Motra ime nuk ka besim te vetja...

Intervista - - PSIKOLOGIA PERGJIGJET -

E dashur psikologia jonë, ju përgëzoj për punën e bukur që po bëni. Unë kam një pyetje për ju që në një farë mënyre më shqetëson dhe ky shqetësim ka lidhje me motrën time 21 vjeçare të fejuar dhe studente e mjeksisë. Kohëve të fundit ka pasur probleme thënë ndryshe nga munge ën e kohës është pasive, sikur nuk e tërheq asgjë. Shpesh duket si e lodhur dhe pa disponim, ka probleme me gjumin, nuk ën por ditën. Kur e pyes se çfarë ke ose çfarë më saktë bluan në mendje? Më thotë vuaj nga vetëbesimi i ulët. Shpesh e shoh të shqetësuar

rreth provimeve që nuk mund ti marrë por prapë nuk mëson. Ka 4-5 ditë që nuk bën dush. Unë shpesh e pyes për gjithçka dhe më thotë: ti dëshiron të më sëmurësh mua me pyetjet ënë do shkojmë te psikologu dhe më është përgjigjur se dëshiron të shkojmë. Ka probleme me vjehrrën shpesh dhe ne të gjithë e dim se faji është i vjehrrës. Nuk di se nga mund ti vijn këto gjëra ë vdekjen. Nuk e di më se çfarë të mendoj për të por doja një

Lorela Garuli psikologe, email lorela_garuli@hotmail. com:- Përshëndetje e dashur dhe të falenderoj që na shkruan. Je shumë e qartë në ato që shpjegon. Mesa duket është fjala për një gjendje që i ngjan asaj depresive. Mungesa e kujdesit për veten, që nuk lahet siç ti tregon, gjumi i çrregullt, mungesa e kënaqësisë nga gjërat e zakonshme apo aktivitetet e jetës së përditshme, pasiviteti dhe tërheqja, lodhja e vazhdueshme dhe irritimi që i shkaktojnë pyetjet e tua, pra mungesa e dëshirës për të hyrë në biseda dhe mosangazhimi në raporte sociale, shmangia prej përgjegjësive e detyrave, janë ndër treguesit kryesorë që karakterizojnë jetën e dikujt që mund të jetë duke vuajtur prej depresionit. Megjithatë, ajo që themi përherë vlen dhe për këtë rast; sigurisht që nuk mund të bëhen diagnoza thua, pasi kërkohet një ekzaminim dhe një bisedë më e plotë me motrën tënde nga ana e një profesionisti. Duhet parë historiku i zhvillimit emocional, nëse kjo gjendje ka kohë që është shfaqur, sa të shpeshta janë luhatjet e humorit, nëse ka ndonjë ngjarje apo situatë që i paraprin, nëse ka nën familje ndonjë të afërm apo paraardhës i cili shfaq të njëjtat vështirësi e kështu me radhë. Kjo gjendje mund të vijë nga faktorë të jashtëm mjedisorë, siç është raporti jo i mirë me vjehrrën që ti thua ose mund të ketë një shkak tjetër i cili lidhet me rrethanat e kontekstin e jashtëm por, nga ana tjetër, kjo situatë mund të jetë rrjedhojë e një faktori të brendshëm; do të thotë se mund t’i vijë nga mungesa e hekurit në organizëm, mungesë e cila sjell në mënyrë direkte plogështi, apati dhe pasivitet. Shkaku mund të jetë një faktor që vjen së jashtmi ose së brendshmi ose në rastin më të keq mund të jetë një kombinim i të dy faktorëve. Ajo që mbetet më e rëndësishme është gjetja e rrugëzgjidhjes. Në gjykimin tim është shumë pozitiv fakti që motra jote është dakort të shkojë tek një psikolog, sepse është mëny profesionale për të zgjidhur këtë situatë. Zakonisht, njerëzit kur paraqesin këto vështirësi në këto rrethana nuk pranojnë të shkojnë tek asnjë specialist sepse nuk u intereson as të dalin nga gjendja ku ndodhen, kështu që motivimin e motrës tënde mund ta konsiderosh si një pikë të fortë dhe avantazh në këtë rast. Megjithatë është thelbësore që të nisë trajtimi sa më shpejt, pasi konsulta me psikologun do ta ndihmojë për të kuptuar arsyet e kësaj gjendjeje por mbi të gjitha në përmirësimin e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.