimbjen ndjej në eshtër. Këtu asgjë s’është e vërtetë Katër mure, një gënjeshtër !

BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.