Edi Rama ngjan me Nolin

Intervista - - POLITIKË -

- Në këto 400 “Debate” çfarë do kujtoni gjithmonë pozitivisht?

- Për mua çdo puntatë ka rëndësinë dhe vlerën e saj dhe unë çdo puntatë e përgatis me të njëjtin përkushtim dhe dëshirë. Por, ama, mes tyre janë disa që kanë patur më shumë impakt për shkak të personazhit që ka qenë në studio, për shkak të temës që kam trajtuar dhe për shkak të materialeve të veçanta dhe ekskluzive të insertit. Këto janë edhe tre shtyllat që unë e mbështes emisionin tim. Për nga galeria e personazheve mendoj dhe besoj se janë këta personazhe që kanë ngjallur më shumë interes: Ismail Kadare, kardinali Ernest Troshani, vajza e Eqrem bej Vlorës, Ajnishah Vlora, djali i Mehmet Shehut, Skënder Shehu, biznesmeni Ekrem Bardha, vajza e Ali Këlcyrës, Hëna Këlcyra, e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, djali i vëllait të Ahmet Zogut, Skënder Zogu, sopranoja Ermonela Jaho, akademiku Artan Fuga, historiani amerikan Bernd Fisher, Agim Krajka, Enver Shëngjergji e të tjerë. Nga poltiikanët doja të veçoja ata më të rëndësishmit që drejtojnë mazhoracën e tjera si Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj etj

- Si operoni ju me analistët? Si i përzgjidhni ata dhe përse?

- Një nga elementët e rëndsishëm të emisionit janë analistët. Unë e kam thënë shpesh që në studion e emisionit “Debati në Channel One” analistët e ftuar janë ata që nuk bëjën xhiro në ekranet e tjera. E di që kjo është më e vështira dhe një thyerje e skemës së vjetër, por për mua kjo më vlen më shumë se sa një grup analistësh që bredhin studio më studio a thua se ata dhe vetëm ata janë të vetmit që bëjnë opinionin në Shqipëri. Analistët Apollon Baçe, Kosta Barjaba, Plator Nesturi, Romeo Hanxhari, Edison Kurani, Hajro Limaj, Fatjona Mejdini, Luan laze, Basir Çollaku, Nebil Çika, Ermira Causholli, Isuf Kurtaj e të tjerë si dhe një grup gazetarësh nga më të spikaturit në vend janë bensikët e emisionit tim që janë të ftuar dhe shkojnë ose rrallë ose fare në studio e emisioneve të tjera. Imagjoni sikur Fareed Zakaria, drejtori i “Newsweek” që është edhe anlist te CNN, ta shikonim të hënën te CNN, të martën te BBC, të mërkurën te Fox News, të enjten te CBS, të premten te CNBS, dhe të shtunën vetë Fareed Zakaria të kishte një emision të tijin në të cilon të kishte të ftuari moderatorët që e kishin ftuar gjatë gjithë javës. Kjo nuk është profesionale.

-Çfarë është “Debat” për Roland Qafokun?

- Për mua është një nga projektet më intersante në karrierën time. Pasi drejtova katër instituicione mediatike duke qend drejtues i informacionit në TV Koha, drejtues i gazetës Panorama, drejtues i gazetës Tirana Observer dhe drejtues i informacionit në “Ora Neës” impenjimi im është realizmi i emisionit poltiko-shoqëror News, më pas në televizionin “Planet” dhe që nga 17 janari 2013 në “Channel One”. Me e rëndësishmja nga të gjitha është se unë bëj atë punë që më pëlqen dhe të gjitha bateritë, impenjimin tim etj i kam të konvergjuar këtu. Shumë vetë më pyesin përse kam zgjedhur këtë televizion kur mund të kisha mundësi në televizione më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm. Përgjigja ime është se kjo është një kem me parimin se bilanci më i mirë është se sa profesionalizëm i jap unë televizionit. Unë ndjehem mirë tek ata dhe kam bashkëpunimin korrekt të presidentit Ylli Ndroqi të cilën e falenderoj për me të cilin unë punoj.

- Sa është shikueshëmria e emisionit tuaj dhe si e krahasoni me të tjerët?

- Sot shikueshëmria nuk ka më matjen e vjetër tradicionale. Çdo mëngjes falenderoj Mark Zuckerberg për shpikjen e tij Facebook dhe të gjithë shpikësit e rrjeve të tjera sociale për mundësin që më kanë dhënë. Sot ekrani po e humb shikueshmërinë klasike dhe traditën e vjetër sipas të cilës ai të zgjidhte dhe të detyronte si shikues ta shikoje sipas orareve të tij. Ndërsa sot je ti si shikues që zgjedh kur dhe ku do ta shikosh një program. Në këtë mënyrë për mua facebook, tëitter, youtube e të tjera janë oqeani im për shikueshmërinë. Janë disa emisione që kanë kaluar shikueshmërinë me 200 mijë shikime në youtube dhe mesatarja e shikueshmërisë është vetëm në rritje. Janë me vlerë edhe matjet me çipa, por kur shikoj fjala vjen që një nga emisionet e fundit për vrasjene e komisar Artan Cuku janë afro 14 mijë shikues në pak javë, për mua kjo është matja më e mirë me shifrat më të miura.

-E shikoni veten në një format tjetër televiziv?

-Pyetja është shumë intersante dhe po ju them nuk mund të bëj ndonjë gjë tjetër që nuk lidhet me gazetarinë, ADN-ja ime është gazetaria dhe nuk e kuptoj dot asnjë projekt që nuk lidhet me këtë. Më shkaktojnë habi dhe nënqeshje kur shikoj aktorë drame apo komedish që bëjnë gazetarin dhe gazetarë që bëjnë aktorin. Profesioni i gazetarit është një oqean mundësish për ta ushtruar dhe nuk ke nevojë të aktrosh as si një aktor ka plot mundësi ta ushtrojë profesionin e vet dhe jo të luajë shëmtueshmë gazetarin. Nuk është profesionalizëm që dikush papritur ta vetëshpallet gazetar dhe duke ftuar një shok, mik apo dikë që i mbush mendjen mund të realizojë një emision. Po të ishte kaq e lehtë,,,

-A ju ka ndodhur që në moment të fundit një i ftuar t’iu lajmërojë që nuk mundi të vinte dot? Nëse po si e keni zgjidhur situatën?

- Poooo. Nuk besoj se nuk i ka ndodhur kujt e kundërta. Ka plot politikanë dhe gazetarë që janë të përgjegjshëm dhe mjaft korrektë. Këtë ata e kanë jo vetëm me mua por edhe në jetën e tyre të përditshme. Por ka edhe politikanë dhe personazhe të tjerqë korrektësinë e kanë një cilësi që nuk ka lidhje me ta. Shikoj me keqardhje karakter, korrektësi, drejtësi, parim e moral dhe ky është sinonim tipik i mungesës së korrektësisë. A vlen ky deputet partisë së vet që aderon? Jam i bindur që kryetari që e ka vënë dhe e vë në listën për deputet i duhet për ndonjë punë tjetër se për vlerë morale dhe shoqërore nuk e besoj kurrë.

- A ka xhelozi dhe smirë mes ju gazetarëve që drejtoni emisione politike?

- Ka që çke me të. Por te disa njerëzorë dhe te disa si sëmundje cmireje negative që i gërryen të shkretët. Harrojnë se çfarëdo të bëjmë janë shikuesit ata që na vlerësojnë. Jemi shumë të vegjël përpara shikuesëve.

- Ju jeni autori i librit “Historia e 33 kryeministrave të Shqiprisë”. Duke qenë si i njihni kryeministrat ku e rendisni Edi Ramën?

- Edi Rama më ngjason shumë me Fan Nolin. Fan Nolin kryeministër, jo Fan Nolin poet, shkrimtar, isntrumentist, përkthyes, studiues etj. Kishte pritshmëri shumë të madhe, por pati dështime shumë të mëdha. Për hir të vërtetës gjatë këtyre katër viteve janë bërë reforma të mëdha që unë personalisht i kam mbështeteur. Ka bërë edhe punë të mëdha që edhe ato i kam mbështetur siç kam mbëshetur çdo punë të mirë të çdo qeverie. Por në këto 4 vjet nuk u realizuan disa premtime që sot e bëjnë bilancin jo pozitiv dhe Edi Rama vazhdon të deklarojë se fajin e ka Saliu. Shqiptarët votuan Edi Ramën për kryeministër nuk votuan fajin e Saliut. Ekonomia nuk është në parametrat e duhur, ka mungesë transparence në realizimin e shumë projekteve të qeverisë, masivizimi i kanabsit është një rrezik kombëtar, dhe servilizmi ndaj kryetarit Rama dhe njëkohësisht arroganca ndaj publikut është bërë një sport mjaft tërheqës brenda mazhorancës. Mjaftojnë këto për ta renditur qeverinë Rama si ajo e Fan Nolit i cili punën e parë që bëri kur hyri në zyrë ishte nisja e përkthimeve të Rubairave, ndërsa Rama bërja e pikturave në mur.

- Ju jeni edhe pedagog. Ku e gjeni veten më mirë, në “Debat” në studio apo në debat me studentët?

- Janë dy gjëra aq të ngjashme e aq të pangjashme njëkohësisht . Në një farë mënyrë studioja e emisionit është një uditor ku unë komunikoj me të ftuarit dhe audori në jap leksion. Por janë edhe të pan- gjashme se në leksion nuk mund të bëj moderatorin, por një gazetar që përvojën e vet e jep për studentët. Por për mua studentët janë auditori më cilësor dhe më i pakompleksuar. Ata janë të sinsertë, të shpenguar nuk janë asnjë interes dhe atë që e thonë e shprehin se ashtu e mendojnë dhe nuk ua dikton kush. Më vjen mirë që në fakultetin e gazetarisë prurjet në këto 9 vjet që unë jap mësim aty kanë ardhur në rritje për sa i përket cilësisë.

- Sa e vështirë është për një gazetar, pedagog, si ju që t’i përkushtohet miqëve dhe familjes?

- I zoti është ai që i bën të gji nuk e lë puna t’i përkushtiohet, jam i bindur që ankohet edhe në punë që nuk e lë familja të punojë sa duhet. Prandaj zotësia në jetë është që njeriu të dojë familjen t’i përkushtohet asaj, por edhe të punojë për të siguruar të mirat material në mënyë që të ndihmojë familjet ti ketë ato.

-Ju keni pasur shumë politikanë në studion tuaj, çfarë mendoni se nuk do ndryshojë te zgjedhjet këtë vit?

- Janë zgjedhjet më të shpifura që kam kaluar ndonëherë si gazetar. Për afro 15 vjet shumica e shqiptarëve mendonin se kishin të drejtë se e keqja e këtij vendi ishin Fatos Nano dhe Sali Beriasha dhe se me largimin e tyre nga politika dhe me zëvendësimin e tyre me dy politikanë të rinj të brezit të ri Shqipëria do shpëtonte një herë e përgjithmonë. Fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu. Edi Rama dhe Lulzim Basha dhe PS dhe PD vazhdojnë të qendorjnë si dy kulla vend dhe në 27 vjet në vend që të ecte përpara ka ecur prapa. I kujt është faji? Nëse pyet Edi Ramën faji është I Lulzim Bashës. Nëse pyet Lulzim Bashën faji është i Edi Ramës. U them të dyve: ore zotërinj a nuk e kuptoni si njëri dhe tjetrri që po e lodhni këtë vend edhe më shumë se sherret mes Fatos Nanos dhe Sali Berishën dhe ata tashmë në histori vlerësohen më pozitivë se ju? Kjo është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë.

-Në mbyllje të kësaj interviste cila është ajo gjë do doje të thoje për lexuesit e gazetës Intervista?

- Që në numrat e parë që ka dalë gazeta Intervista ka qenë e vecantë. Nga vetë emri ajo ishte ndryshe nga të tjerat dhe kultivoi një zhanër që unë vetë e kam më shumë për zemër se zhanret e tjerë. Në këtë kohë tallazesh ekonomikë, por edhe ndryshime teknologjikë Intervista ka arritur t’ia dalë duke qendruar fort në treg. Një gazetë e specializuar për intervistën prej të cilës kanë dalë mijëra e mijë lajme. Çdokush do të donte të intervistohej nga gazeta Intervista. Unë ju uroj jetë sa më të gjatë sepse ajo tashmë e ka bërë historinë e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.