Ja, përse mendoj se jam e duhura për qytetin tim!

Intervista - - POLITIKE -

-

Arlis Alikaj:- Përshëndetje Zhaneta. Kush jeni ju për ata që nuk ju njohin?

Zhaneta Tola:- Përshëndetje dhe faleminderit për ftesën. Unë jam Zhaneta Tola nga qyteti Librazhdit. I përkas një shtrese të mesme dhe që me shumë mund e djersë kam arritur në jetën time si: të arsimoj fëmijët e mi, të krijoj një familje të mrekullueshme, por dhe të gjej kohën të jem një qytetare aktive. Librazhdi është një qytet i vogël por me njerëz me shpirt të madh. Punëdashës që ulin kokën poshtë e pavarësisht halleve si kudo qyteteve të vogla në fund të ditës, mbjellin shpresë për një të nesërme më të mirë. Kurorëzimi im dhe dëshmia e suksesit tim më të madh në jetë janë 2 fëmijë të mrekullueshëm dhe forca që më jep bashkëshorti im në të mirë e në të keq, më mbështet dhe uroj ta ketë çdo femër për të ecur përpara në jetë.

- Zhaneta jemi përpara faktit që ju kandidoni për një forcë politike. Cila ka qënë karriera juaj deri këtu?

- Unë kam qënë indirekt e përfshirë në politikë. Përveçse një ndjekëse e mirë e zhvillimeve të fundit politike në çdo kohë, nuk e kam gjetur veten e përfaqësuar si shumica e popullit shqiptar. Karriera ime ka qënë në vite në fushën e biznesit familjar ku dhe jam e vetëpunësuar. Kam ditur të mbijetoj ekonomikisht në çdo kohë të vështirë që ka pësuar Shqipëria dhe ky është sukses për mua. Këtu mbërrita falë shtysës së djalit tim, i cili si i ri besoi në këtë forcë të re dhe tek programi saj gjithëpërfshirës ku u bëra dhe unë pjesë pa mik, por me aplikim dhe shpalosjen e programit tim. Djali im në këto momente megjithëse i arsimuar me rezultate të larta, është emigrant në Gjermani dhe atë kontribut mund ta jepte shumë mirë për vendin e tij. Ndaj tek LIBRA hyj si një nënë që do ta ketë fëmijën e saj pranë dhe si një femër që do të shikojë fytyra të reja në politikë. Jo më premtime boshe nga të njëjtët persona që janë bërë monoton.

- Si është një ditë normale për Zhanetën?

herët për t’i bërë gati mëngjesin bashkëshortit, më pas për të nisur një ditë të ngarkuar përgatitem me disa ushtri rëndësishmë për këdo. Pasi konsumoj kafen me mikeshat e mia, kaloj një pjesë të kohës pranë biznesit tim ku dhe takoj njerëz dhe dita kalon duke bërë biseda me ta. Më pas nisem drejt universitetit Aleksandër Xhuvani ku pjesën më të madhe të angazhimit tim e merr jeta akademike pranë këtij universiteti. Pasi kthehem nga aty, frekuentoj bibliotekën e qytetit tim ku jam një lexuese e rregullt sidomos e romaneve më të fundit dhe përsëri dita mbyllet me bashkëshortin tim, me të cilin dalim për shëtitje të gjata në natyrë (shpeshherë vrap) ku mble - la sa herë na jepet mundësia përpara darkës. - Përse iu futët politikës? - Politika është si një fushë e minuar dhe shumë pak gra kanë shkelur në të. Dhe ato që e kanë bërë janë gra që janë mplakur në parlament.Ka nevojë për një freski si për imazhe të reja dhe ide të reja, por dhe forca përfaqësuese. Për Librazhdin ështëhera e parë që një femër kandidon për deputete. Dhe kjo tregon se gjërat po ndryshojnë pak e nga pak. Pasi ku ka shumë konkurrencë është gjithnjë e shëndetshme.

- Si ishte kontakti juaj me Librën?

- Më ka goditur një seancë parla ku jam afeksionuar pas qetësisë dhe - sishme në një parti që aderonte me atë forcën tipike tëfemrës , arriti të ishtë ndryshimi dhe rryma e re dhe tek unë. Ai moment ishte si një metamorfozë për mua dhe më lindi ideja për t’iu bashkangjitur kësaj force. Aty im bir më tha:’’Mami ti duhet të aplikosh me patjetër në faqjen e tyre’’.

- Si mendoni çfarë pa Mimoza besimin për këtë post?

- Mendoj se ata panë atë « rebelen » që duhet të ketë çdo femër për të bërë revolucion. Në anglisht është një thënie imja preferuar : “Express your (Shpreh mirësinë tënde si grua , lufto për të drejtat e tua!”

- Ju jeni grua aktive në jetën publike të Librazhdit. Në këndvështrimin tuaj, ku janë problemet më të mëdha?

- Shoh shumë gjëra që nuk ecin mirë por doja të veçoja atë të të rinjve pa punë, çështjen e grave përsa i përket dhunës ndaj tyre, përfshirjes në vendimarrje dhe jetën politike, integrimin e grave nga zonat rurale dhe punësimin e tyre që është dhë një nga pikat kyçe të programit tim. Pasi një grua me mirëqënie ekonomike është dhe e pavarur. Pas këtyre ka dhe shumë gjëra të tjera që nuk dua të shprehem pasi nga vetë natyra jam shumë optimiste, por di t’ju them që në datën 25 Qershor, për të gjithë ata që do më votojnë mua, unë kam zgjidhjen e problemeve të tyre!

- Zhaneta cilat janë pikat e forta të kandidimit tënd?

- Unë do t’ju thoja njerëzve që unë jam një si ju dhe në rrugëtimin tim do ecim së bashku. Unë do bëj për Librazhdin. Unë dua të bëj për ju se vij nga ju.

- Disa veçori që ju karakterizojnë?

- Mirësia, humanizmi që kam dhe mendoj energjia positive që kam. Dë vepra.

- Cilat janë shtyllat ku bazohet platforma jote politike për Librazhdin?

- Studimet e mia i kam kryer për gjuhë të huaj gjermane dhe histori. Njoh shumë mirë të kaluarën e vendit tim sidomos qytetit dhe e kam shumë të qartë në mendjen time se ku duhet të jemi. Për mua Gjermania është Amerika e Evropës.Dua të krijoj binjakëzime dhe lidhje diplomaike midis Librazhdit dhe disa qyteteve gjermane. Synoj integrimin evropian dhe jam një lobuese e fortë në këtë pikë. Nga kontaktet që kam me disa kryetarë bashkish gjermane nga shoqata të ndryshme apo fondacione, ata janë mjaft të interesuar të sjellin bizneset e tyre këtu apo dhe të implementojnë projektet e përbashkëta pasi në Librazhd gjejnë të gjitha burimet e nevojshme.Shtylla e dytë është integrimi femrës sidomos atyre që merren me biznes. Do të loboj për lehtësira e grante nga qeveria për gratë dhe biznesin agrar. Një tjetër pikë imja ka të bëjë me forcën e të ardhmes, rininë, fuqizimin e tyre, orientimin drejt biznesit familjar dhe kurseve profesionale pasi siç e dimë zanati nuk të le kurrë në baltë.

Do të synoja edhe ndryshime në infrastrukturë. Do ndërtoja sa më shumë rrugë lidhëse po të kisha mundësinë si dhe kanale ujitëse për fshatin për të zhvilluar prodhimet e tyre dhe forcuar ekonominë. Ne kemi resurse të shumta natyrore si parku Shebenik – Jabllanicë, ku shumë mirë mund të zhvillohet turizmi malor apo dhe alternative të tjera. Si një librazhdiote e vjetër, jam nostalgjike për jetën e dikurshme kulturore-artistike. Do punoja shumë për vitalizimin e saj. Për Librazhdin si qytet, do fusja kulturën e meritokracisë në punësimet. Nuk mund të premtoj që të gjithë do ishin në punë, ama, vetë qytetarët nuk do ishin të harruar! Nuk ka pse librazhdioti të iki në Theth, por të shijojë prodhimet bio të Qarrishtës, të nxisë turizmin e tij. Librazhdi voton gjithmonë majtas, por si i tillë nuk ka marr tërësisht vëmendjen aq sa duhet në krahasim me qytete të tjera. Ka ende shumë për t’u bërë për t’u përmirësuar.

- Zhaneta ju keni aftësi shumë të mira menaxheriale në fushën e biznesit, mendoni se kjo gjë ju ndihmon dhe në politikë?

- Po sepse përderisa një grua di të ndreq mirë ekonominë e saj dhe punëve familjare është e mirë dhe për gjëra të tjera. Në jetën e përditshme çdo gjë është matematikë dhe ekonomi. Dhe në qeveri, në administrimin e fondeve publike, punësimet etj.synoj të fus këtë trend. Dhe në fjalimin tim e kam thënë kemi ekonomi politike, por nuk kemi politika ekonomike. Ndyshimi vjen vetëm nga menaxhimi mirë i ekonomisë. - Vetë kandidimi im më bëri të njoh më shumë qytetin tim. Nuk e mendoj kurrë këtë gjë. Sepse jam e sigurt që do kem përkrahjen e shumë njerëzve pasi jam e sigurt që ata më ndjejnë në çdo fjalë timen. Dhe sikur nuk do ndërpritej këtu…

mirë dhe gjithmonë e kuruar në detaje. A mendon se kujdesi ndaj detajeve të vogla, është i rëndësishëm dhe për gjëra më të mëdha.

- Patjetër kur njeriu kujdeset për veten më së miri duket që tek gjërat e imëta. Është fakt pasi njeriu që nuk kujdeset për veten tek detajet më të vogla nuk mund të kujdeset për të tjerët në gjëra më të mëdha.

- Po përsa i përket pjesën së sportit, më përpara ke qënë një volejbolliste shquar?

- Po volejbolli ka qënë një pjesë e rëndësishme e rinisë time. Kemi luajtur fort me ekipe të mëdha për kohën si Dinamo , Vllaznia, Skën - katura, kam mësuar sesi shumë vendime të rëndësishmë në jetë duhet t’i marrësh me sportivitet. Përveç pjesës së sportit jam dhe një libërdashëse e madhe.

- Një mesazh për gratë të cilat janë të shumta e ju ndjekin…

- Kini kurajo për të guxuar. Këtu do përdor dhe një shprehje:” Nëse gratë do të sundonin botën, nuk do të kishim luftëra, thjesht negociata intensive çdo 28 ditë. Robin Williams

- Zhaneta siç e dimë Libra është një forcë e re politike ku në modele të vjetra politike, çfarë thirrje do i bënit emigrantëve ose librazhdiotëve për kontributin e tyre për ta dërguar përpara misionin tend?

- Unë kam një program politik shumë të mirë për qytetin dhe zhvillimin e tij. Por që ky program duhet shpalosur sa më mirë. Duke qënë se - cim, pa para droge, por vetëm djersë e pastër kam nevojë për përkrahjen tuaj në misionin tim për ta çuar sa më para. Gjërat janë të hapura dhe transparente, këtë mund ta bëni direkt duke u lidhur me mua në numrin tim: +355 69 69 50 224.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.