Midhje të skuqura me vezë

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

gazetës Intervista dhe ju përgëzoj për rubrikat interesante që bëni çdo grupmoshë të lexoj. Unë jam Anila 28 vjeçe dhe sapo jam fejuar me një djalë të cilin e dua shumë. Para pak ditësh në një diskutim ai më shprehu se kishte shumë qejf midhjet me vezë por unë bëra sikur si kushtova rëndësi dhe kjo është një arsye pse unë po ju shkruaj që nëse keni mundësi të kontribuoni pak me ndihmën tuaj që ta surprizoj pak të fejuarin tim meqënëse dhe ju çdo javë keni rubrikën e gatimit. Unë do kisha shumë dëshirë të më ndihmonit me recetën se si mund ta gatuaj këtë specialitet në kushtet e shtëpisë? Faleminderit.

Përgjigjet Ledio i Restorant «Il Tipico» Rr Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit «Ismail Qemali» Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- Përshën- - falenderoj për vëmendjen. Ti vijmë në ndihmë njerëzve është puna jonë edhe sigurisht që do kontribuonim me dëshirën më të madhe për të mësuar një çift të ri të gatuaj por edhe për ta bërë të lumtur. Kjo është një ndër recetat më të thjeshta dhe për ta gatuar këtë duhen këta përbërës:

0,5 kg midhje të pastrua- ra çajit me vaj - han çaji 3 vezë majdanoz kripë e piper kafeje birrë

Përgatitja: Midhjet kullohen dhe u hidhet kripë e piper. Përgatitet një qull i hollë për skuqje me miell, vezë, birrë dhe pak ujë. Qulli duhet të ketë trashësi të tillë që kur të zhytet në të maja e lugës të vishet me një shtresë të hollë. Vihet tigani me vaj në zjarr dhe kur të nxehet, futen midhjet e kaluara në miell e pastaj në qull. Skuqen 3-5 minuta. Kullohen mirë nga yndyra. Vihen në pjatancë dhe u hidhet përsipër majdanoz i grirë hollë. Pjata është gati për t’u shërbyer. Shoqërohet edhe me ndonjë sallatë sipas preferëncës tuaj. Ju bëftë mire!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.