Dritarja e shpirtit tim

Intervista - - POEZI -

O dritarja e shpirtit tim, Herë dallgë, herë gjelbërim Rrugë e gjatë në përvëlim, Pse kaq pa fat, këtë agim? Herë, herë syri më loton Shpesh zemra s’më gëzon sot gjashtëdhjetat mbush Zemra ime digjet prush.. Me kë ta festoj këtë përvjetor Ty heshtja e gjatë të mbulon, Apo me fëmijët që solla në jetë, Por jam larg tyre, në kurbet. Thonë se kështu qenka kjo jetë një dorë të hedh, tjetra të pret. Më prit në ’95, këtë mirë e di, Ishin për të rritur tre kërthi... Zemër o zemër, mbushur maraz, Sa e fortë je dhe si nuk plas... Pse o zot, kaq prova më dërgon Tani s’jam më e fortë, zemra lëngon. 12 vjeç isha kur mbeta pa baba, 9 fëmijë i la nënës, e u rritem pra. Vallë s’të mjaftoi që u rrita jetime, Në ’95 i hodhe bombë shtëpisë time. S’jam më ajo e forta që isha dikur, Tani jam e lodhur, si grua pa burrë. Më ke premtuar do festojmë bashkë, Ti je burrë, fjalën pse s’e ke mbajt...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.