Do të jetë në qendër të vëmendjes....

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje, jam Ana 22 vjeçe dhe dua t’iu shpreh problemin tim që kam e që lidhet me shoqen time e cila më është bërë stres dhe shqetësim më vete. Ajo është më e madhe se unë por ka një problem të theksuar me veten që kërkon vëmendjen e njerëzve me zor dhe shpeshherë kur nuk e merr ashtu siç ajo dëshiron bëhet negative dhe nxjerr fjalët më të ndyra nga goja. Ka një xhelozi, krenari dhe vetëbesim të tepruar që i është bërë si sëmundje. Shpeshherë i kam folur që të ndryshoj se do vi një ditë që do ngelet vetëm por prapë nuk ma dëgjon fjalën. E kam parë që ka folur keq për të tjerët edhe pa të drejtë e kam menduar se mua sdo ma bëj por në momentin që unë komunikoj me njerëz të tjerë apo dalë ëhet e keqe dhe me mua e i shkruan njerëzve që unë njoh duke transmetuar gjëra që të më fusi në sherr me ta. E kam duruar dhe toleruar por ndonjëherë çdo gjë e ka një mundem më të duroj këtë situatë kaq stresuese çdo ditë. Nuk kam njohur kurrë mëpar një femër që të bëhej xheloze për shoqërin madje dhe për shoqet e mia të punës. Ju lutem mund të më thoni se çfarë lloj sëmundje është kjo që ka shoqja ime dhe si mund të kurohet?

Lorela Garuli psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje Ana! Të falenderoj që na shkruan. Në fakt sjellja dhe ma r - rëd- hëniet njerëzore janë shumë komplekse dhe ndikohen nga shumë faktorë, që janë të brendshëm, pra të personalitetit si dhe faktorë që vijnë nga mjedisi apo rrethanat e jashtme. Mesa duket, shoqja jote shfaq këto sjellje por tani këtu nuk mund të përcaktojmë nëse ka këtë karakter përherë apo ka disa arsye e shqetësime që e bëjnë të sillet në këtë mënyrë. Sipas këtyre episodeve dhe veçorive që ti tregon, duket se shoqja jote mund të ketë disa karakteristika narcisiste, që lidhen pikërisht me një besim në dukje të tepruar tek vetja, nënvlerësim për të tjerët, bindje se është më e mirë apo më e aftë se shumica e njerëzve që e rrethojnë, shoqëruar me besimin e patundur se meriton trajtim më të vecantë dhe që e çon drejt të kërkuarit të vëmendjes kudo dhe kurdo. Mund të jetë që shoqja jote përmbush kriteret për këtë çrregullim ose që thjesht ka disa karakteristika të këtij personaliteti. Megjithatë, sido që të jetë është ajo vetë që duhet të kërkojë trajtim apo ndihmë për të ndryshuar situatën në të cilën ndodhet. Problemi është se njerëz që kanë rregullime personaliteti, devianca në mënyrën se si i qasen marrëdhënieve njerëzore, papërshtatje në mënyrën sesi e shohin veten dhe botën, e kanë të vështirë të vlerësojnë me objektivitet dhe të kuptojnë realisht që gjykimi i tyre u krijon vështirësi si atyre vetë por dhe të tjerëve që kanë afër. Kjo do të thotë se rrallëherë ata mund të drejtohen tek psikologu, me qëllim për të rivendosur ekuilibrat e munguar në jetën e tyre. Agresiviteti verbal dhe negativizmi që duket se paraqet shoqja jote e afërt në çaste të caktuara kur gjërat nuk shkojnë sipas pritshmërive dhe dëshirave të saj, duket se paraqet problem për ty. Sigurisht, bashkëjetesa me problematikat që vijnë prej xhelozisë e posesivitetit nuk është aspak e lehtë, qoft dhe kur këto vijnë prej një shoqeje. Për këtë arsye, mund të ketë ardhur çasti që ti të rivlerësosh shoqërinë tënde me këtë vajzë, të vendosësh në “peshore” të mirat dhe më pak të mirat e raportit tënd me të dhe të vendosësh nëse mund ta mbash shoqe apo të largohesh prej saj. Duke shpresuar të kemi ardhur në ndihmë, të uroj gjithë të mirat!

P - jam nj n n r t t r t numrin - - r m t me nj ra tjet r - - n e t r t Tiran t Tiran r t - asnj t n vet saj n t - n m n - vet - t - n - m in r m r t marr n t reja

- Përshëndetje Zonjë, më vjen shumë keq për atë që Ju ka ndodhur por duke qenë se ne jemi ende shoqëri në tranzicion kemi shumë tradita të cilat i kemi te mbetura nga e kaluara si besimi ndaj familjarëve, dhënia e parave hua ngatërrimi i ato familjare e njerëzore me miq e familjar etj.

Këto janë tradita të cilat vijnë nga shoqëria jonë e para viteve 90, ku nuk ka ekzistuar ekonomia e tregut dhe ndarja e problemeve familjare e shoqërore me ato ekonomike. Ju nuk jeni rasti i vetem që keni përfunduar në këtë gjendje, në zyrën time pothuajse çdo ditë ka probleme të ngjashme ekonomike me familjarë e shokë ndaj ju nuk duhet të shqetësoheni. Primare për Ju në këtëo momente është shëndeti pastaj për të tjerat ka institucione të cilat i japin zgjidhje.

Konkretisht, në rastin tuaj Ju i keni lënë prokurë motrës suaj dhe është lehtëisht e provueshme që ajo i ka tërhequr pensionin tuaj, gjithashtu provohet se nuk i ka derdhur të gjitha në numrin e llogarisë suaj ndonëse ju nuk keni patur kontratë ose ndonjë akt tjetër ligjorë se ku do t’i derdhte parat, barra e provës bihe mbi personin e autorizuar për të tërhequr pensionin të provoj se ja u ka dorëzuar juve. Pra, nëse nuk gjeni zgjidhje me mirëkuptim rruga për zgjidhjen e problemit mbetet rruga gjyqësor, ku ju duhet të thërrisni në cilësinë e të paditurës motrën tuaj me objekt kthimin e shumës së bashku me kamatvonesat.

Mendoj që përpara se t’i drejtoheni gjykatës ju duhet të konsumoni edhe njëherë rrugën e marrëveshjes dhe të mirëkuptimit, në rast të kundërt atëherë duhet t’i drejtoheni gjykatës me kërkesë padi.

Jeni të mirëpritur për ta zgjidhur problemin tuaj me Studio Ligjore “Duraj” pasi është e specializuar në këtë fushë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.