Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- Çfarë mendimi keni për shprehjen «Dorën që se kafshon dot puthe»?

- Shprehja ka kuptimin që nëse je në situata në disfavorin tënd dhe s’ia del dot me të keq atëherë duhet të bëhesh lajkatar e t’a mbash mirë muhabetin me atë të cilin ke kon Xeni

- Kjo thënie ka kuptimin :”Kujt nuk i’a ha dot kokën me të keq duhet t’ia hash kokën me të mirë”. Sanjela

- Të keqit duhet t’ia sjellësh situatën në mënyrë të tillë që t’ia marrësh respektin me të mirë nëse nuk i’a del dot me të keq. Kristi

- Kjo ka kuptimin që personat që të janë sjellë mirë mos t’ua hedhësh poshtë respektin që të kanë dhënë duke u bërë mosmirënjohës por t’u sillesh me respekt për ndihmën që të kanë dhënë dikur. Joli

- Kush të ka bërë mirë bëji mirë e kush të ka bërë keq ktheja me të njëjtën monedhë. Elona

- Ndonjëherë duhet të durojmë dikë veç për faktin se na ka ndihmuar dikur e s’mund të sillemi keq me atë veç prej këtij fakti. Iris

-Kjo shprehje më kujton thënien tjetër :”As qeni nuk e kafshon dorën që e ushqen”. Me fjalë të tjera mos u sill keq me atë që të ka nxjerrë nga situata të sikletshme në jetë. Ervin

- Respekto e mbaj afër atë që të ka ndihmuar edhe pse ndonjëherë persona të tillë mund të sillen pak keq me ne ne disa situata. Stela

- Mos ji mosmirënjohës me atë të cilin të ka ndenjur pranë kur ke patur nevojë por mbaje pranë e respektoje për atë ndihmë që të ka dhënë në të shkuarën. Geri

- Kjo ka kuptimin që ndonjëherë duhet të durojmë disa njerëz për atë ndihmë që na kanë dhënë në të shkuarën edhe pse s’na pëlqen. Rezi

-Kam parë që shumë çifte kërkojnë të kenë edhe një të tretë në mesin e tyre. Se kuptoj kjo gjë është emancipim apo degjenerim? Jam e tmerruar

-Që të jesh i suksesshëm dhë të kesh punë përditë duhet të menaxhosh kohën mes të dyjave dhe jo ti mbash njëkohësisht. Jetmiri

-Përderisa pranut gay dhe lesbike mos bëni si shenjtorë për një fantazi në shtrat. Përderisa juve nuk ju prek lërini të tjerët të jetojnë jetën e tyre ashtu siç kanë dëshirë. Andi

Arvio- la

-Nuk është degjenerim është evolucion. Martin

-Është degjenerim e pa diskutuar. Elvis

- Ky është emancipim por duhet manaxhuar situata që mos të dal jashtë kontrollit kur ka xhelozi në çift. Ditmir

-Ky është degjenerim pasi kot nuk quhet”çift” pasi është lidhje mes dy personave e jo mes tre personave. Sara

-Mua më duket degjenerim total pasi prish komplet kuptimin e fjalës dashuri por kthehet në degjenerim pasi ndodhin këto marrëdhënie ndërmjet 3 personave. Malvina

-Emancipim është përderisa shumica i pranojnë edhe i praktikojnë. Joni

-Se kuptoj çfarë janë këta njerëz që duan këto gjëra pasi dashuri mund të ketë veç mes dy personave e jo tre. Megi

-Ata që praktikojnë këto gjëra kanë probleme të thek- suara, mungesë dashurie ose nga e ëma ose nga i ati përderisa i praktikojnë dhe e manifestojnë duke krijuar këto lidhje absurde. Sindi

-Këto janë degjenerim i vendit edhe është për të ardhur keq se janë shtuar së tepërmi këta persona me këto kënaqësi të shfrenuara edhe degjeneruese të shoqërisë. Matisa

-Përderisa praktikohen do të thotë që ka pëlqim nga të dy palët e çiftit, ndaj secili të shoh jetën e vet përderisa ata nuk dëmtojnë askënd me kënaqësitë e tyre. Moza

-Më duken shumë degjenerues këta lloj çiftesh se as çift nuk quhen perderisa praktikojnë gjëra të tilla të pështira. Olta

-Deri në momentin që bëhen me konsensus nga dy palët dhe personi i tretë janë në rregull, në momentin që bëhen jashtë dëshirës së të treja palëve aty nuk jam dakort aspak. Joana

-Në Shqipëri ka shumë aksidente për popullsinë e reduktuar që ka. Pse mendoni se ndodhin?

-Ndodhin për shkak të sinjalistikave të cilat mungojnë. Ka shofer që e marrin patentën me mik dhe rrugët janë për të ardhur keq. Elvis

- Këto ndodhin për pasojë të mungesës së kujdesit në timon të drejtuesve të automjeteve. Jugela

- Shkak janë konsumimi i pijeve alkoolike dhe drogërave. Indrit

- Ndodhin nga pakujdesia si nga ana e këmbësorëve dhe nga ana e drejtuesve të automjeteve. Fatmir

- Shkak kryesor janë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve në përgjithësi por dhe nga pakujdesia e këmbësorëve. Denis

-Mendoj se shkak janë pajkujdesia e drejtuesve të automjeteve dhe nga mungesa e sinjalistikës rrugore. Ilia

- Shkak është mungesa e sinjalistikës si dhe rrugët e këqija që ka vendi ynë. Marlind

- Arsyeja kryesore është infrastruktura e keqe rrugore si dhe mungesa e sinjalistikës. Eno

- Sinjalistika e keqe, rrugët e këqija, mungesa e njohurive për sinjalistikën rrugore si dhe kujdesi i ulët i drejtuesve të automjeteve janë shkak kryesor mendoj unë. Jetnor

-Mungesa e përgjesisë së drejtuesve të automjeteve si dhe infrastruktura e dobët rrugore dhe mungesa e sinjalistikës rrugore janë shkak kryesor i aksidenteve në vendin tonë mendoj. Shkelzen

- Ardhja e turistëve dhe mosnjohja e mirë e rrugëve tona si dhe infrastruktura e dobët rrugore janë shkak kryesor i aksidenteve në vendin tonë. Heraldin

-Nëse shikoni kosha plehrash rrugës dhe janë bosh, ndërsa mbeturinat gjenden në tokë, kush e ka fajin këtu shoqëria apo bashkia?

-Po normale që njerëzit e kanë. Nuk kemi për tu bërë ndonjëherë njerëz ne. Duhet të vihen kamera që kush ti hedhi plehrat rrugës të marri një gjobë të mirë e kështu bëhemi njerez. Elvis Llacaj

-Fajin e ka shoqëria e paedukuar me hedhjen e mbeturinave jo në koshat e vendosur nga bashkia, nuk ka faj bashkia. Elsa

- Faj ka dhe bashkia pasi nuk ka kosha në një distancë të caktuar por koshat ndodhen shumë larg nga njëri tjetri ndaj dhe njerëzit i hedhin mbeturinat në tokë. Valbona

- Nuk ka faj bashkia për mungesën e edukatës që kanë qytetaret për t’i hedhur mbeturinat në vendet përkatëse. Xheni

- Ka faj bashkia sepse nuk ka vendosur kosha mjaftueshëm por dhe shoqëria jonë e paedukuar të cilët i hedhin mbeturinat vend e pavend. Miranda

-Fajin më të madh e kanë qytetarët që nuk i hedhin mbeturinat në vendet e caktuara si dhe bashkia e cila nuk ka vendosur kosha mjaftueshëm në çdo zonë e për pasojë qytetarët detyrohen ti hedhin në tokë mbeturinat për mungesë të koshave në atë zonë. Eliza

- Në këtë mes nuk ka faj bashkia por qytetarët të cilët janë të paedukuar e i hedhin mbeturinat vend e pavend mundësisht nga dritaret e banesave të tyre e është për të ardhur turp, mungesa e edukatës që kanë këta qytetarë.

- Fajin e ka bashkia që nuk vendos sanksione për këta ndotës të ambjentit publik të cilët nuk kanë as minimumin e edukatës e i hedhin mbeturinat në mes të rrugës pa të keq fare.

-Fajin kryesor e kanë qytetarët të cilët i hedhin mbeturinat kudo duke ndotur jashtë mase ambjentin publik. Këta duhen sanksionuar me gjoba që të edukohen e t’i hedhin mbeturinat në kosha përndryshe nuk marrin vesh.

- Të dyja palët kanë faj, bashkia se nuk ka vendosur kosha mjaftueshëm e nuk vendos gjoba për këta persona që ndotin ambjentin dhe qytetarët që janë të papërgjegjshëm për dëmin që i shkaktojnë ambjentin ku dhe ata vetë jetojnë.

- Fajin më të madh e kanë qytetarët që akoma nuk janë edukuar që t’i hedhin mbeturinat në kosha. S’ka faj bashkia për mungesën e përgjegjësisë dhe edukatës së qytetarit. Majlinda

-Cili është ushqimi juaj më i preferuar?

-Bukë me djathë dhe domate. Denis

- Ushqim të preferuar dhe që nuk më mërzitet kurre është kallamari dhe oktapodi por edhe karkalecat janë shumë të mirë. Rolanda

- Mua më pëlqen vetëm mishi viçit dhe dhe gjella me domate. Këto janë të preferuarat e mia. Alesja

- Spinaqi, byreku me gjizë, mishi i egër dhe peshku i bërë në zgarë. Klejdi

- Çdo ushqim i gatuar nga të tjeret se vetë jam zero në kuzhinë. Kështu që çfarë të gatuajn preferoj dhe ha. Arvjona

- Kallamare të mbushura, një gotë verë e bardhë, pak meze me djath, domate, ullinj, kripë, gjizë dhe një dopjo raki. Francesk

-Ushqimi im i prefuar është japraku. Vdes për të dhe nuk më mërzitet kurrë. Kristi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.