«Efektet dytësore” të çuditshme të seksit

Intervista - - SEKS -

E qeshura, e qara, teshtima dhe kruajtja janë disa nga “efektet dytësore” të pazakonta që shfaqen pas kryerjes së aktit seksual dhe që shkencëtarët i quajnë me termin “peri-orgazmë”.

Një studim i ri shkencor, i publikuar në revistën Sexual Medicine Revieës vuri në mikroskop këtë fenomen paradoksal të jetës seksuale dhe nxori përfundime shumë interesante. Sipas dy studiuesve që realizuan studimin, Ana Reinert, nga universiteti i Merilendit dhe Xhejms Sajmon nga universiteti Xhorxh Uashington, fenomenet peri-orgazmike pë si “simptoma të pazakonta, subjektive, , apo psikologjike të provuara nga disa individë si përgjigje ndaj arritjes së orgazmës që ndryshojnë nga përgjigjet e zakonshme ose normale pas arritjes së orgazmës”.

Me ndihmën e specialistëve në temat e shëndetit seksual, dy studiuesit në bënë një listë me simptomat peri-orgazmike dhe në vazhdim, me listën si “guidë”, kërkuan për raste të tilla në artikujt shkencorë të bo- tuar.

Përfundimi: Peri-orgazma është diçka krejtësisht reale dhe simptomat e saj paraqesin një shumëllojshmëri të madhe, sepse përfshijnë, ndërmjet të tjerave, edhe shokun (një dobësi të papritur të muskujve), të qarën, pakënaqësinë, dhimbjen në fytyrë dhe/ose në vesh, dhimbjen në shputën e këmbës, dhimbjen e kokës, kruajtjen, të qeshurën, krizën e panikut, teshtimën dhe sindromën e sëmundjes pas-organizme. Dy shkencëtarët shpresojnë që përfundimet e tyre të frymëzojnë edhe studiues të tjerë që të ekzaminojnë më shumë fenomenin e peri-orgazmës, duke hedhur më shumë dritë tek mekanizmat neuro- që i shkaktojnë ato. Alergji ndaj seksit Duket si e pamundur, deri edhe frikësuese, por mund të ndodhë. Disa burra shfaqin në reaksion alergjik menjëherë pasi kanë arritur orgazmën. Kjo quhet Sindroma e Sëmundjes Post-Orgazmike dhe ka simptoma që ngjajnë me ato të gripit. Menjëherë pas ejakulimit, burrat që vuajnë nga kjo sindromë, shfaqin temperaturë, rrufë, dobësi, ngurtësi në kyçe dhe djegie në sy. Simptomat shfaqen afro 20 minuta pas orgazmës dhe mund të zgjasin deri në dy javë. Studiuesit e universitetit të Utrehtit në Hollandë, të cilët morën në studim këtë çrregullim paradoksal, theksuan se kjo lloj sindrome nuk është psikosomatike, por bëhet fjalë për alergjinë që kanë disa burra ndaj vetë spermës së tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.