Për një dashuriçkë u vra e tërë familja

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Ajo çfarë ndodhi në 1997, jo vetëm në qytetim tim, por në gjithë Shqipërinë iu rrëfeftë Zotit. Kam frikë se çdo familje e pati nga një të vrarë në atë luftë makabre që shqiptarët bënë me njëri-tjetrin. Ndërsa secili nga ju qan një njeri, mua më duhet të qaj të gjithë familjen e motrës. U shuan të pestë, të tre fëmijët dhe motra bashkë me burrin. Sot përpiqem të ngushëlloj mamanë time që për fatin e zi të saj, është ende gjallë, nëntëdhjetë e shtatë vjeçe dhe ka përcjellë në tokë vajzën pesëdhjetë vjeçe dhe djalin, tim vëlla dyzet e tetë vjeç.

Në ishim pesë fëmijë, dy motra e tre vëllezër e tani kem mbetur tre, unë dhe dy vëllezër që përpiqemi të ngushëllojmë nënën. Sa vdekje dëgjon ime më thotë: “Më nxirrni në oborr o bir, se më duket sikur mw ka harruar Zoti, po merr vetëm djem e vajza të reja e më lë mua plakën”.

Unë dhe motra patëm fatim të martoheshim afër me prindërit, dhe në rininë tonë e merrnim në këmbë rrugwn e me një fëmijë përdore e shkonim ose te mamaja çdo pasdite ose te njëra-tjetra. Edhe vëllezërit morën nuse të mira e rritën fëmijë shumë të mirë. Të gjithë me shkollë si fëmijët e vëllait edhe të mitë. Të motrës u shuan pa dalë ende mirë në jetë.

Në vitin 1995 djali im i madh iku në Greqi për të punuar gjatë pushimeve verore me shokët e tij. E në tetor kur do të shkonte në shkollë u kthye.

- Të paktë ë ë shkollës, se nuk mund të më mbani nëntë muaj ju me para në Tiranë, - thoshte im bir, drita e syve. Shyqyr Zotit kishte vullnet të mësonte dhe nuk më ka shkuar mundi dëm as me dy vajzat e as me djalin. Të tre mbaruan shkollë të lartë e janë në punë të mira.

Kur djali mbaroi vitin e dytë të fakultetit ishte vera e vitit 1996. Ai tha se do të ikte prapë e të punonte në Greqi për dy muaj e në tetor do vite sërish për shkollë. Këtë e kishte thënë qysh kur ishte kthyer herën e parë dhe djali i madh i motrës mbaroi shkollën e mesme dhe i tha që do shkonin bashkë e do punonin atë verë.

-Unë do marr ndonjë bursë nga të persekutuarit se kam patur gjyshin në burg e nuk do më duhet të konkuroj, - tha djali i motrës. –Kështu do punojmë bashkë për dy muaj që të mos u bie në qafë prindërve për gjithçka. E kështu u nisën me pjesën tjetër të grupit. Ata punuan mirë ata dy muaj dhe erdhën në Shqipëri në kohën që e kishin lënë që do vinin. ë e djali i motrës ë me një muaj vonesë se atëherë u dhanë të drejtat e studimit për të përndjekurit, pasi burri i motrës ishte interesuar gjithë kohën te shoqata e të persekutuarve.

Të dy djemtë edhe në shkollë ndenjën bashkë në konvikt meqë djali i motrës ishte më i vogël dhe i imi ia kishte mësuar hiletë shkollës e konviktit. Kështu motra në shtëpi ishte me vajzën shtatëmbëdhetëvjeçe e me djalin e vogël dymbëdhjetë vjec.

Gjatë atij viti vajza në shkollë na ishte njohur me nja djalë. Mua më tha komshia ime që e kisha si motër, sepse i kishte thënë i biri. Por nuk ishte problemi i thashëthemeve, por ai djali që ishte lidhur me vajzën e motrës, Letën ishte tip halabaku.

-Nuk është aspak djalë i mirë e do e marë çupën më qafë, - më tha shoqja ime. –Të lutem mos ma mer për keq që po të bëj këtë muhabet, po unë kam cupë vetë në derë e prej dua të më thuash të vër- tetë për ç’sheh e ç’dëgjon se prindi e merr vesh i fundit.

Pasi mora vesh gjithcka për mbesën, Letën u nisa e shkova një natë të motra. Fjeta atë natë aty që të ën në kohën që të tjerë - ment tjetër.

Motrës sa s’iu shemb tavani mbi kokë. –Po ç’është kjo dashuri në këtë moshë shtatëmbëdhjetë vjeç, akoma si janë kalbur shpërgënjtë. Ej pikë e zezë, - e duart i dridheshin.

- Po si t’ia bëj, t’i tregoj Ganiut ai e vret me duart e tij, ç’të bëj unë e zeza, - thoshte e qante.

-Me mirë ën, ose po e pate vështirë ë. Pa folur me çupën nuk rregullon dot asgjë.

-Lerë pastaj ta marrë vesh djali në Tiranë, pu pu pu ç’më gjeti, - e lotët e saj sikur e kishin parandjerw gjithçka. Atë mëngjes ika në shtëpinë time se vajza do shkonte në shkollë. E shkova prapw te motra të shtunën që ta zija të dielën çupën e të ë. Dhe kur fola me të. Ajo mç tha që ata e donin njëri-tjetrin e ai e kishte seriozisht. U përpoqa t’i thoja që ai nuk ishte djalë për të, se nuk do të kishte ndonjë të ardhme me të.

-Po nëse babai yt ka bërë burg politik, ai do bëjë burg o për vjedhje o për vrasje moj cupë, ku të çon mushka? – i thashë në fund. Po i riu si veriu.

Të hënën sapo ishte takuar me shokun e saj ajo ia kishte tefteritur të gjitha. Dhe të gjitha sa i kisha thënë unë i kishin dalë të vrtetë.

Shoku i mirë, i zgjedhuri i saj i kishte thënë që s’kishte ndërmend të martohej me të. –Thjesht po kaloj ca caste të bukura me ty, pse ç’mendon ti se jam nga ata tipa që martohem unë, që lidh këmbët e mia e rri me një grua. Unë do rri me kë të dua e do i ndërroj çupat si mbreti gratë bukuroshe, kështu në daç rri me mua e ndaç ndau. Unë nuk e dërgoj babanë të të kërkojë dorën në shtëpi sepse nuk të dua për nuse, - dhe sigurisht mbesa ime Leta ishte larguar duke qarë.

Pas dy ditësh më dërgon fjalë motra që të shkoja se ishte pak pa qef dhe shkova me vrap. E gjeta tym, e mendova se ç’kishte ajo vetë. Por më kishte thirrur për vajzën.

-Hajde fol me të, janë ndarë i kanë dalë fjalët e tua, po ka dy ditë që ë shkollë, s’di ç’të bëj me të.

E mora në çupën në krahë e në ë me të, mu dhimbs vajza se ishte bërë një grusht për dy ditë, pastaj nuk të vijnë fjalët ashtu të kulluara aq më tepër kur njeriu është imërzitur. Gjithsesi i thashë që ishte më mirë të ndaheshin qysh tani, pa mileti janë ndarë me fëmijë e s’kishte asgjë. –Kanë ndryshuar kohët të keqen tezja, ne s’do shohim prapa, nuk i dihet fatit. Lexo ndonjë libër dhe futju shkollës, në shkollë të lartë nuk i dihet se ç’të ka shkruar Zoti ndonjë ë krah e jo një halabak.

E kështu atë ditë e mora në shtëpi mbesën, e mbajta tri ditë gjithë kohën unë dhe vajza ime. E mori veten dhe të të shtunën mbasdite e çova në shtëpi, të dielën bëri mësimet dhe të hënën në shkollë. E kë ë merrte nota të mira, po ama ishte dobësuar e bërë një grusht. E dija që e hante meraku po s’kishte ç’të bënte dhe nervat i nxirrte në librat e shkollës. Mbaroi viti shkollor dhe të dy djemtë u kthyen nga Tirana e s’morën vesh asgjë dhe u nisën sërish për Greqi. Mbesa ime i kaloi pushimet sa në shtëpi të saj duke lexuar romane e sa në shtëpinë time duke qarë e shfryrë me mua e çupën time. Erdhi së shkolla. Por erdhi edhe ’97 me rrëmujat e veta. U armatosëm të gjithë, krisi lufta gjithandej. Shkollat e larta u mbyllën e djali im dhe djali i motrës arritën të iknin në Greqi me ndihmën e një shoku që kishte shok një bandit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.