DJ Olsi: Muzikë shqip në mes të Athinës!

Intervista - - SPECIALE -

Jeton në Greqi prej shumë vitesh, dashuron muzikën dhe luan me të. Dj Olsi, bën muzikë me pasion, në klubet më të mëdha në Athinë dhe në këtë intervistë ai vjen të na tregojë sesi u njoh me muzikën, pse u bë DJ dhe a mund të bëhet kushdo DJ. Sa vlerësohet muzika atje, pse do e refuzonte nj ofertë, a ka momente që e lodhin një DJ…? Këto e të tjera na i thotë DJ Olsi.

Fabjola Kuburi:-Nëse ne dëgjojmë emrin e Dj Olsit, me çfarë duhet ta lidhim?

- Dj Olsi është një i apasionuar i muzikës dhe ka 8 vjet që luan si DJ në qëndër të Athinës në shumë klube greke por më shumë shqiptarë. Faktikisht, më duhet ta them këtë që unë suportoj këngëtarët më të mëdhenj që vijnë në Athinë të gjitha rrymave shqip.

-Çfarë të tërhoqi tek puna

-Që i vogël e kisha shumë qejf muzikën. Kur isha në Shqipëri, 15 vjeç shikoja çfarë bënin Dj aty në Shqipëri. Pastaj kur erdha në Athinë i krijova mundësi vetes time dhe atë që doja ta arrija besoj se po e shijoj nga pak pasi është pak e vështirë jashtë vendit tënd të lozësh muzikë shqip në mes të Athinës.

-Ka patur ndonjë moment kur je penduar për zgjedhjen që ke bërë?

-Jo, besoj se muzika është ajo që më frymëzon dhe eci gjithmonë e më përpara

dhe unë besoj se ne që punojmë jashtë dimë disa gjëra ndryshe.

-Cila është muzika që preferohet në këtë periudhë?

-Unë luaj gjithmonë hitet e reja shqiptare dhe te huaja, nga të huajat janë këto hite: reggaeton dance dhe shqiptare e njëjta gjë dance, RnB, pop.

-Çfarë kanë klubet e natës jashtë më shumë se shqiptarët?

-Kanë një përformim të të luajturit, në mënyrë maksimale shpejtësi, ne e quajmë refren,

lozim vetëm refren as 1 minutësh.

-Për çfarë arsye do ta refuzoje një ofertë?

-Nëse nuk do të ishte muzika që unë dashuroj dhe dëgjoj. Ka disa rryma të tjera që unë nuk dua ti luaj.

-A janë klubet një nga vendet ku njerëzit harxhojnë më shumë para?

-Varet sipas dëshirës së tyre por besoj se dhe clubet e natës janë një pjesë e mirë e të argëtuarit dhe miqësisë.

-Në klub shkohet për të gjuajtur apo për të kërcyer?

- Unë do e përmblidhja me një fjalë, në klub shkohet për argëtim dhe të gjitha futen në të.

-A ka mommente që muzika të lodh dhe nuk do doje ta dëgjoje fare?

-Po, ndonjëerë të lodhuin me kërkesa të njëpasnjëshme sikur jemi në dasmë.(Qesh)

- Një DJ, për çfarë i

-Paratë i shpenzoj për veten time, për mirëmbajtje të paisjeve të punës time dhe ndihmoj familjen gjithashtu.

- Dj mund të bëhet kushdo?

-Mund të bëhet kushdo por varet se sa di dhe çfarë di e deri ku mund të arrijë dhe këtu ka aq shumë. Sot dj ose ai që e quan veten Dj, kujton se mjafton të marrësh një laptop e luan muzikë por s’është aq e thjeshtë. Klubet e mëdhaja duan kualitet të lartë. Nuk lejojnë gabime amatore, sidomos me këngëtarët e mëdhenj që luajnë playback, duhet të jesh perfekt.

- ...nëse natën nuk është në punë, çfarë bën?

- Mundohet të gjejë ndonjë këngë të re për diskotekë dh eta punojë ta ketë gati. Domethëenë prap në punë.(Qesh)

- Në fund çfarë do na thuash, ku mund të të gjejnë ata që duan të të kenë në festat e tyre?

- Ç’tju them? Faleminderit për intervistën, faleminderit që promovoni punën tonë dhe ju uroj vetëm suksese. Ata që duan të më kenë në festat e tyre mund të më shkruajnë në facebook DJ OLSi, ose mund të më telefonojnë në 00306949693405. Falemin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.