Poezia juaj... Thellë në kujtime

Intervista - - POEZI -

Të thella tek unë ti ke gdhendur gjurmë, asgjënuk mundet t’i fshijë, as ti. Të ndjej tek tërhiqesh nga pak e cdo ditë, si bora që shkrin dhe kërkon thëllimin, shkon tej,më lart , më larg... Një zjarr përvëlues brënda meje përpin, shkrumbit gjithcka, por,jo shpirtin tim,as kujtimin. Përhumbur të shoh në një shteg a luginë, ndërsa pas teje,bora gjurmët mbulon. E unë,sigurisht, nuk pres borën të shkrije..., ashtu si qeni besnik gjen te zo’në, shumë shpejt të arrij..... Veç gjurmëve, ti rrugës ke lënë dehësen aromë. E ndonjëherë......, ti shfaqesh në bregun mbi det, vështrimin larg tret, tej ne horizont. Batica papritur aty të ka sjellë e gjurmët mbi rërë i mbulon. Zbatica po në çast të merr e në mes të detit të çon. Prej bregut, me sy të shoh e të ndjek gjithë ankth e plot frikë... Lutem në heshtje të bëhesh sirenë, në fakt,ti bëhesh e vogël si pikë. Atëherë...., frymën dhe shpirtin tim i bej erë për ty,të të bëhen shpëtim. Prej bregut, vështroj dhe me vehte them: -Ah,zemra ime! Kaloje këtë det e dil ne breg, të mund t’i japim jetës kuptim...!

Gërmova thellë në kujtime në atë kohë kaq të shkuar... Ku ish’ turp të dashuronin, te ishin bashkë ish’ e ndaluar... Kurriz’ i njomë i nje vogeëlusheje nga peshë e fjalëve u rëndua... Dhe pse ish’ nje shpirt i pastër padrejtësisht ..., u dënua ! Vitet rrodhen si një lumë unë akoma s’kam kuptuar. E dënuan se bëri krim ? A pse ish’ e dashuruar !?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.