Donald Tramp: Edi Rama nuk donte të me takonte

Intervista - - HUMOR -

MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU

Presidentin e ShBA-ve, zotin Tramp e takova në Bruksel. Ishte i rrethuar me roje, por, sa më pa, ngriti vetullën e tij të majte, uli te djathtën dhe ata më hapën rrugën pa bërë zë.

Kaso Kosa : -Përshëndetje zoti Tramp! Si jeni? Donald Tramp : -I dërrmuar Kaso! -E po nuk është e lehtë të drejtoni vendin e ëndrrave te shumë njerëzve. Ka streset e veta edhe kjo punë që bëni.

-Jo mor Kaso, nuk e kam për atë që thua ti.

-Mos ka ndodhur ndonjë gjë në aspektin ndërkombëtar? Le që ç’them edhe unë! Po të kishte ndodhur, do e kisha marrë vesh. Unë nga Shqipëria vij.

-I dont’t understand that. Nuk e kuptova këtë gjë Kaso. Çfarë deshe me thënë...?

-Po ja zoti Tramp. Neve në Shqipëri kur ulemi më lokale, për politikë bisedojmë. Veç të brendshmes, llafosemi edhe për ju. Domethënë për Amerikën dhe konkurrencën me Rusinë dhe Kinën. Po të kishte ndodhur ndonjë gjë, do e kisha marrë vesh, se unë para se t’ju takoja juve, po pija kafe në një lokal.

-It is very interesting. Qenka interesante kjo Kaso. Domethënë unë Kaso, nëse dua të mësoj diçka për dynjanë, duhet të pi kafe me shqiptar. Apo no?

-Jo vetëm kafe. Edhe raki. Madje jo vetëm në lokale, por edhe në dasma, zoti Tramp. -Si në dasma? -Në dasma, pra. Edhe kur mblidhemi në dasma, ne shqiptarët llafosemi për politikë. Ja për shembull, kur isha para ca ditesh në dasmën e një mikut tim, unë e mora vesh që do hiqnit she

-Hë mo Kaso, mos u tall, please! Ke marrë vesh që do e hiqja. Aman, më qafsh, siç i thoni ju shqiptarët, si e more vesh?

-Po bisedonin disa d a s - morë pë ë dhe Pakistanit.

-Kishte ndonjë pakistanez, apo indian në dasëm?

-Jo, jo shqiptarë ishin. Ç’të kërkojnë pakistanezet dhe indianët në Shqipëri o zotin Tramp, aman! E ja kështu… Aty tha njeri që shërbimet e inteligjencës amerikane nuk po punojnë mjaftueshëm. Do e heq Trampi atë -Interesante kjo që po më thua Kaso. Po në dasëm tjetër kur do shkosh? -Nuk e di, zoti Tramp. Ja, të ngrohet koha se tani në këtë kohë, pak dasma ka. Po përse më pyesni? -Po që të marresh vesh kë do largoj nga detyra, pra, Kaso. -Do largoni ndonjë tjetër? -Nuk e di as vetë. Ndaj të pyeta, mos merrje vesh ndonjë gjë ti. Gjithsesi si mik që të kam, po dëgjove ndonjë gjë të re se ç’bëhet midis shteteve, të më thuash. -Do t’ju them! Rrini i qetë për këtë, zoti Tramp. - I qetë jam Kaso. Shqiptari kur jep fjalën therr dashin. -Jo dashin, por djalën. -Oooouu! Po pse ma kanë thënë «dashin»?! -Do ta kenë ngatërruar besoj. Kush ja u tha? -Ma tha ajo evropiania. Si e ka emrin ajo... Hë pra ajo biondja, që drejton Gjermaninë. -E keni fjalën për zonjën Merkel. Do jetë ngatërruar besoj. -Ndoshta. Ka mundësi të jetë kështu si thua ti. Mbase edhe nuk e di shqipen mirë. -Po mëson shqip zonja Merkel? Po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua.

-Do i futem ta mësoj edhe unë Kaso. Më ka befasuar ai djalë, ndaj.

-Cili ju ka befasuar? Mund të ma thoni nëse nuk përbën sekret ndërkombëtar.

-Edhe pyet ?! Edi pra. Kryeministri juaj. Unë doja ta takoja, ai u largua. Është kokëngjeshur. Eh si jeni ju shqiptarët. Kryeneçë. Më mban inat që - ë.

-Ju donit ta takonit dhe ai u shmang?!

-Po, pra, po, Kaso, pse çuditesh. Unë nxitova të shkoja të nisedoja me të madje. Ndaj edhe shtyva Kryeministrin e Malit të Zi. Më kishte bllokuar rrugën.

-Tani po e kuptoj unë arsyen që e shtytë atë të ziun.

- E mo, Kaso që mbete aguridhe mbete... -Mos! Edhe ju e dini që jam i tillë. -Po kush nuk të njeh ty mor Kaso. Të brendshëm dhe të jashtëm... Do vish të të jap një kafe?

-Faleminderit zoti Tramp, por më duhet të shkoj.

-Mirë Kaso, go! Ama, mos ma harro porosinë! -Cilën porosi?! -Atë pra, që të me thuash se ç’do ndodhë nëpër botë, kur dëgjon shqiptarët në kafene.

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.