Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

PROVIM Jam Eda. Pashë në ëndërr sikur isha në një provim. Përpara kisha një tavolinë të madhe ku ishte i ulur komisioni. Papritur afër tavolinës time afrohet një shoqja ime e cila kishte veshur një bluzë plastike transparente. Gjithë cfarë - ta. Biles njëri nga ata që po bënin provim, i thotë një anëtari të komisionit rreth të 60-ve, ja çfarë ka veshur ajo. Por ai çuditërisht nuk reagon si neve, sikur ishte mësuar me këto gjëra. Çdo të thotë kjo lloj ëndrre?

E dashur Eda, thuhet që vetë jeta është një provim në vetvete. Dhe duket që edhe në rastin tuaj, siç shifet edhe nga ëndrra, ju vazhdimisht i nënshtroheni gjykimit të familjes tënde. Ju keni ca me zgjedhjet e tua në jetë. Dhe personi me bluzë transparente që ke parë në ëndërr, jeni po ju. Që do të thotë që jeni e frikësuar nga ideja që ata tashmë dinë çdo dobësi tënden, dhe shohin qartë dhe pasiguritë e tua. Dhe kjo stë pëlqen aspak. Megjithatë një person i moshuar në familjen tënde, duket më pak paragjykues se të tjerët. të jeni më e vendosur në ato çfarë doni të bëni apo thoni. Paçi fat. ISHA NE TUNEL Kam parë në ëndërr shoqen time më të ngushtë, kur ishte 16 vjeçe, sepse tani ajo është 30 vjeçe. Sikur po ecja në një tunel shumë të gjatë që përfundonte tek një Kishë. Dhe aty brenda Kishës ishte kjo shoqja ime e ulur në një stol dhe po qante me dënesë. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr?

E dashur lexuese. Në ëndrrën tënde duket që ju jeni kthyer mbrapsht në kohë, gjë e cila po ju ndodh dhe në realitet. Shoqja në ëndërr jeni po ju, që do të thotë që po kaloni një periudhë të vështirë të ngjashme me kohën e adoleshencës. Tuneli do të thotë që ju ndiheni e vetmuar, dhe keni nevojë për dikë që t’ju mbrojë dhe t’ju ngushëllojë. Megjithse në moshë të pjekur, ndiheni si një adoleshente e braktisur, që ka nëvojë më shumë se kurrë për këshilloheni me shoqen më të ngushtë që keni tani në këtë moshë. Sepse duket që kjo periudhë jo e mirë, do t’ju shoqërojë edhe për disa kohë. Deri në momentin që ju të vendosni të dilni nga kjo gjendje. Gjithë të mirat. AUTOBUSI Jam në zonjë beqare 37 vjeç. Kam parë në ëndërr sikur po udhëtoja me autobus dhe pas një farë kohe udhëtimi zbrita nga autobusi bashkë me babain tim. Autobusi na ndaloi në një shesh shumë pranë shtëpisë sonë dhe ishte errësuar. Në shesh ishin shumë tavolina sikur të ishte një lokal. Në tavolina ishin ulur shumë njerëz dhe po pinin kafe. Në tavolinë ulem unë dhe babai im im për t’u shlodhur. Në këtë moment, ish i dashuri im që tani është fejuar me dikë tjetër ngrihet dhe merr mikrofonin dhe këndon me shumë hare dhe me entuziazëm shumë të madh ndërkohë që ai këndonte dhe i qeshte të fejuarës së re dhe prindërve që i kishte ne tavolinë i këndon asaj një këngë dhe e fejuara i buzëqeshte. Pasi ai ulet vjen kamarieri në tavolinën time dhe papritur shoh një Kamarieri nxjerr nga xhepi çakmakun për të ndezur qiriun mbaj mend nëse ai e ndezi përfundimisht qiriun. Ëndrrat i kam telepatike.

E dashur zonjë, pjesa e parë e ëndrrës ku bëhet udhëtimi dhe që babai juaj ju shoqëron ka të bëjë me shqetësimin për ngjarjen pavarësisht se sa mund ta ketë informacionin. Fejesën tënde babai po e përjeton shumë dhe po mundohet të të qëndroj afër ndaj ai gjatë ëndrrës të shoqëron të autobus dhe të çon në një vend me njerëz për të njohur njerëz të rinj. Ju nuk keni patur kurajon që të sqaroheni për gjërat që keni kaluar ndaj dhe ankthi që ju keni përbrenda dhe pëshpërisni nën zë duke sharë. Një person me vullnet i përzgjedh situatat dhe shikon të ardhmen. Ti duhet të kishe luftuar dhe të përballeshe me tëp or tani që është vonë ju ngelet vetëm të shihni përpara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.