Pikture e vjeter!!

Intervista - - POEZI -

Ecnin buzë detit, Me një ritëm,të heshtur. Hija e tyre zgjatej në asfalt, Si një pikturë e vjetër. Nuk kishte ngjyra, ndjenjë. Ish pikturë në ngjyrë të errët. Ziliqare shikonte gjysëm hënën, Në qiellin blu të errët. Yjet nga lart dritë i bënin, Piktura nuk ndryshonte, Mbetej e njëjtë, në të errët gri, Lëvizte,lëvizte. Supet afroheshin pranë e pranë, Putheshin ngadalë. Piktura pamje tjetër merrte, Pikturë e vjetër ngjante. Hapat ishin një,dhe deti i dëgjonte, Me sytë e tij të mëdhenj, Shoqëronte pikturën e vjetër, Dalëngadalë. Do donte të ishte, Korniza e saj e vetme, Ti jepte pak nga ngjyra e tij, E thellë blu.

Selanik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.