Gili: E lumtur që paralajmërova pajtimin

Intervista - - FAQE 1 -

E mbajmë mend të gjithë si “xixëllonja” e festivalit të RTSHsë dhe emri i saj u gdhend në memorien e të gjithë atyre që e panë të veshur si zanë dhe dëgjuan zërin e saj.Më pas solli “Le të puthen”, si një ogur shumë të largët për integrim mes socialistëve dhe demokratëvë, gjë që i përshtat shumë mirë situatës aktuale politike në vend. Më në fund demokratët dhe socialistët, “u puthën”. Gili, ka sjellë gjithmonë perla në muzikë dhe nuk kishte si të ndodhte edhe këtë herë me “Amin”, një këngë që sipas saj “është strehë e zemrave të dashuruara”.

Fabjola Kuburi:- Gili përshëndetje... Me çfarë po merresh tani?

Gili:-Po përgatitem për të bërë disa pushime para sezonit të ngjeshur veror. Në këtë periudhë jam më pak e ngarkuar sepse djali i vogël sapo mbaroi fakultetin kurse djali i madh po e pret masterin në një Universitet Ndërkombëtar dhe si të thuash preokupimet janë pak më të lehta se kur i kisha djemtë nëpër studime.

-Ti së fundmi ke ardhur me një këngë e cila titullohet “Amin” kujt i dedikohet kjo këngë dashurie kaq prekëse?

- Të gjitha baladat e mia janë strehë e zemrave të dashuruara. Unë dua këngët që i thurr himn dashurisë.

-Si e priti publiku këngën e

E priti mjaft mirë madje kam marrë shumë komplimente edhe nga kolegët që më inkurajojnë që sa më shumë ti qëndroj këtij stili. Unë gjithmionë kam qenë mirënjohëse ndaj publikut që më ka mbështetur dhe nuk do rresht kurrë së qeni e tillë.

-Ti ke bërë një këngë para shumë vitesh me titull, “Le te puthen”. A ishte një parantezë e situatës aktuale politike ku tashmë demokratët dhe socia-

listët “u puthën”?

- Në kohën kur u krijua kënga, Kosova ishte e okupuar dhe rruga e vetme e shprehjes artistike ishte festivali i Tiranës. Pas shume peripecive e rreziqeve për të arritur - shtë fakti se një popull ishte i armiqësuar mes vetes. Dhe pse? Për t’i shërbyer një partie. Dëshira ime e madhe që lindi nga zemra e një nënë e artiste u mishërua në një lutje të vetme. Lutja për t’u pajtuar dhe çdo pajtim çon një hap para mirësise. Artistët gjithmonë ishin dhe do jenë vizionar. Ata e paralajmërojnë edhe të keqen edhe të mirën. Jam e lumtur nëse unë kam qenë një lajmëtare e pajtimit mes njerëzve dhe politikanëve.

-Jemi mësuar të të shikojmë në formë e të qeshur... A bëhesh ndonjëherë me nerva?

- Çdo gjë që nervozon njerë shumë më bën

me nerva përditshmëria se profesioni.

-Deri ku mund të shkojë kulmi i nervozizmit tënd?

-E kaloj shumë shpejt. Një e bërtitur dhe kaq.(Buzëqesh)

-Prioritet kujt ose çfarë gjëje i jep për momentin?

-Gjithmonë familja është e para. Sigurisht që muzika është një prioritet i madh për mua por përpara se të jem këngëtare jam njeri dhe për çdo njeri, rëndësia e rëndësisë është familja.

-Si mund të jesh bionde, e

suksesshme dhe e zgjuar?

-Nuk i besoj barcaletave për bionde.(Buzëqesh)

-Si e komenton komercializimin e klipeve, që shesin më shumë imazhe se këngë?

-Janë klipe reklamuese ndonjëherë shumë primitive. Për mua klipi është

në shërbim të këngës. Është hije e fjalëve dhe tingujve. -A e mat suksesin me paranë? - Sot është madje e kundërta. - proporcion me kualitetin.

Nuk pranoj të dëgjoj artistin që bagazhi artistik.

-A e konsideron veten një këngëtare të pasur?

-Artistikisht po, pastaj për pjesën materiale nuk besoj se është

-Kompromiset që ke bërë për karrierën...?

-Lundroj ne disa stile edhe pse nuk e ndiej si kompromis por më -Ato që s’do t’i bëjë kurrë? - Nuk do ti keqpërdor kurrë zemrën dhe mendjen time.

- Pas këtyre pyetjeve besoj se u bëmë pak mike a mund të më thuash se sa i ke mbështetur djemtë e tu në karrierën që ata kanë zgjedhur?

-Djemtë si natyrë synojnë pavarësinë individuale. Edhe pse nuk kanë kërkesa unë prapë

jam pranë tyre çdo moment për ta. -Je e lumtur? -Mos ma bëj këtë pyetje, të lutem.(Buzëqesh)

-Gjëja më e bukur që ke bërë kohët e fundit?

- Kam patur koncerte të suksesshme humanitare.

-Komplimenti më i bukur që ke marrë nga një femër?

-Je modeli im që nga “Xixëllonja” kur isha fëmijë e deri tani kur jam nënë.

-A është e vështirë për ty dhe Ilirin të bëni një jetë gjithmonë në fokusin e mediave?

një rock-band, që në vitin 1985. Jemi familjazuar me publikun dhe tani sidomos në Kosovë na mirëkuptojnë dhe përkrahin maksimalisht. Nuk na përfshijnë në mediat rozë, tregojnë respekt për privatësinë tonë.

-Ekziston përsosmëria në jetën tënde?

-Jo, nuk besoj se e përsosura ekziston. E përmbushur, po.

-Nëse do të ktheheshe pesë vite pas, a do të ndryshoje diçka si në aspektin profesional, ashtu edhe në personal?

- Jo sepse karrierën e kam ndërtuar gjithmonë pa e sforcuar dhe jo detyrimisht.

të publikut.

- Ke ndonjë merak për të thënë...!

- Unë dua të uroj dhe përshëndes redaksinë tuaj për punën e mirë që bën, për publikun tim dhe të gjithë lexuesit kudo që ndodhen..

Si është Gili kur...

...organizon një darkë familjare…

- Darka e mirë është me miq të mire dhe gjithmonë në numër sa më të madh. E mbaj atmosferën me tregime e barcaleta. ...nxiton për diku... -Jam shumë e shpejtë në organizime ngaqë puna ime është e tillë. Nuk ke kohë të

mjaftueshme. Shpejtë dhe efektive është pregatitja ime për çdo gjë. ...e tepron me alkolin... -Shumë rrallë e konsumoj alkoolin.

...bën udhëtime jashtë vendit...

- Udhëtimet janë pjesa ime më e dashur sidomos me familjen. ...bën debat me një femër... -Në çdo debat jam e drejtpërdrejtë dhe këtë e vlerësoj tek vetja.

...i propozojnë një shumë qesharake për koncert, apo mbrëmje festive?

-Nuk ka shuma qesharake. Më shumë dua ta di ku edhe për kë performoj. Gjithmonë jam e arsyeshme në kërkesën e pagesës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.