Rama po ta dredh

Intervista - - HUMOR -

I dashur xhaxhi Xhorxh! Kisha dëshirë të të shkruaja më parë, por hë sot, hë pasnesër dhe ditët iknin. Kam qënë shumë i zënë me punë. Nuk e di a e ke marrë vesh që së shpejti do hap «Bulevardin e Ri». Në fakt 400 metra do hap, por edhe me kaq, bereqaves thonë shqiptarët. Do marr pjesë vetë në përurimin e tij. Do dal me biçikletë me shalën e vënë.

Gjerat i kam vënë në vijë. Jam bërë ai që ke dashur të bëhëm para 14 vjetësh. Shumë faleminderit xhaxhi Soros, për gjithçka që ke bërë për mua. E di që do bësh akoma.

Sa me fat që ndihem që të kam njohur. E të mendosh. Janë me mijëra vetë që kanë mbaruar shkollën për politikë dhe janë rrugëve të papunë. O Zot kur e mendoj, që do isha edhe unë si ata. Më dridhet mishi kur mendoj që do dilja e të shisja

Ulem ndonjëherë në kolltuk dhe Ka ndodhur shpesh që bërtas kështu thërrisja derisa hapi derën një punonjësi im dhe më thirri: “Lali Eri, lali Eri, qetësohuni ju lutem! Këtu jeni në zyrë.”

Foton tënde e mbaj përherë në gjoks. Se mos vetëm unë. Kushdo që ka qënë në organizatën që ti ngrite, foton tënde ka në gji. Më ndodh shpesh që kur takoj njerëz i shtrëngoj fort pas gjoksit tim. Dhe ta dish xhaxhi Xhorxh, që këtë e bëj për ty.

Kam marrë vesh që edhe Endri ka një foton tënde që e mban në gji. Njëherë kishte harruar dhe kishte dalë pa foton tënde në gjoks. Më mori në telefon dhe më tha: “Lali Eri, po më merren mendtë. Diçka po më ndodh. Nuk e kuptoj se përse...”. Mos thashë, do na iki dynjanë tjetër. Kush do i japë tendera për reklama tim vëllai po iku Endri, mendova.

“Endro, a e ke foton e xhaxhi Xhorxhit me vete?”, e pyeta. Endri hapi gjoksin dhe pa që nuk e kishte. E kupton xhaxhi Xhorxh, ç’energji na jep ti!

Se mos vetëm mua. Edhe Endrit i jep. Madje edhe Edit. Ai pa foton tënde, më parë nuk dilte nga zyra. E kam parë vetë. Para se të nisej të takonte ndonjë delegacion, të puth njëherë ty, e pastaj niset.

Xhaxhi Xhorxh! Po të them të puthë më shpesh, si më parë. E di ç’më tha njëherë kur e pyeta se përse xhaxhi Xhorxhin nuk e puth më si më parë: “Duhet puthur edhe ndonjëherë Trump”, më tha. Dhe

Xhaxhi Soros! Më duket po ta dredh Edi. Këtë po ta them në fshehtësi të plotë. E di që do e mbash sekretin. Eeeeuuu sa gjera di ti, e nuk i thua.

Jam me fat që të njoha xhaxhi Xhorxh. Do laja akoma pjata në restorant në Amerikë. Trullosem kur e mendoj këtë gjë. Kur bëra dasmën time në Kala të Gjirokastrës, kisha ftuar rreth 1 mijë vetë. Ta këm thënë në telefon këtë gjë më duket. Aty pësova një shok. Shikoja gjithë ato pjata dhe dridhesha. M’u kujtua koha kur laja enët në një restorant indian. Nuk mbaroheshin. Nje natë mund të kem larë mbi dy mijë pjata. Do- çkat m’u nxinë. Atë natë martohej një indian. Ai kishte ftuar edhe kushërinjtë e katërt, sipas tradites së tyre. Nejse, që mos ta zgjas, se nuk ke kohë. Unë po dridhesha gjatë dasmës time, se po kujtoja këtë gjë. “Përse dridhesh?”, më tha gruaja. Pastaj ja thashë. Burri nuk duhet t’i fshehë asgjë gruas, ndaj. Kur e mori vesh Arjola, u prek shumë. Filloi - racët aq donin. U mbushën lajmet me lotët e saj. Kujtonin se Arjola po qante se po bëhej nuse. Vetëm unë, ajo edhe ti tani e dini shkakun e lotëve të saj.

Ja kështu xhaxhi Soros. Mos të të kisha ty, do kisha qarë me vite me radhë, mbi pjatat e indianëve.

O Zot, shyqyr që të njoha! Ti për mua je shkëlqimi i jetës.

Tani po e mbyll letrën, se do nisem të shikoj punimet te «Bulevardit i Ri». Po bëjmë nga 400 metra rrugë aty. Mos u merakos! Gjithçka po e bëj sipas këshillave të tua. Për ato 400 metra që po bëj, kam shkuar 40 herë për inspektim. Median e kam mbushur me lekë që të thonë që lali Eri punon.

Të përqafoj me mall:Yours, lali Eri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.