Ke intolerancë ndaj laktozës?

Intervista - - SHËNDET -

Laktoza është një lloj sheqeri natyral që gjendet tek qumështi. Kur trupi nuk e tret dot, mund të vuash nga intoleranca ndaj laktozës. Kjo ndodh kur zorrët nuk prodhojnë aq sa duhet enzimë laktazë. Trupi ka nevojë për laktazën për të zbërthyer dhe tretur laktozën.

Kur laktoza lëviz nëpër zorrët e trasha pa u tretur si duhet, mund të shkaktojë disa probleme shëndetsore, si gazra, fryrje, apo dhimbje barku. Eliminimi i produkteve të qumështit nga dieta mund të mos jetë gjëja më e keqe. Studimet kanë treguar se konsumimi i përditshëm i tyre mund të shkaktojë kolesterol të lartë dhe shtim të rrezikut për sëmundjet e zemrës. Megjithatë, është e rëndësishme të keni parasysh se, nëse vendosni të eliminoni nën produktet e qumështit, duhet merrni substancat që ju nevojiten me mënyra të tjera. Ata që vuajnë nga kjo intolerancë mund të përballen me probleme shëndeti, sepse nuk konsumojnë përbërësit e duhur. Lajmi i mirë është se ata mund ta marrin kalçiumin dhe vitaminën D nga burime të tjera. “Ushqimet e pasura me kalçium janë peshqit me kocka të buta, përfshi këtu salmonin, tonin dhe sardelet konservë dhe perimet e gjethe jeshile të errët, si spinaqi. Ushqimet si salmoni, toni, vezët dhe mëlçia përmbajnë vitaminë D në mënyrë të natyrshme. Cilët janë faktorët e rrezikut? Intoleranca ndaj laktozës zakonisht shfaqet në moshë të rritur. Ajo haset më shpesh tek njerëzit me origjinë hispanike, aziatike, afrikane dhe indianët e Amerikës. Fëmijët e lindur para kohe rrezikohen më shumë, sepse ata mund të mos kenë prodhuar aq sa duhet laktazë. Disa trajtime kundër kancerit, si rrezatimet në zonën e barkut, ose që kanë vuajtur nga ndërlikimet e zorrëve nga kimioterapia, rrezikohen më shumë të kenë intolerancë ndaj laktozës. Cilat janë simptomat? Fryrje, gazra, diarre, të vjella, të përzjera, ngërçe barku. Simptomat shfaqen 30 minuta deri në 2 orë pas konsumimit të qumështit ose produkteve të qumështit. Simptomat janë të buta deri në të forta në bazë të sasisë së laktozës që ka konsumuar personi dhe sasisë që një person mund të tolerojë. Si ndikon në shëndet? Intoleranca ndaj laktozë i pengon ata që vuajnë prej saj të marrin substanca thelbësore, si kalçiumi dhe vitamina D. Kalçiumi është thelbësor në të gjitha moshat për rritjen dhe ruajtjen e kockave. Një mungesë kalçiumi tek fëmijët dhe të rriturit mund të bëjë që kockat të kenë më pak densitet dhe të thyhen më lehtë më vonë, një sëmundje që quhet osteoporozë.

Disa ushqime që përmbajnë laktozë: Qumështi dhe nënproduktet e tij, margarina, pluhurat proteinikë, biskotat, patatinat, drithërat e përpunuara për mëngjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.