Pyetjet e reja

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

Të dashur miq të gazetës Intervista. Unë që po ju shkruaj jam një nënë 65 vjeçe. Po ju tregoj hallin tim që për shumë njerëz mund të duket si i pabesueshëm. Unë jetoj më vajzën time sepse burri më ka vdekur dhe djalë nuk kam. Vajza ka një fëmijë të vogël 6 vjeç dhe është e divorcuar. Mua me mbajti vetëm për t’u kujdesur për fëmijën por më trajton shumë keq. Vetëm shpirti im e di se çfarë po heq. Kur më vdiq burri ajo ishte 11 vjeçe dhe e rrita me vuajtje dhe mundime por ma shpërblen me të keq. Është mosmirënjohëse, më fyen dhe më qëllon me ç’të ketë në dorë. Trupi im është gjithë kohës vula- vula, më gjuan me takat e këpucëve në fytyrë, vetëm Zoti i madh e di se çfarë po heq unë. Sherret e saj janë të përditshme. Mos më paragjykoni sepse mund edhe të mendoni se jam unë shkaktare, por nuk është e vërtetë. Kur i sëmuret fëmija ajo fillon e më bërtet më shan, baxhellë, fshatare, plakë e shëmtuar, lavire dhe kur është fëmija më temperaturë unë gjithë natën në këmbë ajo gjumë e prap unë e e keqe. Unë fëmijën ia mbaj shumë mirëdhe ai rritet për bukuri. Kur acarohet ndonjëherë më merr rrobat dhe mi hedh nëpër shkallë. O fëmijë, o nipër dhe mbesa, po vuaj shumë. Ju lutem më jepni një mendim, një ngushëllim, mendimet tuaja do jenë ilaçi im. Zoti ju bekoftë ju që do më kushtoni pak vëmndje. Me respekt, nënë Fatime.

Nuk paske pasur fëmijë, zonjë! Mund të quhet ç’të duam jot bijë, po vetëm njeri që nuk është! Nuk ja ke borxh T’i mbash fëmijën sado nipi yt të jetë. Shiko punën tënde, rri në shtëpinë tëndë, të jetosh. Ca ditë të bardha, Se çdo nënë e mirë dhe e përkushtuar i meriton. Mos u shqetëso, dil më vete, shëtit, Përfito, dil me shoqet të heqësh mërzinë dhe Zoti ta marrtë hakun. Ndoshta do e kuptoj, ç’të bën ty por i uroj që siç ta ka punuar ty, ia punoftë djali i saj 1 milion fish. Zoti të ruajtë e të bekoftë, kurajo. Anisa Nisa

Unë jam 63 vjeç dhe të them se kur ti i flet shqip dhe ajo ta kthen arabisht nuk ka si të merresh vesh. Vuri kufirin tek gorica. Një jetë ke bëje. Më vonë do shohësh lotë krokodili mos të të vijë keq se krokodili të ha të gjallë. Ne në gjuhën tonë arrëmëneshti themi : “Nu ti arrëdi ku allantu kë u sës da di buxë”( mos u tall me hallin e tjetrit se do të ndodhë edhe ty). Ajo kujton se je si ajo dhe ato që thotë i ka për vete. Ik të shpëtosh. Bëje zemrën gur. Kurajo! Vasili

Më vjen keq po vajza juaj ka probleme me mendjen. Çoje vizitoje ose përzeje nga shtëpia. Sa gjynah, më mirë kishe bërë një dru e ishe ngroh sesa atë bishë që ke në shtëpi Stela

Do të them unë diçka. Nëna ime. ishte aq e sëmurë edhe bëhesh aq pis nëpër fytyrë edhe unë nuk e kisha problem t’a puthja, ta merrja në krahë, ta përqafoja apo ta laja. Nëna është dashuria me e çmuar për çdo njeri, ashtu edhe fëmija . Por na rastin tuaj moj nënë qenka fati kundra. Nëse nuk ke njeri të të përkrahë, me keqardhje them, por duhet të shkosh në azil. Tatjana

Vajza jote moj nënë qënka mosmirënjohëse, edhe Zoti e ka bërë gabimisht nënë kur nuk përgjigjet as për fëmijën e saj. Esmeralda

Eeeee, po denoncoje mi të keqen, se ajo pale si e ka hallin me ndonjë rrugaç andej rrugëve e vjen e të zbrazet ty dhe mos e quaj vajzë tënden se po të jetë e tille nuk do sillet ashtu. Më vjen keq shumë për ty , unë vetëm ta kisha e ta shikoja e ta përkëdhelja e jo ta qëlloja. Zoti ia shpërbleftë e ia ktheftë në shpirtin e saj..! Jola

Po thua vajza ime! Vështirë ta besojë njeri edhe pse e ke lind ti nuk mund të quhet bija jote me këto veprime. Pas gjithë atyre vuajtjeve që ke hequr për t’a rrit të ta shpërblejë në këtë mënyrë. Ik jeto më mirë vetëm disa kohë, do shohësh se do vij të të lutet që të kthehesh. Niko

E nderuar nëna Fatime, sapo e lexova postimin tënd dhe po më vjen shumë keq për fatkeqësinë tënde. Me sa kuptova unë ty po të kërcënohen të drejtat njerëzore si dhe po ushtrohesh me dhunë fizike për këe arsye ju keni rrugëzgjidhje mund ta denoncosh në policinë e shtetit për faktin që ushtrohesh nga dhuna dhe të kërkosh urdhër mbrojtje. Duhet ta vesh në dijeni dhe vajzën tuaj që do bësh një gjë të tillë pastaj do shikosh si do reagojë vajza juaj. Në rast se do vazhdojë e njëjta gjë, kërko largimin e saj të menjëhershëm nga shtëpia juaj. Faleminderit! Luani

të të hajë kokën. Laureta Përzeje vajzën. Jani E lexova këtë histori kaq dhimbshme të nënë Fatimes. Më erdhi vërtet shumë keq . Po kjo vajza jote mos ka pirë gjë kokainë se për mua kjo ka një problem madhor. Ose ka pir drogë ose ka probleme psikike. Nëna është nënë dhe askush në botë nuk e zë vendin e saj.

Një këshillë nëna Fatime, largohu nga goca shko në azil. Atje të siguroj që do jesh 100 herë më mire se me vajzën. Të uroj shëndet! Elvisi

- A kanë të drejtë kritikët e Bashës brenda Pd- së që kërkojnë pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje?

-Ç’mendim keni për shprehjen “Dorën që se kafshon dot puthe”?

- Çfarë mund ta bëjë çadrën të mbyllet?

- Nëse shikoni kosha plehrash rrugës dhe janë bosh, ndërsa mbeturinat gjenden përtokë, kush e ka fajin këtu, shoqëria apo bashkia?

- Në Shqipëri ka shumë aksidente për popullsinë e reduktuar që ka. Pse mendoni se ndodhin?

- Kam parë që shumë çifte kërkojnë të kenë edhe një të tretë në mesin e tyre. S’e kuptoj, kjo gjë është emancipim apo degjenerim? Jam e tmerruar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.