Enver Hoxha:Misteri i një

Intervista - - SPECIALE -

Padyshim që Kamena Vurla është një nga vendet më të bukur të Greqisë. Ndaj banorët e saj janë krenarë e mburren me fshatin, apo qytezën e tyre të vogël. Kur ulesh me ta në kafet e shumta buzë detit, ata nuk mund të rrijnë pa përmendur faktin që “kush nuk ka ardhur këtu, në këtë kafe” dhe të përmendin emrat e kryeministrave, presidentëve, apo njerëzve më të shquar të Greqisë. Vërtet, kur kalon nga Athina në Selanik dhe anasjelltas, sidomos më përpara, kur rruga shkonte buzë detit, nuk mund t’i rrezistoje tundimit për të ndaluar aty, dy orë pasi ishe nisur nga Athina, për t’u shlodhur duke hedhur shikimin në detin e kthjellet rrethuar nga malet e larta e për të shijuar një kafe.

Ashtu ishim duke u shlodhur edhe ne dhe ndërkohë po prisnim Adrian Toskën, kryetarin e shoqatës së emigrantëve shqiptarë të Kamena Vurlës. Ai erdhi duke qeshur dhe, me të folurën karakteristike të lushnjarit, na tha: “Pse nuk u ulët ca më tutje, atje ku është ulur edhe Enver Hoxha?!”. - Enver Hoxha?! Po tallesh?! - Jo, të betohem , na tha ai. -Këtu ka kaluar Enver Hoxha kur kthehej nga Athina dhe ka pirë një kafe.

Të them të drejtën, nuk e besova, por instikti i gazetarit më bëri ta ngacmoj e ta pyes se kush ja kishte thënë këtë.

- Këtë e dijnë të gjithë këtu në Kamena Vurla, tha ai, - grekët e besojnë, ndërsa nga shqiptarët ka që thonë se është fantazi. Jo vetëm që ka qënë, por edhe ka takuar një arvanitas që quhej “barba Tasos”, por e kam dëgjuar me gojën e tij që më ka thënë bisedën që ka bërë me Enver Hoxhën:

“Ishim në rrugë, më ka treguar ai dhe u hap fjala se kishte ardhur Enver Hoxha në kafe “Asteria”. Shkova dhe ju afrova, por rojet nuk më lanë. I fola nga larg shqip ë gjuhën e vjetër arvanitase). Ai ktheu kokën dhe ma bëri me dorë të afrohem. U takuam dhe folëm. Më pyeti nga isha e ç‘punë bëja… Ju bë ë fola shqip dhe që kishim ruajtur gjuhën tonë. Pastaj më foli me admirim për bukurinë e atij vendi… Ndenji pak edhe u ngrit dhe u fut në makinë duke ecur ngadalë, mbështetur mbi një bastun…

- A ka njeri të gjallë që e ka parë, - pyes Adrianin?

- Po, më thotë ai, - është pronari i lokalit. Eshtë i njëjti pronar, “barba Menios”. I kërkova të takohesha me të dhe takimin e lamë pasdite.

Barba Menios, Kleomenis Kufalioti, është një plak rreth të tetëdhjetave , i qetë, me dy sy të zgjuar që i vetëtinin poshtë syzeve.

- Po, thotë ai menjëherë. -Te “Asteria” ka ardhur edhe Enver Hoxha. Ka qënë viti 1979, ose 1980, nuk e mbaj mend shumë i saktë, - tha ai. - Ka qënë pranverë, kur tre ose katër Mercedezë të zinj me targa shqiptare ndaluan para “Asterias”. Ishin mercedezë të mëdhenj luksozë. Më bënë përshtypje se nuk kisha parë shumë Mercedezë si njëri nga ata. Ishte me forma jo të rrumbullakta, por si katrore. Nga ata zbritën 7-8 burra dhe një grua. Mes tyre shquante një burrë i gjatë me kapele republike e me shkop në dorë. U ulën dhe porositën kafe. Edhe pse në lokalin tim, që ishte më luksozi i kohës, gati përditë - ra të njohura, njerëzit u bënë kurioze të dinin kush ishin ata që erdhën ato makina me targa shqiptare. Dy - tre arvanitas thanë se ishte Enver Hoxha, se e kishin parë në ëri u afrua madje edhe foli me të… - E shoqëronte policia greke? - Po, shoqërohej nga policë civilë grekë, - thotë ai. - Ishte ndofta vizitë jozyrtare dhe ndalesa ka që ë nuk ka Kleomenis Kufalioti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.