Pyetje për instruktorin Më ndihmon palestra për shtyllën kurrizore?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

ORGAN GJENITAL E nderuar astrologe! Kam parë një ëndërr të çuditshme që më ka bërë shumë merak. Doja të kryeja marrëdhënie me nusen dhe unë isha i zhveshur, ndërsa nusja jo. Ajo mbante në dorë një organ mashkulli dhe unë e shikoja. Ju lutem, më jepni një shpjegim: Ç’kuptim ka kjo? Ju falënderoj. Drini

në një moment kur ju nuk jeni i ndërgjegjshëm. Kjo ëndërr nuk ka ndonjë shpjegim tjetër dhe nuk është parashikuese. Është më se normale të shihni ëndrra të tilla. Qofshi mirë dhe beni sa me shume seks me gruan! DEMA Shoh në ëndërr shpesh dema që turren të më vrasin. Di që dikush që më donte para 10 vjeteve është i shenjës së Demit. Mos më do akoma ai djalë? Atëhere më donte shumë, kurse unë jo. Mos jam e dashuruar me të? Ç’do të thotë kjo ëndërr? Me respekt, Edja, Athinë.

E nderuar Edja! Ëndrra juaj s’ka fare lidhje me ish-të dashurin tuaj. Demi simbolizon karakterin tuaj. Ju jeni një person shumë energjik dhe shpeshherë nuk e kontrolloni veten. Por, krahas kësaj, keni një aftësi të jashtëzakonshme për të arritur ato çfarë dëshironi. Përsa i përket faktit që i shihni demat duke ju ndjekur... Kjo do të thotë që jeni po ju vetë që e qortoni veten herë pas here për veprimet tuaja. UNAZA Jam një vajzë 33 vjeçe. Rreth orës 5 të mëngjesit kam parë në ëndërr sikur kisha dy unaza me gurë të çmuar. Njëra ishte me 5 gurë dhe e kisha në gishtin e unazës.

E dashur lexuese! Ëndrra paralajmëron ngjarje të këndshme që do t’ju gëzojnë shumë. Mjafton që ju t’ua dini vleren këtyre të mirave që do ju vijnë dhe jeta juaj do marrë një rrjedhë të bukur që as ju vetë s’e prisnit. GURË TË ÇMUAR Jam një vajzë 35 vjeçe. Para 2 muajsh ka ndërruar jetë tezja, por dy ditë para se të vdiste, unë pashë në ëndërr (nuk jam e sigurtë, isha apo jo në gjumë) sikur më zgjati dorën e më dhuroi ca gurë që shkëlqenin. Ajo më tha: “Të keqen, mos ia trego askujt”. Ajo ka qenë 80 vjeçe. Unë vetë, si person, jam e dashur e tepër e dhimbsur. Ju faleminderit.

E nderuar 35 vjeçare! Së pari, ngushëllimet tona. Ëndrra tregon që një person i pjekur e shumë i dashur për ju do ju japë ca këshilla ose ju i keni marrë këto këshilla pikërisht nga tezja juaj. Gjithsesi, këto këshilla ju duhet t’i vini në zbatim dhe të mos ia tregoni askujt. Pra, gurët që ju ka dhuruar tezja në ëndërr janë pikërisht këshilla me vlerë, të marra nga një person i përzemërt dhe shumë i pjekur. Detyra juaj është që t’i zbatoni ato në jetën tuaj dhe të ngelen po te ju. Në të ardhmen, do të shihni frytet e tyre. DALIN ËNDRRAT SIÇ I SHOH Jam Luani, 40 vjeç. Ju përgëzoj paraprakisht për shpjegimet tuaja. Unë s’kam besuar kurrë tek ëndrrat parashikuese, por që nga vjet, u bënë dy raste që më imponojnë për t’u besuar. Kam parë dy ëndrra që përkojnë me realitetin në një mënyrë të përsosur. Më dalin thuajse ashtu siç i shoh. Si ka mundësi?

I nderuar zotëri! Faleminderit për ato çfarë na kishit shkruar. Duhet të dini që shumë njerëz kanë aftësi të pandërgjegjshme parashikuese, edhe pse nuk besojnë tek ëndrrat. Edhe ju bëni pjesë te këta njerëz. Kjo aftësi ju shfaqet në ëndërr dhe ju paralajmëron për ato çfarë do t’ju ndodhin në realitet. Gjithsesi, unë mendoj se ëndrra të tilla paralajmëruese i shihni vetëm në lidhje me njerëzit apo ndonjë problem tuajin që ju e mendoni shumë në realitet.

Instruktor Skerdi, përshëndetje. Jam 33 vjeçe dhe pas një dhimbjeje në kurriz u vizitova dhe dola që kisha shtrembërim të shtyllës kurrizore. Pas një terapie me seanca masazhi më këshilluan që të nisja palestrën por unë ende ndjej dobësi. A më ndihmon palestra realisht dhe çfarë ushtrimesh duhet të bëj që të ndihmoj sa më shpejt në heqjen e dhimbjes por edhe për drejtimin sadopak të shtyllës kurrizore? Të

përshëndes dhe jam në pritje të përgjigjes tënde!

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228 – Përshëndetje, ke bërë shumë mirë që je kujdesur për veten dhe vazhdon ta bësh.Për më tepër je diagnostikuar dhe trajtuar profesionalisht.

Tani është moment i duhur për të bërë një hap me përpara për rikuperimin tënd të plotë.

Ti duhet të dish që ne kemi muskuj dhe kocka që na mundësojnë lëvizjen. Muskujt janë stabilizatori dinamik, që do të thotë që ato bëjnë të mundur lëvizjen tonë dhe nëse ti do forcosh muskujt përkatës të kolonës vertebrale, ato do të vijnë në ndihmë ty për të mos ndjer dhimbje edhe debolesë. e ndjesh pak të renduar kolonën por është normale sepse do i japësh ngarkesë dhe rikuperimi është me i avashtë. ushtrime toke e shtirë përmbys. Janë ushtrime të ndimojnë në to dy muajve kryesor të kolonës ( longisimus strunci). Tek palestra ku do ushtrohesh, do t’i bësh të ditur instruktorit problemin që ke edhe ai do të ndihmojë. Duhet ti kushtosh një rëndësi të veçantë edhe ushqimit, të jetë - mina. Të duhet me patjetër të përdorësh vitamin B12 edhe vaj peshku. Të vijnë në ndihmë për t’u rikuperurar sa më shpejt. Të uroj të vish në formë sa më shpejt. Në këtë shkrim i jam referuar në vija të përgjithshme problemit që keni ju dhe do doja që ju të përkushtoheni dhe të rikuperoheni plotësisht.

Përshëndetje redaksia e gazetës Intervista. Para disa ditësh pashë një postim në faqen e facebook të restorantit “Il Tipico” nga i cili ju merrni recetat dhe më ngelën sytë tek një tavë që kishte karkaleca në kripë, në mos gaboj. Ju lutem, a mund të pyesni nëse mund ta gatuajmë në shtëpi atë pjatë dhe nëse po si gatuhet? Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj. Ilda Shkodër.

Përgjigjet Ledio Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- E dashur Ilda, redaksia e solli interesimin tuaj për pjatën që keni parë të postuar nga restoranti ynë dhe ne të falendërojmë që na ndjek. Karkalecat në kripë janë një pjatë e dytë plotë aromë dhe shumë të shijshme. Për të përgatitur këtë pjatë që mund ta bëni edhe i në shtëpinë tuaj, nevojiten këto përbërës: 500 gr karkaleca 1 kg kripë e trashë Erëza (rozmarinë,da 2 limona erëzat por grini dhe lëkuren e limonit vetëm pjesën e verdhë.Bëni një të prërë në kurrizin e karkalecave dhe me ndihmën e një kunje duke pastruar kështu karkalecat. Përzieni kripën e trashë me lëkurën e grirë të limonit.Në një tavë bëni një shtresë me gjysmën e kripës dhe sipër vendosni aromat e grira.

Shtroni karkalecat dhe sipër mbulojini me kripën që ka mbeturë. Vendosni tavën në furrën nxehur më parë në 220° për 10 minuta dhe jo me shumë pasi ju thahen dhe nuk arrini ti qëroni dot. Shërbejini akoma të nxehta duke i shoqëruar me salca sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.