Si funksionon biznesi i makinave të përdorura në Shqipëri?

Intervista - - SPECIALE -

Fabjola Kuburi:- Një prezantim për lexuesit ku ndodhet “Automix Tirana” dhe cila është veprimtaria e tij?

Jetmir Hysa:- Automix ndodhet në rrugën Qemal Stafa 200 metra mbi Shkollën e Kuqe. Veprimtaria kryesore është shitje makinash të përdorura të markave të ndryshme si: Toyota, BMË, Volksëagen, Audi, Fiat, Citroen, Opel, Ford, Honda, Volvo etj me çmime të arsyeshme dhe të pranueshme nga tregu që variojnë nga 2000 mijë euro deri në 12 mijë euro me tvsh të paguar.

-Shqiptarët deri në ditët e sotme kanë shijuar cilësitë e makinave të përdorura me çmim të favorshëm ju si tregtar i këtyre makinave çfarë i favorizoni klientëve?

- Çmime të arsyeshme, servise të kompletuara (shërbime xhenerike, larje tapicerie etj) plus disponibilitet të plotë deri në pajisjen me dokumenta të rregullta pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transporteve. Gadishmëri të plotë për klientin për të kontrolluar makinën para blerjes.

- Çfarë duhet të presin njerëzit kur duan të blejnë një makinë tek ju, çfarë i ofroni?

-Njerëzit normalisht presin maksimumin e mundshëm por fakti është se makinat janë të përdorura dhe jo të reja. Ata presin një gjendje të mirë të makinës, dokumentacion të rregullt dhe të harxhojnë sa më pak para duke patur parasysh gjendjen ekonomike në Shqipëri. Sigurisht kërkojnë edhe që viti i prodhimit i makinës të jetë sa më i ri.

-Në biznesin tuaj ka vetëm makina të përdorura apo dhe të reja? Mund të ketë ndërthurrje mes këtyre të dyjave?

-Në biznesin tim ka vetëm makina të përdorura për arsye tregu. Në Shqipëri janë shumë pak klienta që kanë forcë ekonomike, mundësi për të blerë një makinë të re.

-Unë di që ka tre lloj tregtarësh të këtyre makinave në Shqipëri, ata që janë të lidhur me Gjermani-Hollandën, me Italinë dhe grupi i tretë ata që i blejnë në Shqipëri dhe i shesin po prapë në Shqipëri por me një çmim më të lartë, ju tek cili grup hyni?

-Unë tregtoj makina të përdorura të ardhura kryesisht nga zona e veriut të Italisë (Verona, Padova, Modena, Ferrara, Rreggio Emilia etj). Zona këto të dhe normalisht i bëjnë shërbimet rregullisht makinave. Diferenca me vendet e tjera si Gjermani, Hollandë, Zvicër është: makinat e importuara nga këto vende kanë shumë kalbëzim në llamarinë (kripa që hedhim në asphalt, arsye dëbore dhe ftohtë. Arsyeja tjetër që është edhe më kryesore është sepse këto vende nëse makina ka probleme preferojnë ta mbajnë dhe ma- kinën nuk e shesin lirë për çmim tregu që zakonish tregëtarët kërkojnë.

-Kur blihet një makinë e përdorur kërkohet të kontrollohet besueshmëria e tregtarit si duhet ta kuptojmë me fjalë të tjera?

-Ka një palë të tretë “servis” në bashkëpunim me klientin dhe aty vërtetohet besueshmëria ose jo e tregëtarit.

-Sa ju ndihmojnë rrjetet sociale në suksesin e biznesit tuaj?

-Pa diskutim rrjetet sociale ndihmojnë por më shumë kanë të bëjnë çmimet e ulëta dhe cilësia e makinave. Sigurisht facebook-u dhe rrjetet e tjera sociale ndihmojnë për klientët që janë jashtë Tiranës të cilët para se të vijnë të blejnë një makinë krijojnë një ide duke u bazuar në rrjetet sociale.

- Çfarë makinash shisni më shumë në biznesin tuaj?

-Në Tiranë preferojnë makina të vogla, arsyeja - ngesë parkimi. Mundësisht kërkojnë makina me motor benzinë+gaz, me kambio automatike. Arsyeja është e thjeshtë sepse gazi është më i lirë dhe kryesisht makinat me benzinë kanë më pak difekte se ato me naftë.

-Zakonisht negocioni apo jeni i prerë në çmimet që vini për makinat?

-Negociojmë sigurisht pasi shqiptarëve u pëlqen të bëjnë pazar normalishte dhe unë mundohem t’ia ul çmimin sa më shumë të jetë e mundur dhe aq sa më tolerojnë kostot e makinave. Që të marrësh një makinë nga jashtë ka shumë kosto të cilat janë: transporti, dogana, dokumentacionet përkatëse dhe shërbimet që i bëhen kur vijnë në Shqipëri. Të gjitha këto arrihen me shumë punë për vet faktin se janë makina të përdorura dhe ne si staf mundohemi të bëjmë në gjendje sa më të mirë që klientët të mos kenë probleme gjatë përdorimit për një periudhë të gjatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.