Si funksionon personaliteti i njeriut?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

përgëzoj për punën kolosale që bëni dhe për afrimitetin që tregoni me lexuesin duke e bërë të gjejë veten në shumë drejtime. Pyetja që kam unë i drejtohet psikologes tuaj. Kam një vajzë xhaxhai që unë e dua si motër, ë më shqetësojë shumë sepse është bërë shumë e paqëndrueshme. Atë që thotë tani nuk e bën pastaj, ose gjysëm ore është mirë pastaj ë ka që bën ashtu, më thotë që nuk e kuptoj. Bën veprime që mua më frikësojnë ëmijë nuk ishte ajo që po bënte të kundërtën pak më parë. Më vjen dhe keq që e shikoj ashtu se ajo ka qenë shumë e mirë. Dyshoj mos ka probleme me personalitetin. Si funksionon personaliteti i njeriut? Një lexuese e rregullt e gazetës.

Lorela Garuli, psikologe, email, lorela_garuli@hotmail. com:- E dashur letërshkruese, unë e lexova atë që ke shkruar dhe më vjen keq që kushërira jote po kalon këtë situatë. Po të bëj një përshkrim sesi funksionon personaliteti, që të arrish të kuptosh edhe vetë se ku qëndron ajo. Të gjitha proceset psikike, siç janë: të perceptuarit, të menduarit, të ndjenjave, të mësuarit, motivimi etj., janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, pra, varen njëra nga tjetra dhe ndikojnë në njëra tjetrën. Individi, duke kaluar nëpër këto procese psikike, gjatë periudhave të ndryshme të jetës, formon veti të caktuara personale. Sikurse të gjitha funksionet psikike, edhe personaliteti e ka bazën biologjike, sepse çdo njeri lind me karakteristika të caktuara të trashëguara. Edhe pse faktorët biologjikë kanë rëndësi të posaçme për zhvillimin e personalitetit, janë vetëm bazë e nevojshme për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Rol vendimtar luajnë faktorët e rrethit, e para se gjithash, faktorët social. Prandaj edhe theksohet se, personaliteti është dukuri, jo vetëm psikologjike, por edhe sociale. Kushtet sociale, sidomos aktivitetet me njerëz, janë të domosdoshme për t’u zhvilluar in- dividualiteti njerëzor në qenien humane, pra në qenien e cila ka karakteristika. Numri i faktorëve, si ndikim në bazën e dhënë biologjike për formimin e cilësive të personalitetit, është mjaft i madh si: ambienti dhe kushtet familjare (në të cilat rritet fëmija), shkolla, moshatarët, mësuesi, të njohurit, organizatat dhe shoqëria, në të cilat ai është anëtar, dhe roli bashkëshortësia dhe marrëdhëniet bashkëshortore, profesioni dhe suksesi në këtë profesion, pozita sociale, kultura në të cilën rritet dhe jeton, sistemi shoqëror i bashkësisë etj. Në studimet e shumta rezultojnë, se edhe roli i historisë, kushtet e veçanta të zhvillimit, tradita, zakonet e doket e një shoqërie, paraqesin faktor të rëndësishëm në formimin e personalitetit. Gjithë kjo hyrje e gjatë dhe e hollësishme nuk është gjë tjetër, veçse shërben për të kuptuar që personaliteti është një mekanizëm njerëzor shumë dinamik për të folur dhe gjykuar për të, është e vështirë nxjerrja e përfundimeve.

Përtej faktorëve që ndikojnë në formimin e personalitetit, si rrjedhojë e shkaqeve të ndryshme, në rrethana të caktuara të jetës shumë individë shfaqin luhatje, sjellje të papërshtatshme, shmangie nga detyrat dhe përgjegjësitë e jetës së përditshme, diskomfort personal, corganizime të mënyrës së të menduarit e me radhë. Këto janë rastet e çrregullimeve të personalitetit, ku sigurisht diagnostikimi i tyre është një proces i gjatë, që kërkon përmbushjen e disa kritereve dhe kohëzgjatjes në kohë. Megjithatë, rasti për të cilin ti tregon mund të bëjë pjesë tek të humorit, në të cilat individi ka periudha gjendjeje hiperaktive, ndërsa më pas faza depresive. Individët që vuajnë prej një crregullimi të tillë kanë periudha energjie të madhe, pjesëmarrje në aktivitete me rrezikshmëri të lartë, shfaqin ekzaltim dhe irritim. Më pas ata bien në një gjendje apa asgjë dhe u duket se asgjë nuk ka kuptim, përfshirë dhe jeta e tyre ose e kundërta, janë hiperaktivë, qeshin, qajnë, nuk dinë se çfarë duan apo ndjejnë. Është e vështirë që kjo situatë të kalojë dhe të përmirësohet vetë pa ndihmën e një profesionisti, pasi rreziku i këtyre personave mund të jetë i lartë, si për jetën e atyre ashtu dhe për të të tjerëve që i rrethojnë. Kjo ndodh në rastet kur crregullimi mund të jetë shumë i ashpër dhe individi në fjalë nuk është i vetëdijshëm për situatën e vet dhe kur humbin ndërveprimin e ndërgjegjshëm me botën e vet. Gjithsesi, të gjitha sa u shjeguan janë një tablo e për vendoset pas konsultës me profesionistin përkatës.

Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka zhvillimi i drejtë i cilësive të personalitetit të individit, si institucionet, ashtu dhe ne si anëtarë të shoqërisë duhet të angazhohemi seriozisht në këtë drejtim, duke i harruar kornizat e ngushta egocentrike dhe duke kontribuar në ngritjen dhe rritjen e vetëdijes kolektive, që shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm, në mos më shumë, për mirëqënien e një kombi, sepse shpesh stigma, etiketimi dhe diskriminimi vret më shumë sesa vetë çrregullimi!Uroj të kem ndihmuar sadopak dhe uroj edhe më të mirën për vajzën e xhaxhait.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.