Denisa Gjezo: Çfarë na penalizoi në Eurovizion?

Intervista - - MUZIKË -

- -

Fabjola Kuburi:- Ti ishe - mit të Shqipërisë ne Eurovizion. Si u ktheve nga kjo eksperiencë?

Denisa Gjezo Xhemnica:Ishte një privilegj, një përgjegjësi, një eksperiencë e bukur që do mbetet gjatë në kujtesën time. Mund të them që është mundësi që të jepet njëherë në jetë.

- Pse mendon se as nuk u kla

-Kishte aq këngë të bukura, artistë të talentuar sa që ne na penalizuan. Më vjen keq që nuk arritëm t’a çonim Shqipërinë në

- Linda u vlerësuar shumë nga të gjithë , drithëroi skenën, por çfarë na penalizoi?

-Ndoshta s’patëm fat, sepse vërtet Lindës ja kishin ‘frikën’ për vokalin që kishte. Ndonjëherë këto çështje janë edhe me fat, kishte të bënte edhe vlerësimi. Ne nuk kishim në grup asnjë nga shtetet me të cilët të këmbenim pikët, nga shtete që jemi mësuar të marrim e të japim.

- Ishin kohë të arta kur Anjeza Shahini, na çoi në 7 këngët më të pëlqyera në këtë festival. Ti je edhe njohëse e mirë e muzikës, pse mendon se çdo vit po shkojmë më keq në përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion?

-Nuk do të thoja që shkojmë keq çdo vit, përfaqësimi jonë deri diku ka qenë me por që ne jemi një popull i vogël që nuk na njeh kushdo dhe kjo mund të jetë një arsye më shumë për të na penalizuar.

- Çfarë na mungon realisht në muzikë, çfarë duhet të ndryshojë?

dashuria për njëri-tjetrin si popull shqiptar. Ne si këngën ta kemi të mirë si përformancën, prapë do shajmë, do gjejmë diçka që nuk shkon.

-Denisa, për publikun ti tashmë je një prej këngëtareve mjaft të dashura të muzikës popullore si të bën të ndihesh kjo?

- jam paraqitur në publik me muzikën popullore, shumica ashtu më njohin, ndihem e përkëdhelur do thosha nga Zoti që me ka dhënë talentin të këndoj çdo zhaner të muzikës, jo vetëm populloren.

- Ne dimë që ti bashkëpunon dhe me një grup instrumental ku një prej pjestarëve të grupit është edhe bashkëshorti jot dhe besoj se kjo është një mbështetje mjaft e madhe për jetën në çift të një këngëtari. Është mirë të jesh në të njëjtën punë me partnerin?

-Do të thoja që ka të mira ka dhe të këqijat e veta puna e përbashkët por që është vërtet një mbështetje e madhe për mua.

- Si është marrëdhënia në publik për një çift të plotësuar si ju?

-Është si gjithmonë marrëdhënia jonë, nuk ka asnjë ndryshim.

- Duke qenë se edhe bashkëshorti juaj ka lidhje me muzikën mendon se është akoma një hap më i madh për të ecur përpara?

-Mendoj se po, sepse të dy e njohim muzikën, të dy e dimë sa i vështirë është arti, të dy ecim përpara me këmbë në tokë.

- Ne të kemi parë që fëmijë në skenë kujt mendon se i dedikohet më së tepërmi ky sukses?

-Unë ja dedikoj të vetmes që më ka shtyrë drejt rrugës së mu nënës sime.

- Ti je një prej këngëtareve më të pëlqyera të jetës natës sa e thjeshtë është për të zgjimi në mëngjes?

-Nuk është më problem për mua sepse tashmë jam mësuar me zgjimin në mëngjes.

- Po nëse do të duhej të na - konshme çfarë do na thoje?

-Dita e zakonshme për mua është zgjimi në mëngjes për të çuar djalin në kopësht, pastaj ndonjë kafe me shoqet ose vrap nga liqeni, më vonë merrem me drekën, punët e shtëpisë, pasditja ndonjë shëtitje apo kënd lojrash për djalin dhe darka në shtëpi. Kjo është dita e zakonshme e imja kur unë jam e lirë.

- Sa e lidhur je me djalin tënd?

-Si çdo nënë me fëmijën e vet ashtu jam dhe unë me djalin, shumë të lidhur. Do ta kuptosh edhe vetë lidhjen kur të bëhesh me fëmijë dhe do më kujtosh. (Buzëqesh)

- Ankohet ndonjëherë se nuk i kushton vëmendjen e duhur?

-Eh sa herë, mendoj që çdo fëmijë e shpreh këtë mendim sa është i vogël por unë mundohem t’ia kompensoj gjithmonë kohën që humbim duke iu përkushtuar sapo kam pak kohë të lirë.

Do të pëlqente që edhe ai të kishte të njëjtin talent me ju?

-Pse jo, s’kam asnjë kundërsh- tim me zgjedhjen që do të bëj në të ardhmen, gjithmonë do ta mbështes.

- Nëse një ditë do të duhej të zgjidhje një profesion të ri cili do të dukej më i përafërt dhe do i përkushtoheshe me po të njëjtën dashuri si muzika?

-Më vjen keq të them por profesion tjetër nuk do të zgjidhja asnjë si muzikën.

- Të ka ndodhur ndonjëherë të të kap emocioni në skenë dhe papritur ty nuk të vijnë fjalët e këngës? Nëse po çfarë ke bërë për të ndrequr këtë gabim?

- Ka raste dhe që ka ndodhur por më e bukura është që s’më vijnë fjalët deri në momentin kur rrjedhin vetë.(Buzëqesh)

- Gjatë këtyre 15 viteve që ti këndon për publikun çfarë të ka ngelur më shumë në mendje që e kujton me nostalgji?

- Do të thoja që çdo aktivitet e kujtoj me nostalgji por do të veçoja festivalet e fëmijëve kur kam qenë e vogël në qytetin e lindjes time Gjirokastër.

Cila është këshilla jote për ata që duan ti hyjnë muzikës? -Punë, punë dhe vetëm punë. - Tani që kësaj interviste i erdhi fundi çfarë do shtoje për ta mbyllur?

-Për pak javë do të dali në treg klipi im i cili është duet dhe kam përshtypjen që do shihemi prapë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.