Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

jon

- Kur etja për pushtet tejkalon interesat e vendit mund të ndodhë dhe ky koalicion mendoj unë. Odeta

- Kurrë mos thuaj kurrë i thonë një fjale, ndaj çfarë nuk pret nga klasa jonë politike. Ilir

- Larg qoftë se do merrte fund vendi ynë. Opozita tregon që një vend ka demokraci të konsoliduar e një koalicion i tillë besoj do sillte trazira në vend. Malvina

- Nëse një gjë e tillë do ndodhte besoj se populli shqiptar do e mohonte çka do të sillte pakënaqësi e një revolte nga vetë qytetarët që do ndiheshin të tradhtuar prej partive që simpatizojnë dhe që votojnë. Miranda

- Në momentin që një gje e tillë do ndodhte, demokracia e vendit tonë do merrte fund pasi nuk do kishte një opozitë dhe dihet që opozita jep ide dhe i kundërpërgjigjet opozitës që ndodhet në pushtet për të mbrojtur sa më mirë interesat e qytetarëve të vendit të saj. Entela

- Një qeveri e tillë e zgjedhur me këtë lloj koalicioni nuk mendoj se do e kishte të gjatë pasi do ishte e padrejtë ndaj votuesve e që do ndiheshin të tradhëtuar nga partitë që ata përkrahin e do sillte pakënaqësi e trazira në vend ndaj është mirë që mos të ndodhë pasi vendi ka nevojë të ketë opozitë që demokracia të funksionojë më mirë. Shkëlzen

-

mund të lindi dhe një dashuri e pastër ndaj do e pranoja nëse ndonjë shoqe do të më shprehi që më do. Danjeli

- Nga gjithë gjërat që s’mund t’a presësh është të të propozojë shoku pasi e sheh gjithmonë si një mik të mirë por nuk përjashtohet dhe mundësia që ta pranoj nëse më propozon një shok që e pëlqej. Besjana

- Nëse pëlqimi është nga të dyja palët patjetër që do e pranoja të lidhesha me atë shoqe. Alvi

- Nuk mendoj se do e pranoja një shok për të dashur pasi nëse e kam veç shok nuk e shoh dot me asnjë sy tjetër edhe do e largoja nëse ma shprehte se më pëlqen. Franka

- Kam dëgjuar që dashuritë më të bukura lindin nga shoqëria që kemi ndaj do isha i hapur nëse një shoqe më pëlqen e ma shpreh se më do. Juxhin

-

- Tani do merremi me hallet tona boll u morem me hallet e qeverise teknike gje e cila u arrit.

- Kemi plot gjëra për t’u marrë. E para është anëtarësimi në BE sa më parë e me të drejta të plota. E dyta shpronësimi i pronarëve dhe kthimi dhe kompensimi i pronave. Artur

- Ndër gjërat që mund të merremi janë çështjet ekonomike e sociale të cilat kanë një nevojë të madhe për zgjidhje pasi ka plot familje në nevojë të cilat kërkojnë ndihmë ekonomike e që nuk e kanë marrë. Liljana

- Mund të merremi me çështjet e votimit dhe mënyrës së zhvillimt të zgjedhjeve elektorale në mënyrën sa më transparente dhe korrekte. Denis

- Një tjetër kauzë që mund të merremi është dhe ulja e taksave të shtetit për sa i përket bizneseve dhe përkrahja më e madhe për bizneset e reja të vogla të cilat sjellin një të ardhur bruto goxha të lartë për prodhimin e brendshëm bruto. Terezina

- Një tjetër çështje që mund të merremi është çështja e korrupsionit edhe raportimi sa më i saktë i të ardhurave stratosferike te politikanëve tanë të cilat nuk bizneset që ata kanë. Dhurata

- Dihet që problemet që kemi si shtet janë shumë e ndër më kryesoret është niveli i pagave tepër i ulët kra- hasuar me vendet e rajonit, pra të kërkohet një rritje më e madhe e pagës minimale e cila s’ka shumë kohë që prej shtetit është vendosur në një tavan prej 220 mijë lekë të vjetra. Kjo kërkon një zgjidhje urgjente pasi nuk përballohet rritja e çmimeve në raport me pagën pasi in të lartë rritjeje se përqindja e rritjes së pagave çka sjell uljen e shportës së të mirave të përditshme të një familjeje normale shqiptare. Tomorr

- Ka plot probleme që mund të trajnojmë e të merremi për t’u dhënë një zgjidhje të duhur. Një ndër to është dhe trajtimi i tetraplegjikëve duke u dhënë ndihmë më të lartë ekonomike pasi ndihma që ata marrin nuk i përballon dot çmimet e të mirave të përditshme. Klaus

- Çadra për mua ishte një kapriçio e partisë opozitare pasi ajo vonoi vetingun dhe sjell dhe vonesën e anëtarësimit të vendit tonë në BE. Duhet menduar për të zgjidhur probleme që ka vendi ynë sikurse janë papunësia e lartë, niveli i ulët i pagave dhe taksa tepër të larta për bizneset. Reni

- Tani që u mbyll çadra mund të merremi me zgjidhjen e problemit të vendosjes së gjobave të makinave të padrejta prej policisë rrugore për të mbledhur sa më shumë të ardhura për shtetin e që rëndon padrejtësisht në xhepat e qytetarëve shqiptar. Kristi

- Një tjetër kauz që mund të luftojmë është riciklimi i anë të teknologjisë që mbron ambjentin sa më shumë pasi niveli i ndotjes së ajrit në vendin tonë është tepër i lartë. Sara

- -

- Kjo ndodh pasi ka rënë niveli i cilësisë së muzikës që njerëzit duan të dëgjojnë dhe se rrymat e muzikës janë të shumta e që për pasojë kanalizojnë edhe dëshirat për muzikën që njerëzit dëgjojnë. Ermioni

-Nuk po varfërohemi përkundrazi rrymat muzikore - luar të ndryshojnë disi dhe në preferencat e tyre. Ola

- Kjo po ndodh dhe është për të ardhur keq dhe do të thote që njerëzit janë në kërkim më shumë të muzikës komerciale e jo asaj “të mirë e cilësore”. Joni

- Është për të ardhur keq që muzika që dëgjojmë po varfërohet e po kthehet gjithmonë e më shumë në komerciale pra në tregti të mirë

- Kjo po që është e vërtetë e është faj i producentëve dhe i këngëtarëve që kërkojnë veç këngë komerciale e jo këngë të cilat janë cilësore pasi kanë më shumë për qël - jnë këngë të bukura e cilësore. Liza

- Ajo që po ndodh me muzikën shqiptare është për të ardhur keq pasi këngëtarët shqiptar janë duke prodhuar përdit e më shumë muzikë komerciale pasi si qëllim - nomik e jo prodhimin e një muzike cilësore për degjuesin. Vani

- Ka mundësi pasi muzika që dëgjojmë është veç muzikë komerciale e jo një muzikë cilësore dhe janë bërë të gjithë këngëtarë veç falë pajisjeve elektronike ku transformojnë zërin e tyre sipas dëshirës e kur dalin të këndojnë “live” nëpër skena lënë shumë për të dëshiruar. Klajdi

- Mungesa e kompozitorëve të mire si dhe zgjedhja e kompozitorëve jo të aftë për të bërë këngë si dhe kërkesat e këngëtarëve për llojin e këngëve që do të nxjerrin në treg janë ato që sjellin “varfërimin” e muzikës shqipetare. Eva

- Mungesa e kompozitorëve të mirë si dhe zgjedhja e kompozitorëve jo të aftë për të bërë këngë si dhe kërkesat e këngetarëve për llojin e këngëve që do të nxjerrin në treg janë ato që sjellin “varfërimin” e muzikës shqipetare. Agim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.