Ismail Filiz: Ngjashmëria me Ezelin më ndryshoi jetën

Intervista - - TELENOVELA -

- - -

- Cili ka qenë evenimenti që ndryshoi jetën tënde?

- Ka qenë propozimi për të marrë pjesë në telenovelën Ezel sepse ngjaja me Kenanin.

- Ne dimë që ti luan rolin e Omarit në telenovelën Ezel, por nuk dimë shumë për jetën tënde.

- Kam lindur në vitin 1980 në Çankiri, ku kalova edhe fëmijërinë dhe adoleshencën time, deri në fund të shkollës së mesme. Jam fëmija i parë i një familjeje klasike anadollake, kam edhe dy vëllezër më të vegjël binjakë.

- Si ishte jeta në çankiri, e mirë apo e keqe?

- Ana e mirë është se ndjehesh i sigurtë. Një qytet i madh nganjëherë është i frikshëm. Ndërkohë në një qytet të vogël të gjithë të ofrojnë ndihmë kur ke nevojë. Por sigurisht kjo ka edhe anët e veta të këqija, je - zonte të hapura përpara. është si një mur që duhet ta kapërcesh, por kur e bën, ke përpara një det të gjerë që të pret. Kjo ka rreziqet e veta, ose mbytesh, ose stepesh dhe nuk futesh fare në të. Unë për vete nuk u mendova fare, kapërceva murin dhe u hodha në ujë!

- Ti je bir i një nga familjeve më të pasura të këtij qyteti të vogël...

- Nuk bëhet fjalë për një pasuri të tepruar. Ne kemi një biznes familjar dhe një benzinato. Ai që është për t’u lavdëruar është im atë, atë ishte kamionist. Gjithçka është bërë prej tij dhe vëllezërve të tij, të cilët kanë punuar me mish e me shpirt. Unë jam krenar për të. Unë e gjeta gjithçka gati, punoja në biznesin e ngritur familjar.

- Shumë mirë që e vlerëson babanë. Ka plot djem të rinj që i mbajnë prindërit dhe nuk ua dinë...Ju ishit 3 vëllezër në shtëpinë tuaj. Si mund ta përshkruani marëdhënien mes jush?

- Unë jam shumë i lidhur me vëllezërit e mirë dhe për fat të gjithë jemi mirë. Mund të them diçka të çuditshme, unë shqetësohesha për ta gjatë kohës që ata rriteshin, kur vajtën ushtarë, etj. Nganjëherë mendoj se nuk kaloj aq kohë sa duhet me ta, do të doja të zija më shumë vend në jetën e tyre.

- Në shtëpi ju keni qenë një grua me katër burra. Si ka qenë ekuilibri në të, dominonin meshkujt, apo në qendër të familjes ishte nëna- mbretëreshë?

- Ne jemi një familje tipike turke, ku vendimet i merr babai, që është kryetari i familjes. Ne nuk i diskutonim vendimet e tij dhe ka pasur raste që jemi penduar për këtë! Por babai merr vendimet e rëndësishme dhe mamaja i respekton ato. Ime më mban gjithë peshën e punëve të familjes, ajo na ka rritur.

- Çfarë ëndrrash kishe ti kur ishe fëmijë?

- Nuk kisha ëndrra të mëdha. Unë jam nga ata njerëz që kujdesen më shumë për lumturinë e njerëzve të dashur, se sa timen.

zemër të mirë... - Po, është gjë e keqe kjo? - Përkundrazi...Kur një djalë është kaq simpatik, nuk ëndërron të bëhet model?

- Më kanë ofruar të merrja pjesë në konkurse për model, por nuk isha i interesuar. “Nuk bëjnë për mua” u përgjigjesha. Unë jam një person i ndrojtur, në fakt nuk doja të bëhesha as aktor.

- Kur e kuptove se ishe djalë i bukur?

- Unë mendoj se jam kaq i bukur sa thonë të tjerët.

- Ti je goxha djalë, me gjithë këtë shtat, me sy të qeshur dhe mbase një nga të fundit djem të ndrojtur në këtë botë. Çfarë kërkon më shumë...

- Faleminderit për komplimentet. - Ke pasur shumë të dashura? - Jo shumë, në përgjithësi kam pasur marëdhënie afatgjata. Jam tip besnik.

- Nuk ke bërë ndonjë çmenduri në jetë?

- E para ishte pjesëmarrja në telenovelën Ezel. I thashë vetes “Ka ardhur koha për mua të bëjë ndonjë çmenduri”.

- Stambolli më tremb, por njëkohësisht është tundues dhe unë nuk doja të vdisja pa e provuar këtë botë më parë. - Kush ta ofroi rolin tek Ezeli? - Producentët po kërkon për dikë që ngjante me Kenan Imirzallollun dhe në një farë mënyre arritën deri tek unë. Nga ana tjetër, unë e kam dëgjuar këtë histori gjatë gjithë viteve të mia të universitetit, ku të gjithë më thërrisnin Miroglu (personazh i Kenanit). Pastaj janë edhe sytë e tij me bisht...

- Nuk u befasove se të ofruan një rol vetëm sepse ngjaje me të?

- Aspak, mendova se do të luaja me një staf të mrekullueshëm dhe e pranova rolin.

- Nuk u the se doje të lexoje më parë skenarin?

- E lexova pas takimit të parë dhe pasi e lexova e kuptova sa i mrekullueshëm ishte ky projekt në çdo faqe. është një shans i madh për dikë të luajë në një vepër të tillë për herë të parë.

- Çfarë ju shtyu të pranonit rolin? Sigurisht, nëse do të kishit dashur, do t’i ishit futur këtij profesioni shumë kohë më parë.

- Nuk di t’i përgjigjem kësaj pyetje, mendoj se këtu ka dorë fati. Kjo do ë thotë se më parë nuk isha gati, nuk kishte ardhur ende koha e duhur. - Nuk vutë ndonjë kusht? - Jo, asnjë, bile nuk diskutuam as për paratë, ata më thanë diçka dhe unë pranova.

- Cili qe ragimi i prindërve të tu?

kjo? Ç‘nevojë kishe ta bëje?”. Por tani po u pëlqen. - Kush të ndihmoi për rolin? - Punova me Ipek Bilgin (aktore turke me eksperiencë). Rolin e pranova, por u thashë atyre se nuk dija asgjë për aktrimin dhe se kisha nevojë për ndihmë profesioniste. Edhe producentët e dinin këtë dhe më ofruan një nga më të mirët në këtë drejtim. Ka një episod për të qeshur kur u takuam, ajo kujtoi se isha Kenani dhe më shtrëngoi në krahët e saj. Pastaj e kuptoi dhe më tha “Po ti s’je Kanani!”. është një kujtim i bukur për mua. Kështu u përpoqa të mësoja ç‘të mundja brenda një muaji me të. Ajo është një aktore e mrekullueshme, nga e cila mund të mësosh shumë gjëra. - Çfarë të mësoi ajo? - Dy javët e para bëmë mësime bazike aktrimi. Në vetes se ç‘m’u desh që iu futa - luam të punonim me skenarin dhe ajo më tha : “Në realitet ti do të luash vetveten”. E pashë që personazhi i Omerit kishte ngjashmëri me mua dhe kjo ma lehtësonte punën.

- Ishte hera e parë që punoje në një sheshxhirim, ku të gjithë rreth e rrotull teje ishin profesionistë. Nuk kishe frikë?

- Sigurisht që kisha pak frikë, por pata fatin të punoja me njerëz të mrekullueshëm që më kuptonin. Të gjithë më ndihmuan dhe kjo ma lehtësoi punën. Në përgjithësi jam tip i qetë. Ishte zbavitëse të shihje njerëzit që ishin më të eksituar se unë në skenën e parë në garazh.

- Ti kishe përballë jo një aktor dosido, por një me aq eksperiencë si Tunxhel Kurtiz (Ramizi)...

- Kjo është e vërtetë. Shumë nga miqtë e mi më thanë se do të donin të më mbanin rrobat, vetëm të ishin pranë zotit Tunxhel, ndërsa unë luaja përkrah tij. Ne kaluam shumë kohë së bashku në qelitë e burgut, në Ankara dhe biseduam gjatë. Ai gjithmonë më jepte këshilla të mrekullueshme dhe më motivonte.

- Të të tradhëtojë një grua si Xhansu Dere (Ejshan), është mirë apo keq?

- Kur je njeri i mirë nganjëherë duhet të durosh gjëra që të ndodhin në jetë, por unë mendoj se ato që i ndodhën Omerit ishin të tepruara! Më vinte keq për të dhe më zemëronin ata që i bënin ato gjëra, por njëkohësisht them se jeta është pak e tillë.

- E krahason veten tënde me Kenan Imirzallollunë?

- Ne kemi një pamje të ngjashme. Nuk është thjesht diçka familjare. Për vite më kanë pyetur nëse isha ai, bile edhe nëse isha vëllai i tij binjak. Më befasoi fakti që m’u hapën dyert e aktrimit vetëm sepse ngjaja me të.

- Është një avantazh apo dezavantazh për ty të ngjash me Kenanin?

- Kjo varet nga unë, sa i zoti do të jem si aktor.

- Njerëzit të pëlqejnë, por si dikush tjetër. Nuk është ky një problem për ty?

- Të themi të vërtetën, unë jam këtu falë ngjashmërisë me të. Unë e di që, nëse dua të vazhdoj të luaj, duhet të bëjë diçka ndryshe. Unë nuk mund të imitoj atë në çdo gjë. Unë po mësoj çdo ditë gjëra të reja, për t’u treguar njerëzve diçka ndryshe. Nuk e di nëse do t’ia arrij kësaj, por jam në rrugën e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.