Vizite të fshehtë në Greqi

Intervista - - SPECIALE -

Marsela Dednikaj pasur policë me uniformë. I ka pëlqyer pamja që kishte kafeneja dhe ka ndaluar…

- Je i sigurt barba Menios? - e pyesim, se Enver Hoxha nuk ka thënë kurrë që ka qënë në Greqi…

- Jam i sigurt se e kam parë siç po të shoh ty, tha ai, por po nuk më besuat mua, pyesni kamarierin Adrian Toska që ka punuar këtu.

Kamarierin e takuam ditën tjetër. Quhet Jorgos Xitinis. Eshtë një burrë, rreth të 60-ave dhe ka uzerinë e tij tani. Pranon të ë me kënaqëi për gazetën “Intervista”.

- Po, thotë, - unë i kam shërbyer kafe Enver Hoxhës. Po se mos vetëm atij. Kush nuk ka ardhur në « Asteria »? ! Të gjithë burrat e shtetit të Greqisë e shumë të tjerë nga Ballkani kanë pirë kafe nga duart e mia, por në gazetë është hera e parë që po dal, - thotë ai duke qeshur…

-Je i sigurt që ishte Enver Hoxha ? - e pyesim.

- Po, thotë ai, këtë histori e dijnë të gjithë këtu.

Kjo është e vërtetë. Këtë histori e dijnë të gjithë në Kamena Vurla, por ca e besojnë e ca jo. Këtë histori e kishte dëgjuar edhe Marsela Dednikaj, përmetarja që punon tek e njëjta kafene e na tregon vendin ku ishte ulur Enver Hoxha. Ajo nuk e vendos veten, as në ata që besojnë se kjo është e vërtetë e as te ata që thonë që është fantazi e pleqve të Kamena Vurlës.

- Nuk di ç‘të them, - buzëqesh ajo, por këtë histori e kam dëgjuar që kur erdha këtu, para 20 vjetësh…

A është e vërtetë kjo histori? Lamë Kamena Vurlën dhe u kthyem pas duke u munduar t’i japim përgjigje kësaj pyetje. Folëm më shumë njerëz që mund të kishin njohuri për këtë ngjarje që ta zgjidhnim këtë mister: Kishte qënë, apo jo Enver Hoxha në Greqi?

I kërkuam, së pari, një përgjigje zonjës Nexhmije Hoxha. Përgjigja e saj ishte e prerë:

”Nuk është aspak e vërtetë. Enver Hoxha, pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, nuk ka dalë asnjëherë jashtë”.

E njëjta përgjigje që është thënë edhe në historiogra ë shqiptare. Enver Hoxha nuk ka dalë asnjëherë jashtë shtetit pas mbledhjes se 81 partive komuniste në Moskë…

Të jetë vërtetë kështu? U interesuam dhe gjetëm disa njerëz që kishin dijeni për lëvizjet e udhëheqësit komunist. Na thanë se ka patur thashetheme se Enver Hoxha në vitet 1975-1980 ka qënë për vizitë mjekësore në Francë. Madje një person që nuk do të iden ë ai ka qënë Francë në një kohë më Hysni Kapon. Mos ka qënë kthimi nga Franca me avion në Athinë e më pas me makinë në Tiranë, për të humbur gjurmët e për të qënë më të sigurt? Pikërisht në vitin 1979 kur kamenavurlasit e kanë parë aty, ka ndërruar jetë edhe Hysni Kapo. Thjeshtë koincidencë?!

Ndërkohë disa të tjerë, ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit, e hedhin poshte kategorikisht mundësinë e daljes së Enver Hoxhës jashtë shtetit. “Kush e linte Enverin të dilte jashtë shtetit?! Edhe sikur te donte ai, Sigurimi nuk e lejonte. Kishte një vendim të Byrosë Politike që ai duhej t’i bindej Sigurimit përsa i përket masave të marra Kujtoni se çfarë masash sigurie merreshin brenda Shqipërisë për të dhe do ta kuptoni se dalja jashtë ishte e pamundur. Mund të këtë qenë ndonjë sozi e tij, thotë ai…

Sozinë e përmend edhe një tjetër person, ish - punonjës i Sigurimit, që Ai pranon se janë bërë eksperimente me sozinë e tij për të parë se sa i sigurt do të ishte një udhëtim i Enverit, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit… Ndofta në vitet e fundit të jetës Enveri ka shprehur ndonjë dëshirë për të dalë Jorgos Xitinis jashtë Shqipërie…

Misteri i vizitës vazhdon të mbetet i plotë. Ka qënë vërtetë në Greqi Enver Hoxha? Përse të ketë shkuar? Përse nuk është pranuar kurrë se ai ka dalë jashtë shtetit pas prishjes me rusët? Ka qënë ai, apo ndonjë sozi e tij? Ka qënë me emrin e tij, apo me ndonjë emër tjetër?…

Për t’i dhënë përgjigje këtij misteri bëmë kërkesë edhe në ministrinë e jashtme të Greqisë për të parë arkivat e kohës. Në pritje të kësaj kërkese ne po botojmë artikullin duke ftuar e mirëpritur të thotë fjalën e tij gjithsecili që ka dijeni për këtë ngjarje…

Artan KRISTO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.