Anila Goçaj: Pse zgjodha të merrem me bukuri?

Intervista - - BUKURI -

T v rtetuar n t merren - j t ra t

- Dhurata Shabaj, një emër që nuk është pak i njohur në fushën e bukurisë. Si të lindi dëshira për tu bërë një makeup artist?

- Së pari të falënderoj ty për intervistën. Profesioni im është i hershëm, që e vogël fshehurazi i merrja mamit lapsin dhe buzëkuqin dhe lyeja shoqet e klasës edhe kushërirat e mia. Sa më shumë që rritesha aq më shumë shtohej dëshira për të kryer një shkollë profesionale, kështu sigurova sdudimet në Milano si dhe atje u diplomova per make-up artist.

- lim për ty?

- Sigurisht që çdo është i vështirë dhe për mua ka qenë i tillë. Pas diplomimit u ktheva në Shqipëri ku kam punuar në Tv Klan me orë të reduktuara dhe më vonë hapa studion time këtu në Tiranë ku u angazhova me spotet publicitare, me vidioklipet metrazh të shkurtër.

- Si do e përshkruanit profesionin tuaj si një make-up artist në Shqipëri?

- E përshkruaj si një përgjegjësi e një pune jo pak e lodhshme por unë e ndjej veten me fat që këtë profesion e ushtroj në vendin tim. Ndihem e respektuar dhe njëkohësisht e kërkuar nga masa e gjerë e klientelës. Dreë Barrymore ka thënë:- “Betohem në Zot se lumturia është një make-up i mirë. Ndaj unë ndihem e kënaqur që klientet e mia janë të lumtura me pamjen e tyre.

- A mendoni se vlerësohet ashtu siç duhet ky profesion?

- Jo nuk vlerësohet shumë por përshtatemi me vendin në të cilin jetojmë edhe pse nuk vlerësohet unë përsëri këtë profesion e bëj me një dëshirë dhe përgjegjësi shumë të madhe.

- Si lindi bashkëpunimi me Anilën?

-Me Anilën njihem prej shumë kohësh, bashkëpunimi ka ardhur si rezultat i ideve të përbashkëta për këtë projekt.

- Cilët janë anën pozitive dhe cilat negative të bashkëpunimit mes dy femrave të së njëjtës fushë sic jeni ju të dyja?

- Anët pozitive janë idetë e përbashkëta dhe zhvillimi me sukses i tyre. Anë negative nuk ka, të paktën dyja.

- Nëse do ju bënin një ofertë që këtë profesion ta praktikonit diku larg Shqipërisë ku do preferonit më shumë të shkonit, përveç në Kosovë ku edhe po punoni aktualisht?

- Ka patur momente ku kam menduar dhe të largohem e ta ushtroj këtë profesion jashtë Shqipërisë por tani jo më, jam e përqëndruar në studion time në Prishtinë si dhe bashkëpunimin që kam këtu në Tiranë me Nilën. Jam mjaft e angazhuar dhe nuk kam kohë as ta mendoj një largim të tillë.

- Ke ndonjë pasion të dytë që nëse s’do e vazhdoje më karrierën tënde në fushën e makeupit të zgjidhnit një profesion tjetër në të cilin do punoje me po të njëjtën dashuri?

- Nuk kam menduar të heq dorë ndonjëherë nga make-up artist por nëse do rikthehesha në kohë mund të zgjidhja si prefesion të dyte të isha dhe një regjizore e mirë.

- A ndjen Dhurata Shabaj konkurrencë?

- Unë gëzoj respekt për të gjitha koleget e mia. Nuk mund në Shqipëri make-up artist numërohen me gishtat e dorës.

-Duke qenë se edhe profesioni yt mban emrin make-up artist për ty besoj nuk është aspak e vështirë të kujdesesh për veten dhe të dukesh e bukur çdo ditë?

- Patjetër që kujdesem dhe për veten time por koha ime është në dispozicion të klientes së pari e nëse më mbetet pak kohë pse jo dhe për veten time.

-Po kohën e lire, gjithmonë nëse ke, si e kalon?

- Do të doja vërtet të kisha kohë të lirë por mund të them kam shumë pak kohë të lirë ndonjëherë aspak pasi si ju thashë më lartë unë jam e përqëndruar në studion time në Prishtinë dhe këtu në Tiranë nëse gjej pak kohë e kaloj me familjen.

- Çfarë do themi në fund të kësaj interviste?

- Dua të falënderoj të gjitha klientet e mia për besimin që kanë tek unë, falenderoj familjen time për mirëkuptimin e tyre, të falenderoj dhe një herë ty për intervistën, shumë faleminderit.

-Anila, si erdhi ky bashkëpunim me Dhurata Shabajn?

- Duke pasur parasysh se Dhurata është një emër i njohur në fushën e bukurisë dhe sigurisht puna e saj ka folur për këtë menduam që të ndërthurrnim punën time dhe të sajën në një. Ne gjendemi në zonën e ish Bllokut dhe saktëisht në Rr. Pjetër Bogdani, përballë Lollipop, Sallon Bukurie Nila dhe Dhurata Art Image, bashkë! - Ju e keni sallonin në një zonë që relativisht është zona më e shtrenjtë në Tiranë, në Bllok, a janë edhe tarifat e tilla në sallon, çfarë duhet të presë në faturë në fund një klientja juaj?

- Mund të them që ka shpenzime por që nuk ndikojnë shumë në tarifa sepse unë kam kliente që vijnë e rregullohen në salllonin tim prej kohësh dhe nuk mund të abuzoj me tarifat vetëm sepse dyqani ndodhet në zonën e bllokut.

Ti ke gjetur veten në këtë fushë?

- Apsolutisht po, e bukura është një fushë tek e cila femrat gjithmonë e gjejnë veten tek e bukura. Unë gjithmonë kam patur dëshirë të zbukuroj të tjerët është një gjë të cilën e bëj me pasion.

-Kur vjen në sallonin tuaj, çfarë gjen?

-Gjen mikpritje, përkushtim, përkujdesje për këdo që vë këmbën në atë sallon. Është detyra ime morale dhe pastaj profesionale që kushdo që provon sallonin tim dua që të dali e kënaqur nga ajo derë. Mundohem të jem korrekte dhe besoj se kam qenë.

-Të rregullosh një nuse përkundrazi që do veçohej si profesioni më i bukur, përveç lodhjes ç’mund të na thoni tjetër për këtë punë?

-Të rregullosh një nuse do të thotë që të bëhesh pjesë e ditës së saj më të rëndësishme. Në asnjë mënyrë nuk duhet të mungojë as detaji më i vogël i paplotësuar. Unë dua që çdo nuse që rregullohet në sallonin tim ta shoh veten më të bukur gjatë gjithë jetës dhe ta kujtoj me po të njëjtën dashuri. Produktet që përdoren në sallonin tim janë të emrave më të njohur dhe të cilësisë më të lartë të mundshme.

-Si do na e përshkruanit një ditë të punës tuaj me 3 fjalë?

-Të motivuar, të lodhshme por shumë të bukur.

-Ju kanë ardhur ndonjëherë oferta që këtë profesion ta ushtronit edhe jashtë Shqipërie?

-Po por siç i thonë një fjale guri i rëndë në vend të vetë.

-Martesa është dita më e bukur dhe më e veçantë për një çift, ju ka ndodhur ndonjëherë të haseni me një nuse “tekanjoze” e cila nuk përshtatet me asgjë dhe nëse po si keni reaguar për ta rregulluar këtë situatë?

- Po edhe në të tilla kemi hasur por duhet të kemi parasysh diçka: karakteret e femrave nuk janë të njëjta. Është detyra jonë që ndonjëherë të jemi jo vetëm parukiere por edhe psikologe dhe në fund gjithçka ka shkuar mirë.

-Mendon që ky profesion do të shoqërojë gjatë gjithë jetës?

-Po sepse është diçka që e kam zgjedhur me dëshirë dhe pasion dhe dua ta vazhdoj deri në fund të jetës.

-Nëse nuk do kishe këtë profesion çfarë do ishe sot?

-Ndoshta një psikologe e mirë pse jo.

-Sa të thjeshtë dhe popullorë janë klientët e sallonit, në komunikimin me ty?

- Mund të them që janë më të mirët (buzëqesh) sepse është shumë e vështirë të pretendosh të jesh dikush tjetër.

-Sa orë në ditë i përkushtohesh këtij profesioni?

-Pothuajse gjithë ditën, çfarë më ngel i’a përkushtoj familjes.

-Duke ju uruar bashkëpunim të mbarë, një këshillë për të gjitha femrat që duan ti hyjne rrugës së të bukurës së profesionit tuaj?

-Të jenë sa më korrekte, të përkushtuara, të përgjegjshme dhe ta duan këtë profesion gjatë gjithë kohës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.