Vazhdimi i “Si ta quaj këtë dashuri?” Arnavi i kërkon falje Kushit

Intervista - - TELENOVELA -

Arnavi i bllokon daljen Kushit dhe i bërtet asaj, por edhe ajo i kthehet duke e fyer. Ndërkohë bie automati kur Lavania përpiqet të zëvendësojë një po[ dhe në shtëpi bie errësira, gjë që zemëron përsëri Arnavin. Kësaj radhe Lavania e zëvendëson vetë, për të shpëtuar Kushin. Më vonë, Shashi i tregon Garimës se ka dyshime për Shamin. Arnavi kujton me trishtim kohën e kaluar me prindërit e tij.

Anxhali shqetësohet kur Shami i thotë asaj se do të vijë vonë në ceremoninë e përvjetorit të vdekjes së prindëve të saj. Shashi e dëgjon këtë bisedë dhe pyet Shamin për Anxhalin, por ai i bën bisht pyetjes. Pak më vonë, Kushi i kërkon falje Arnavit se u soll keq, por ai e përzë nga dhoma dhe e përplas derën me forcë pas saj. Arnavi i kërkon Kushit të ikë nga shtëpia dhe ajo mërzitet. Anxhali përpiqet ta ngushëllojë, por Kushi i thotë se edhe asaj i mungojnë prindërit e vet. Arnavi dëgjon bisedën e tyre.

dhe Shami merr vesh se ai vuan nga zemra. Kur Shami del nga dhoma, Shashi përpiqet të gjejë numrin e Anxhalit nga telefoni i Shamit, por arrin të marë vetëm disa numra. Anxhali mërzitet me Shamin që vjen vonë në ceremoni dhe zemërohet me të. Pajali siguron të motrën se i ati është mirë. Ndërkohë, Arnavi pendohet për sjelljen e tij ndaj Kushit dhe shqetësohet kur ajo nuk vjen në punë. Shashi dyshon për Shamin dhe heton për të kur ai vjen në shtëpi. Dyshimet e tij shtohen kur merr vesh se Shami nuk ka vajtur as në gjyq.

Arnavi shkon në festë kur merr vesh se Kushi do të shoqërojë Lavanian në të. Ai i kërkon me vështirësi falje Kushit për ashpërsinë me të cilën e ka trajtuar. Më vonë, gjatë një bisede me Anxhalin, ai e sheh se sa e lehtë është të kërkosh falje. Ndërkohë dyshimet e Shashit shtohen kur ai sheh shenjën e unazës në gishtin e Shamit. Ai përpiqet t’i telefonojë Anxhalit, por pa sukses. Shami kupton se diçka ka ndodhur, kur sheh celularin e tij përtokë.

Familja e Arnavit befasohet kur e sheh atë aq të qetë. Ndërkohë, Kushi befasohet kur Arnavi i kërkon falje për herë të dytë, për shenjat që i ka bërë në dorë. Më vonë, Arnavi e zhgënjen Lavanian kur i thotë se është kundër martesës. Megjithatë, Kushi e vesh Lavanian si nuse për t’i bërë përshtypje Arnavit, por ai zemërohet me të dyja dhe ua bën të qartë se nuk do të martohet. Lavania ikën nga shtëpia dhe Arnavi i kërkon Kushit të lërë punën. Ajo përpiqet të mbrojë Lavanian dhe i shpjegon Arnavit pikëvështrimin e saj. Kushi më pas përpiqet të shkruajë një letër nga ana e Lavanias për Arnavin, ku ajo i kërkon atij të falur dhe ia jep atë Arnavit, por ai e gris atë.

Kushi shokohet kur sheh Shamin në shtëpinë Raizada, por ai ia del të mos zbulohet. Lavania i thotë Kushit se do të kthehet përgjithmonë në Londër. Më vonë, ai e qorton Kushin që e bezdis dhe i thotë se ndjenjat e tij për Lavanian kanë ndryshuar. Shashi më në fund gjen numrin e Anxhalit, por në fakt Shami ka ndërruar numrin e saj me atë të sekretares së tij.

Kushi i dërgon Arnavit në zyrë disa lule dekorative, bashkë me një kartolinë nga ana e Lavanias, ku ajo i kërkon falje dhe i thotë se e do, por ai prapë mendon për Kushin. Sapo e sheh, Lavania vrapon të përqafojë Arnavin, por kësaj radhe është Kushi që ndjehet e trishtuar dhe i shpëtojnë lot nga sytë kur i sheh ata të përqafuar dhe Arnavi ndjek i habitur këtë skenë. Lavania kthehet në shtëpinë Raizada me Arnavin. Anxhali i pret e gëzuar, por Nani prapë nuk është e kënaqur me Lavanian. Pak më vonë, Anxhali e pyet Akashin për ndjenjat që ushqen ndaj Pajalit. Ndërkohë, Lavania përsëri zhgënjen Nanin. Kushi ndjehet e hutuar kur kujton - vanian dhe pyet veten se çfarë është duke ndodhur me të.

Nani zemërohet kur Lavania lëviz lulen e tulsit (e cila është e shenjtë për hinduistët), por Kushi ia hedh fajin Arnavit për lulen, për të shpëtuar Lavanian nga zemërimi i Nanit. Ndërkohë, Manorama i shpjegon Lavanias domethënien e ashtami puxhas dhe Nani i ngarkon asaj detyrën e shpërndarjes së dhuratave. Shami bën sikur rrëzon pa dashje pak sindur (pluhur të kuq, që u vënë burrat grave të tyre në ballë ditën e Garimën për martesën mes tij dhe Kushit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.